Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-10, 19:24   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E ENJTE, 1 PRILL

Rugova ėshtė shumė i zemėruar. Fėmijėt flasin vetėm shqip - nė vitin 1990 shqiptarėt nė Kosovė kishin filluar tė themelojnė shkollat e tyre nė shtėpi private; "Serbishtja" pėr ta ėshtė gjuhė e huaj. Nė orėn 9.00 bėhet nisja nė BMW e policisė
serbe. Rugova ėshtė i shqetėsuar se si do ta presė opinioni shqiptar takimin e tij me Milosheviqin. Tėrė ditėn rrimė ulur nė karrige. Gruaja e Rugovės Fana pren bukėn nga dita e djeshme dhe e rreshk nė shporet. Tė gjithė hanė nga njė tepsi tė
madhe prej llamarine. Ka edhe supė tė hollė makaronash nga
pakoja. Kur Rugova kthehet aty rreth orė 18.30, ai duket i trazuar.

Me sa duket Milosheviqi e ka kėqpėrdorur atė pėr qėllime propagandistike.
Njė propozim konkret pėr njė zgjidhje paqėsore ai sidoqoftė nuk e kishte bėrė. Opinionit tė irituar botėror i prezentohen pamje tė Rugovės qė buzėqesh me pėrzemėrsi gjatė bisedės me Milosheviqin.
Rugova, i cili nga zemėrmi as qė dėshiron tė ulet,tregon se nė fakt Milosheviqi kishte mallkuar si i ēoroditur Clintonin, ndėrmjetėsit amerikan Hill dhe Holbrooke, por mbi tė gjitha kancelarin gjerman Schröder. Nė Helmut Kohlin, kishte thėnė
Milosheviqi, NATO-ja kurrė nuk do tė kishte bombarduar vendin e tij.

Me zemėrgjerėsi cari i serbėve i kishte premtuar Rugovės: "As njė
qime floku nuk do t'ju preket, pėr kėtė do tė kujdesen njerėzit tanė."
Rugova nėnshkroi njė komunikatė tė parapėrgatitur, sipas sė cilės
ai gjithashtu pėrkrahte njė zgjidhje me "mjete politike". Kjo s'ėshtė
gjė tjetėr veēse "njė frazė".Kjo s'domethėnė asgjė. Me "mjete politike" ai, siē dihet,kupton nėnshkrimin serb nė marrėveshjen e Rambouillet-it dhe
sigurimin e autonomisė sė Kosovės me trupa paqėsore.

Pėrndryshe ai ėshtė i bindur se edhe politikanėt perėndimorė nuk do t'i kushtojnė kurrfarrė rėndėsie nėnshkrimit tė tij kur kuptojnė se ky ishte peng i Milosheviqit.
Rugova jo vetėm qė ėshtė i zemėruar shumė, ai sot duket thellėsisht i dėshpėruar.Udhėtimi nga Prishtina nė Beograd, nėpėr fshatra me shtėpi tė
braktisura, e kishte tronditur atė.
As njė qen i vetėm nuk shihej nėpėr rrugė, thotė ai i tronditur dhe i rezignuar shton: "Unė jam president pa popull. Ēfarė karte mund tė luaj unė ndaj Beogradit?
Ēfarė kuptimi ka qė si hero i fundit tė qėndrojė nė Prishtinė?"
Ai dėshiron tė lus Beogradin qė atė dhe familjen e tij t'i evakuojė nė
Shkup pėr shkaqe humanitare dhe me pėrcjellje tė sigurtė. Atje,beson prijėsi i shqiptarėve, ai mė mirė do tė mund tė influencojė zhvillimet nė krizėn e Kosovės, tė ndikojė ndaj bashkėkombasve tė tij qė tė kthehen pėrsėri. Atje qėmoti kanė shkuar edhe pėrkrahėsit/bashkėpunėtorėt e tij politikė.
Rugova nuk mund tė marrė me mend se si OSBE-ja ashtu urtė e butė mundi t'i braktisė shqiptarėt, qė ata pa mbrojtje t'ua dorėzojė kasapėve serbė.
Deri nė orėn njė tė natės rrimė pėrreth njė tavoline tė madhe. Flitet vetėm
me ton pėshpėritės. Disave nga lodhja u pėrkulet koka nė faqen e tavolinės. Tė tjerėt pėrpiqen qė tė ndryshojnė atmosferėn me barcoleta tė lehta. Djali i Rugovės M. kėndon: "Ne jemi tė fundit nė qytet".
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė