Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 21:29   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi

Kushtuar prof. Hamit Beqja, akademik, Mėsues i Popullit, kryetar nderi i Institutit tė Sociologjisė


Nė pragun e kėtij viti tė ri shkollor u nda nga ne profesori ynė i madh, Hamit Beqja, Mėsuesi i Popullit, akademiku, ati intelektual i njė brezi tė tėrė studiuesish socialė.

Ai ishte lindur mė 1 janar 1929 dhe ditėlindja e tij pėrkon me ditėlindjen e ēdo viti. Ndaj nė njė artikull tė botuar nė 80- vjetorin e lindjes sė tij, unė kam shkruar: “Kjo ėshtė thjesht njė rastėsi. Por, nėse njė fuqi e mbinatyrshme do tė mė delegonte njė kompetencė pėr tė vendosur datėlindjet e njerėzve, pasi t’i kem njohur ata, sėrish unė do tė kisha ‘vendosur’: Hamit Beqja, lindur mė 1 janar – nė ditėn e Vitit tė Ri; ose mė 14 shkurt - nė ditėn e tė dashuruarve; ose mė 14 mars - nė Ditėn e Verės, ose diēka tė ngjashme me to. Gjithsesi nė njė ditė qė tė lidhej me festėn, mirėsinė, dashurinė, tė bukurėn, optimizmin, humanizmin, njerėzoren, publiken”. Sepse kėshtu ishte Hamit Beqja nė tė vėrtetė: i mirė, i dashur, me shpirt tė bukur, optimist, humanist, njerėzor, publik.





Kush ishte Hamit Beqja?

1. Ai ishte, mbi tė gjitha, njė njeri me shpirt tė madh. Mė kujtohet njė rrėfim i Adivie Alibalit, “Mamicės” sė famshme tė filmit “Skėnderbeu”, qė thotė: “Sapo na njoftuan se do tė na internonin familjarisht. Nė kulmin e hidhėrimit takova Hamitin nė rrugė. I thashė qė do tė na internonin. Qamė tė dy si fėmijė, sikur do tė internoheshim sė bashku”.
2. Hamit Beqja ishte njė optimist “i pandreqshėm”. Ishte gjithnjė i prirė pėr tė pohuar se gota ėshtė gjysmė plot, jo gjysmė bosh. Mė ka kundėrshtuar venēe, para pak vitesh, kur nė njė artikull tė pėrbashkėt, referuar tranzicionit paskomunist, kisha shtjelluar konceptin “psikologjia e rrėnimit”. “Jo - ngulte kėmbė profesori - nuk ėshtė kjo tipikja. Tipikja lidhet me afirmimin e sė resė, tė progresives, me elementėt pluralistė nė jetėn shoqėrore, me standardet e lirisė, me...”. Madje edhe pėr dukuri relativisht tė rėnda tė jetės sė sotme ai shtonte: “dukuri kalimtare”. Kaq optimist ishte edhe nė jetėn vetjake. Njėherė mjeku i tij i tha: “Profesor, unė dorėzohem. Nuk kam ē’tė bėj mė, njė koleksion sėmundjesh....”. Por profesori, me humorin e tij shkodran, ia ktheu: “Avash or burrė, kur nuk dorėzohem unė qė jam pacienti, si mund tė dorėzohesh ti qė je mjeku!”. Me kėtė optimizėm ai ka pėrballuar sfidat e jetės, koleksionin e sėmundjeve vetjake, sikurse edhe koleksionin e sėmundjeve politiko-sociale tė Shqipėrisė sė kohės nė tė cilėn ai jetoi, sėmundje qė nuk e kursyen as atė vetė. Derisa erdhi njė ditė, siē vjen pėr tė gjithė vdekėtarėt...
3. Hamit Beqja ishte njė njohės i madh i shpirtit njerėzor. Ai ishte njė psikolog i lindur, njė zhbirues i aftė i “sė brendshmes”, individuale apo sociale, i aftė pėr ta shndėrruar mjeshtėrisht faktin e thjeshtė tė jetės sė pėrditshme nė fakt shkencor, sociologjik apo psikologjik .
4. Ai ishte, njėherėsh, njė dėgjues i zellshėm dhe njė zbutės i shpirtit tė trazuar tė njeriut, ishte njė terapist i lindur. Njė shembull: njė nėnė shkoi te profesori, bashkė me djalin e saj, mė pak se dhjetėvjeēar. “Ėshtė kokėfortė” - u ankua ajo. “Jo, ia ktheu profesori, nuk ėshtė kokėfortė, por ka kokėn e vet!”. Ky ėshtė, ndoshta, i pari parim metodologjik i shkencės sociale tė prof. Hamit Beqes: ēdonjėri ka kokėn e vet, ka opinionin e vet tė veēantė, ka mendimin e tij. Ndaj vlerėsoje atė! Ai mund tė jetė fėmijė, i ri, grua apo burrė, studiues me pėrvojė apo njė diletant i shkencės. Tė gjithė duhen dėgjuar. Tjetėr gjė ėshtė tė rėnėt dakord.
5. Hamit Beqja ishte njė bashkėbisedues dashamirės. Nė njė fjalor enciklopedik, zėri pėrkatės i profesorit nis kėshtu: “Prof. Hamit Beqja - akademik, polemist...”. Pra autorėt kishin vlerėsuar si tipar tė personalitetit sė tij polemikėn, debatin, replikat e tij – shpesh brilante. Nė tė vėrtetė Hamit Beqja ishte bashkėbiseduesi mė babaxhan qė kam njohur. Ai ishte dashamirės nė shkencė, po aq sa edhe nė jetė.
6. Hamit Beqja ishte dhe mbeti i ri nė mendime. Unė kam pasur fatin tė kem disa bashkautorėsi me prof. Hamitin: njė studim disavjeēar e njė libėr tė plotė, disa artikuj shkencorė dhe shumė artikuj publicistikė. Pėr librin “Divorci – vrojtime e refleksione”, pėr shembull, diskutonim si rregull derisa binim dakord pėr atė qė do tė shkruanim. Po kur nuk binim dakord? Nėse kishim tė bėnim pėr ēėshtje dytėsore, i linim ato mėnjanė. Nė ndonjė rast kemi shkruar kėshtu: “....kjo ėshtė ndėr temat mė tė debatuara dhe mendimet janė tė ndryshme. Pėr tė qenė tė sinqertė me lexuesin, po themi se edhe ne, dy bashkautorėt e kėtij libri, kemi debatuar gjatė pėr kėtė ēėshtje, por pa arritur tė njėsojmė mendimet. Ndaj po shprehim pozicionin tonė dhe le tė diskutojmė sė bashku...”. Nė vijim tė “diskutimit” me lexuesin bėra njėfarė sondazhi. Nga mė rezultoi se ndėr ata qė ishin dakord me vlerėsimin e prof. Hamitit, shumica dėrmuese ishin tė rinj, ndėrsa mė tė moshuarit anonin mė tepėr nga vlerėsimi im. Pra, lum miku (kėtė shprehje e pėrdorte shpesh) Hamit Beqja ishte edhe pas tė tetėdhjetave njė i ri nė mendime, shpesh mė i ri se unė dhe shumė nga kolegėt e mi qė i takojmė njė brezi pas tij.
7. Profesori ishte, nė vetvete, njė shkollė debati. “Polemisti” Hamit Beqja nuk u “kacafyt” kurrė “pėr mustaqet e Ēelos”, siē ndodh sot. Ai gjithnjė ka ditur tė ruajė sensin e masės dhe normat e etikės sė debatit. Ai e respekton debatin si njė institucion tė domosdoshėm pėr progresin intelektual. Por ai ishte kundėr debatit pėr debat.
8. Hamit Beqja nuk ishte kategorik nė pohimet e tij. Ai kurrė nuk thoshte “kėshtu dhe pikė!”. Gjithė vepra e tij ėshtė mbushur me fjalė qė kufizojnė peshėn e pohimeve kategorike, tė tilla si: ndoshta, duket se, mund tė thuhet se, nė pėrgjithėsi, sipas mendimit tim etj. Kjo ėshtė njė tjetėr mėnyrė procedimi qė pėrkon me parimet metodologjike tė studiuesve seriozė tė shkencave sociale.
9. Prof. Hamit Beqja ishte ndėr njerėzit mė tė pėrmbajtur qė kam njohur, i pėrmbajtur nė shkencė, i pėrmbajtur nė jetė. Sot, nė shumicėn e herėve, dy debatues qoftė edhe nė njė debat tė rėndomtė, zėnė e shajnė njėri-tjetrin me themel e me ēati. Me Hamit Beqen kjo nuk ndodhi kurrė. Ai u nda nga jeta pa pasur asnjė ‘armik personal’. Pėr aq sa mbaj mend unė, vetėm njė herė ai e “lėshoj gojėn”. Kjo kur shkroi njė artikull me titullin “Na mbytėn horrat!”. Megjithatė, kur konstatojmė se “institucioni i horrit” ka pasur nė kėto vite, ndoshta, mė shumė peshė se shumė nga institucionet e rėndėsishme tė shoqėrisė, atėherė duhet tė pranojmė se profesori ka pasur tė drejtė.
10. Hamit Beqja ishte, njėherėsh, njėjės dhe shumės. Ėshtė vėshtirė tė veēojmė, nė personalitetin e prof. Hamit Beqja, anėn mė tė spikatur tė tij. Duket sikur nė njė njeri tė vetėm janė shkrirė shumė njerėz. Por ama njerėz me njė fytyrė tė vetme. Hamit Beqja nuk e njeh dyfytyrėsinė. Ai ishte dhe mbeti deri nė fund vetvetja.
Pėr prof. Hamit Beqja mund tė flasė shumėkush. Flet e para vepra e tij e shumanshme, e shtrirė nė kohė (nė mė shumė se njė gjysmė shekulli), e shtrirė nė hapėsirė (njė problematikė mjaft tė gjerė nga disa fusha tė shkencave sociale). Ai ėshtė autor i mbi 40 librave, ndėr tė cilėt gati gjysma janė tė epokės paskomuniste. Ai mbeti njė profesor me prirje demokratike e liberale, eci mė shpejt se koha – madje edhe kur e dinte se po ecte “mbi mina”, bėri gjithnjė mė shumė nga sa e lejonte ajo zyrtarisht.
Pėr prof. Hamit Beqja mund tė flasin akademikėt pėr akademikun model, profesorėt pėr profesorin unikal, psikologėt pėr njė ndėr etėrit e psikologjisė shqiptare, mėsuesit pėr Mėsuesin e Popullit (ai ėshtė i tillė edhe zyrtarisht). Publicistėt mund tė analizojnė dellin e tij tė veēantė publicistik, edukatorėt mund tė flasin e shkruajnė pėr atė qė e shkencėrizoi edukatėn, pedagogėt pėr “babain” e pedagogjisė, studentėt pėr pedagogun e tyre idhull, lexuesit pėr bashkėbiseduesin e tyre etj., etj.
Prof. Hamit Beqja ishte, gjithashtu, njė ndėr themeluesit e sociologjisė sė re shqiptare. Ai pati guximin tė printe edhe nė (ri)kthimin e vonuar te sociologjia. Madje ai shkroi tė parin libėr nėn emrin sociologji (vepra “Rrjedhave tė sociologjisė sė edukatės dhe tė kulturės”, viti 1988-‘89). Pėr kėtė arsye Asambleja e parė e Institutit tė Sociologjisė e kishte zgjedhur atė unanimisht Kryetar Nderi.
Secili nga nxėnėsit e studentėt, bashkėpunėtorėt apo kolegėt, mund tė gjejė njė arsye pėr tė legjitimuar njė vlerėsim pėr njeriun fisnik dhe shkencėtarin social Hamit Beqja. Unė kam mė shumė se njė arsye pėr ta bėrė kėtė. Ndaj, vite mė parė, i kam kushtuar atij librin “Demokracia dhe problemet sociale”, i cili ka kėtė dedikim: “Kėtė libėr ia kushtoj Gidens-it shqiptar, akademikut, profesorit e shkencėtarit tė madh tė psikologjisė e sociologjisė, mikut, mėsuesit, bashkėpunėtorit e kolegut tim, njeriut tė mirė Hamit Beqja”.
Hamit Beqja shkoi si njeri i zakonshėm, ndonėse ishte i jashtėzakonshėm. Ai ishte, ėshtė dhe do tė mbetet profesori ynė, “profesori i profesorėve” tė shkencave sociale.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė