Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-10, 19:23   #1
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

"DER SPIEGEL"
"Ikė, shpėtoje kokėn"

Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI


E MĖRKURĖ, 31 MARS

Pas shtatė ditė bombardimesh nga NATO-ja nė Prishtinė mbretėron anarkia. Nėpėr rrugė janė komandot frikėndjellės "Tigrovi" tė ēetnikut serb Arkan, duke bėrė gjah ndaj shqiptarėve.Policia serbe ndihmon nė dėbimin (e shqiptarėve). Ajo sistematikisht kontrollon lagjet shqiptare tė banimit. Kuzhina e thashethemeve e njoftimeve tė ankthshme zien. Njė radiostacion perėndimor njofton se prijėsi i
shqiptarėve Ibrahim Rugova ėshtė plagosur apo madje ka vdekur.

Edhe pėr Fehmi Aganin, njė bashkėpunėtor i ngushtė i Rugovės, tė cilin edhe unė e njoh shumė mirė, thuhet se ėshtė vrarė. A ėshtė kjo e vėrtetė? Me Rugovėn kam folur dy ditė mė parė. Fjala ishte pėr pėrshtatjen pėrfundimtare tė intervistės
sonė nga fundjava.

Aty prijėsi i shqiptarėve, i dėshpėruar pėrballė dėbimit tė popullit tė tij nga Kosova, kishte apeluar te Alenaca Atlantike, qė tashti gjithēka tė vė nė njė kartė "dhe nė rast
urgjent tė kėrcėnohet me shkatėrrimin total tė Serbisė".
Pra, edhe njė vizitė te Rugova. Vetura ime qė nga fillimi i sulmeve ajrore qėndron nė autoparkun pranė "Grand Hotel", Prishtinė. Shenja "40-P" nė tabelat e veturės ēdokėnd sinjalizon se pronari i veturės ėshtė pėrfaqėsues i shtypit gjerman. Tė lėvizėsh tashti me njė etiketė tė tillė nėpėr Prishtinė do tė ishte ēmenduri. Andaj shkojė nė kėmbė nė lagjen shqiptare Velania pėr tė provuar thashethemet. Ora ėshtė disa minura para njėmbėdhjetėsisht (paradite).
Rruga para rezidencės sė Rugovės, e cila ėshtė gėlqerosur nė tė bardhė, duket ēuditėrisht e zbrazėt dhe e boshatisur. Mė vonė mėsojė se tė gjithė shqiptarėt qė banonin aty nė mėngjes ishin dėbuar me dhunė nga policia serbe.

Vetėm pasi i bie disa herė ziles Rugova hap derėn. Nuk u besoj syve,si eshte e mundur tė ngelet ai vet !Ai ėshtė i gatshėm qė nė diktofonin tim tė japė njė lajm pėr popullsinė shqiptare, tė tregojė se jeton dhe t'u bėjė thirrje tė pėrndjekurve tė mos humbim shpresėn pėr njė ardhmėri mė tė mirė.
Nė ēastin kur dua tė largohem nė dhomė futet me nxitim dhėndrri i Rugovės dhe si me paralajmėrim vė gishin mbi gojė. Nga kati pėvidhemi shkallėve teposhtė dhe pas njė pjese muri vėzhgojmė se si veturat e policisė dhe automjetet e
blinudara i afrohen shtėpisė dhe ndalen para saj. Dy dyzina pjesėtarėsh
tė policisė speciale serbe kėrcėjnė prej tyre. Ata lėkundin portėn e hekurt, dikur e heqin brutalisht nga vendi. Tre tė uniformuar vėrsulen nė shtėpi dhe tė gjithė neve na shtyejnė nė bodrum nė njė dhomė, e cila deri mė tan i shėrbente pėr konferenca pėr shtyp.

Gjithsejt jemi 17 persona: Rugova, gruaja e tij Fana me tre fėmijė,dy motra me familjet e tyre dhe Adnan K.Merovci, truproja dhe shefi i protokolit i Rugovės, i cili kėtė mėngjes rastėsisht kishte qėluar nė shtėpinė e prijėsit tė shqiptarėve. Nga shtatė fėmijė njėri ėshtė akoma tetėmuajsh. Ora ėshtė dymbėdhjetė. Ne presim tė heshtur dhe nuk tundemi vendit derisa dy policė me helmeta dhe antiplumb
kėrcėnueshėm drejtojnė pushkėt e tyre drejt nesh. Polici i tretė e rėndon Rugovėn me fjalė: "E, zoti Rugova, politika, me sa duket, politika e prishi krejt punėn". Dy shokėt e tij e ndėrprejnė: "Mbylle gojėn, kjo s'ėshtė detyrė e jona". Me njė goditje me pushkė hiqet nga vendi kamera mbikėqyrėse, qė ėshtė e varur mbi portėn e
hyrjes. Ē'do tė ndodhė me ne tashti? Qe disa ditė nėpėr Prishtinė qarkullojnė thashetheme pėr likuidime tė planifikuara nga komandot ekzekutuese.

Njėri nga tė uniformuarit vendosė dy shishe limonadė mbi tavolinė:
"Edhe ne serbėt jemi njerėz", thotė ai, thua se dėshiron tė
shfajėsohet. Pėrjashta vijnė automjete tė tjera tė blinduara. A do tė
na marrin me vete? Pastaj, rreth orėe 16.00,vjen komandanti i
policisė speciale. Udhėri i tij ėshtė i shkurtėr: policia zapton/pushton dhomat e poshtem dhe katin e dytė. Ne qėndrojmė nė katin e parė "nė mbrojtje policore", tė gjithė nė njė dhomė tė vetme.
Pėshpėritshėm kėshillohem me Rugovėn se ėshtė shumė rrezikshėm qė tashti tė shpalosė identitetin tim si gazetare. Mirėpo Rugova mė tha se ti do tė prezentohesh si e afėrme e familjes sime. Adnani caktohet "ndėrmjetėsues" mes Rugovės dhe "mbrojtėsve"tė tij tė rinj.

Nga jashtė dėgjohet trokėllima e xhmava tė dritareve, shkatėrrimi i dyerve. Me sa duket policia pushton tė gjitha shtėpitė pėrreth.Antena satelitore hiqet, kabllot e televizorit dhe lidhjes sė telefonit shkėputet nga muri. "A keni radio?", na bėrtasin neve. Ne mohojmė.

Telefonat mobilė edhe ashtu nuk funksionojnė qė nga fillimi i sulmeve ajrore. Pastaj vėrshon makineria propaganduese serbe. Rodovan Urosheviqi nga Media Qendra serbe vjen me disa kolegė/gazetarė besnikė qeveritarė.
Rugova duhet tė dalė para kamerave dhe tė mashtrojė botėn se ėshtė shėndosh e mirė dhe person i lirė. Ēdo deklaratė tjetėr assesi nuk do tė emitohej nga
radiotelevizioni shtetėror. Dhe ajo do tė rrezikonte jetėn e tė gjithė neve. Mbrojtėsit tanė serbė nuk duken aq tė lumtur nė gjithė kėtė punė. Kemi frikė tė madhe, pranon njėri prej tyre, si nga sulmet e NATO-s ashtu dhe nga ndonjė aksion i mundshėm ēlirimtar i shqiptarėve tė mbetur ende nė Prishtinė.
Nė orėn 19.00, si ēdo ditė, nė Prishtinė ndalet rryma. Edhe ujė ka vetėm nė orė tė caktuara. Familja e madhe Rugova gjatė ditės mbush rreth 20 shishe si rezervė. Rrimė ulur para dritės sė njė gypi tė ftohtė neoni, tė cilėn djali i Rugovės, M., qė ėshtė gjeni i teknikės, e mban tė ndezur me bateri pėr njė orė.
Pastaj nė punė futet kombinimi tjetėr i baterive, qė i ngjan reflektorėve tė stadiumit futbollistik. Nė orėn 20 Rugova thirreet pėrjashta. Atij i propozohet qė mėngjesin tjetėr tė udhėtojė nė Beograd.Presidenti jugosllav Slobodan Milosheviq do tė bisedojė me tė, "pėr t'u kėshilluar mbi njė zgjidhje tė krizės".Rugova duhej te pranon me gjysmė zemre dhe me vetėdije se nuk ka zgjidhje tjetėr. Natėn flejmė nė dysheme, tė ngjeshur si sardina, njėri pranė tjetrit. Rugova dremitet nė kanape me njė peshqir tė shtrirė mbi kokė . Sulmet ajrore gjatė natės nuk janė aq tė ashpra, duket se ato u drejtohen caqeve shumė larg qendrės sė qytetit.


Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante