Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-07, 21:56   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ligjet e Sulltanit ne gjykatat shqiptare

Ligjet e Sulltanit ne gjykatat shqiptare.
Kulture nga At Zef Pllumi,f:19.
Gjate pushtimit turk u zbatue ligji osman i bazuem ne ligjet Kuranike. Simbas atyne ligjeve Kisha Katolike dhe te gjitha institucionet e institutet e saj nuk kishin te drejten e pronesise, ose nuk i njifej atyne e drejta e "personit juridik". Per rrjedhim duhej qe ēdo prone e Kishes Katolike te figuronte nen emnin e nji personi civil i cili duhej te bante "testament" trashigimine e tij, perndryshe u kalohej trashigimtarve legjitime sic ishin femijet o nipat e tij. Kur u formue Shteti Shqiptar, ne Kongresin e Lushnjes, u formue edhe parlamenti i pare i Shqipnis, jo me zgjedhje, por tue thirre kryesisht "veteranet e kombit", derisa te baheshin te parat zgjedhje elektorale me vota te popullsise, asokohe analfabete. Ne mbledhjen e pare te baballarve te Kombit ishte edhe Faik bej Konica, njeriu shqiptar, i njoftun prej gjithkuej si prookcidental (perendimor). Ne seancen e pare te baballarve te kombit, dikush propozoi qe Shqipnia te deklarohej "Republika Islamike e Shqipnis". Mbas tij e muer fjalen Faiku. Zotni, tha me ma te madhen ironi: Zotni une simbas deshires se Z. ...propozoj qe emni zyrtar i Shqiperise duhet “Arrnautistan”. Dhe qe atehere Faik Konica nuk muer kurr ma pjese nder mbledhjet e baballareve te kombit, te cilet me shumice ishin pro-turq. Qe ne seancen e pare te baballareve te kombit u pane kjarte dy rryma te kunderta. Ajo islamike e kryesueme nga Eshref Frasheri dhe ajo europiane e kryesueme nga Luigj Gurakuqi- Fishta. Flitej per kodin. Eshref Frasheri propozonte ligjin turk te “Sheriatit”, ndersa Gurakuqi-Fishta mendonin per nje kod special shqiptar, i bazuem mbi ndergjegjen shqiptare. Si kunderveprim Z. Eshref Frasheri propozoi “kodin Napoleonik”, ose ate te revolucionit francez, teper anti-katolik. Me ane te mekanizmit te votes, i cili asht inkoshient dhe i papergjigjshem, u vendos kodi Napoleonik, i cili ishte teper i afert me ligjet e sulltanit persa i perket drejtesise shoqnore e sidomos te drejtes se Kishes Katolike. Si rrjedhim klika masonike turko-shqiptare me ane te mekanizmit vuni per baze kodin Napoleonik. Keshtu gjate viteve te pamvaresise kisha katolike nuk kishte asnji te drejte pronesie. Kjo gjenje gjithnji sot, ne drejtesine shqiptare. Kisha Katolike nuk ka kurrnji te drejte prone e aq ma pak institucionet e saj, Urdhnat rregulltare Franēeskanet e Jezuitet etj. Po marrim nje shembull praktik te sotshem. Provincialati Franceskan kerkon pronesine e veprave te At Gjergj Fishtes dhe hedh ne gjyq z. Frano Kulli dhe bashkepunetoret e tij. Mbas shume seancave gjyqsore Provincia Franēeskane shqiptare del luge e lame sepse nuk paska asnje te drejte civile, sepse nuk njifet prej shtetit shqiptar si “person juridik”, ose “ent juridik”. Keshtu se paku thote juristi I talentuem Fatmir Braka si edhe prokurori i Gjykates se Lezhes Edmond Laloshi. O zotni te nderuem te gjykatave shqiptare, a doni pare qe te vendosni drejtesine?.. Na nuk ua japim ato sepse mendojme se u paguen Shteti shqiptar per me vendose drejtesine. Vetem nji pyetje due me u ba. Si asht e mundun qe te drejten e autorit e paska Dr. Vinēenc Golletti e Frano Kulli me shoke e nuk e paska Fra Ndue Gashi Minister Provincial i Franēeskaneve shqiptar? .. E pra, asht e vertete se na franēeskanet nuk kemi te drejte me ba testamente, por nder botimet e Fishtes si edhe ne Lahuten e Malcise asht shkrue se e drejta e autorit i takon vetem Provincialit Franēeskan te Shqipnis I cili sot perfaqesohet nga Fra Ndue Gashi. O “Zotni te gjykatave te drejtesise shqiptare kur do te me pergjigjeni?...


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante