Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-04-06, 16:28   #18
napoleoni
 
Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
napoleoni i vlerėsuar jo keq
Gabim

Francesko Battistini
"Corriere della Sera"

PRISHTINE

Njė shqiponjė dykrenare nė njė qark tė kuq, e vendosur nė sfondin blu, njė yll gjashtėcepėsh si ai i Skėnderbeut dhe mbishkrimi Dardania. Kėto do tė jenė elementėt e rinj tė flamurit tė Kosovės, e cila pret tė fitojė pavarėsinė madje para vitit 2005, siē deklaron edhe presidenti i saj, Ibrahim Rugova. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Corriere della Sera", lideri kosovar tregon pėrgatitjet pėr pavarėsinė dhe zbulon projektet e tij pėr tė ardhmen e vendit.

Corriere della Sera: Presidenti Rugova, ėshtė e vėrtetė qė keni ndėrruar fenė tuaj nė atė kristiane?

Ibrahim Rugova : Tė themi qė tashmė ushqej njė farė simpatie pėr kulturėn kristiane dhe atė perėndimore.

Corriere della Sera: A mund ta quajmė njė rrugė tė re shpirtėrore kėtė tuajėn?

Ibrahim Rugova : Kultura jonė ėshtė perėndimore. Edhe historikisht, besimi i parė fetar i praktikuar nga populli shqiptar ishte kristianizmi. Xhamitė dhe tė tjerat mbėrritėn te ne mė vonė. Me ardhjen e osmanėve, njė pjesė e popullsisė ndėrroi fenė me detyrim. Kjo vazhdoi edhe pas rėnies sė Skėnderbeut dhe rezistėncės sė tij ndaj invazionit turk.
Njė rikthim te rrėnjėt atėherė…
Ka patur njė ndikim mysliman shumė tė thellė, i cili edhe sot shfaqet te emrat dhe traditat e popullit tonė. Myslimanė dhe tė krishterė janė integruar me njė farė harmonie mes tyre. I vetmi shkak i mbijetesės sonė ishte toleranca reciproke. Pa tė do tė ishim zhdukur prej kohėsh. Tashmė secili mund tė zgjedhė lirisht fenė e tij…

Corriere della Sera: Por ju jeni presidenti i vendit…

Ibrahim Rugova :Interesi im kulturor dhe shpirtėror ėshtė krejtėsisht personal. E shihni atė pikturė (tregon njė pikturė nė sfond tė gjelbėr). Ėshtė vepėr e Pjeter Bogdanit. Ishte peshkop i Kosovės, qė nė vitin 600 luftoi hyrjen e islamit nė kėtė vend. Njė figurė e jashtėzakonshme dhe shumė aktuale pėr atė qė kėrkon tė kuptojė kėto epoka pėrballjesh mes qytetėrimeve tė ndryshme.

Corriere della Sera: Kur do tė pagėzoheni?

Ibrahim Rugova : Tė shohim, tani pėr tani synimi im ėshtė mbi tė gjitha politik. Unė kam pėr qėllim tė promovoj njė tolerancė tė vėrtetė mes kristianėve dhe mylimanėve.

Corriere della Sera: Keni ndėrmend tė ndėrtoni njė mauzoleum pėr Nėnė Terezėn?

Ibrahim Rugova : Ėshtė ėndrra ime; njė muze pėr Nėnė Terezėn e Kalkutės, njė shqiptare dhe njė kristiane e madhe. Ėshtė projektuar nga dy arkitektė italianė, Bruno Valente e Giuseppe Durastanti.

Corriere della Sera: Por, a nuk mund t'i pėrdorni kėto fonde pėr nevoja mė urgjente?

Ibrahim Rugova : Projekti do tė financohet nga donacione individuale. Sidoqoftė, ne na duhen kėto simbole. Dhe fundi i fundit, me fondet e njė kishe nuk mund tė ndryshojė ekonomia e vendit.

Corriere della Sera: E cilit vend ? Ju flisni pėr pavarėsi dhe amerikanėt kanė caktuar vitin 2005 si datė pėr diskutimet e statusit, por Kosova varet ende nga Serbia, tė paktėn zyrtarisht...

Ibrahim Rugova : Do tė jemi tė pavarur para vitit 2005. Dhe kjo ėshtė hipotezė realiste.

Corriere della Sera: Ju jeni nė favor tė kthimit tė serbėve nė zona si Peja, qė kontrollohen nga ushtarėt italiane, ku bashkėjetesa ėshtė e thuajse pamundur?

Ibrahim Rugova : Po, tashmė janė kthyer rreth 7 000 serbė. Por kjo varet nga zgjedhjet individuale dhe jo nga propaganda e Beogradit, qė krijon shpesh destabilitet.

Corriere della Sera: Nė Vjenė, nė bisedimet e para Prishtinė-Beograd, ishit vetėm ju. Krerėt e lartė tė ish-UĒK-sė dezertuan. Pse ?

Ibrahim Rugova : Ndodhesha atje si president i Kosovės. Tė tjerėt hezituan. Por kjo bėn pjesė nė dialektikėn normale tė demokracisė.

Corriere della Sera: Ėshtė e vėrtetė qė Beogradi ėshtė gati tė heqė dorė nga Kosova nė kėmbim tė dy miliardė dollarėve dhe hyrjes nė BE?

Ibrahim Rugova : Nuk di asgjė. Pėr ne ēmimi i paguar ėshtė lufta. Pastaj, nėse serbėt duan tė hyjnė nė BE, kjo ėshtė puna e tyre.

Corriere della Sera: Sa duhet tė zgjasė prania ndėrkombėtare nė Kosovė?

Ibrahim Rugova : Misioni i OKB-sė po i transferon thuajse tė gjitha kompetencat autoriteteve tona. Pėrsa i pėrket NATO-s, bazat do tė vazhdojnė tė jenė kėtu.

Corriere della Sera: Si do tė jetė Kosova e pavarur ? Ēfarė flamuri do tė ketė? A do tė ndryshojnė kufijtė?

Ibrahim Rugova : Flamuri ynė ėshtė gati tashmė. Njė shqiponjė shqiptare nė njė qark tė kuq tė vendosur nė sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancės dhe Europės. Do tė jetė edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtė i Kosovės, si dhe njė yll me gjashtė cepa, ylli i Skėnderbeut. Ndėrsa, kufijtė nuk do tė ndryshojnė; nėse e bėjmė kėtė do tė kemi konflikte nė tė gjithė Ballkanin.

Corriere della Sera: A do tė valėvitet ky flamur nė katedralen e Nėnė Terezės?

Ibrahim Rugova : Shpejt pėr ta thėnė njė gjė tė tillė. Ekzistion terreni, guri i parė ėshtė hedhur. Nė vitin 2004 do tė nisin punimet dhe mė pas na duhet ta mbarojmė shpejt ndėrtimin e katedrales."
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
napoleoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė