Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 17:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi





Elivra Dones prezanton "Piccola Guerra Perfetta"

ITALI- Shkrimtarja Elvira Dones do tė prezantojė romanin e saj tė fundit "Piccola guerra perfetta", mė 23 shtator nė Milano dhe mė 24 e 25 shtator nė Torino. Shumė shpejt shqiptarėt por edhe lexuesit italianė tė dashuruar pas letėrsisė sė Elvira Donesit nė Lombardi dhe Piemonte kanė rastin tė takojnė shkrimtaren qė prezanton romanin e saj tė fundit "Piccola guerra perfetta", me parathėnie tė Roberto Savianos.

Nė Milano, takimi me shkrimtaren do tė mbahet nė Sallėn Grechetto tė Pallatit Sormani (via Francesco Sforza, 7), tė premten mė 23 shtator nė orėn 19:00. Takimi organizohet nga Qendra e Kulturės shqiptare nė bashkėpunim me shoqatat "Illyricum", "New Age", "Dora e Pajtimit" & "Biblioteka Sormani", IPSIA, Acli Lombardia & Shtėpia botuese "Einaudi" dhe me pėrkrahjen e Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nė Milano. Takimi drejtohet nga Benko Gjata e pėrveē shkrimtares do tė marrin fjalėn edhe Gjon Ēoba, konsull i Shqipėrisė nė Milano, Gianbattista Armelloni, Mirela Gjyshja, kryetare e shoqatės "Illyricum" e Vasenka Rangu nga qendra e Kulturės shqiptare, etj. Elvira Dones do tė ketė edhe dy takime tė tjera nė Torino. Tė shtunėn mė 24 shtator nė orėn 17.30 dhe tė dielėn mė 25 shtator nė orės 20.30 nė bibliotekėn Italo Calvino (Lungo Dora Agrigento, 94). Edhe takimet e Torinos organizohen Qendra e Kulturės shqiptare nė bashkėpunim me shoqatėn Vatra. Edhe kėto takime do tė drejtohen nga Benko Gjata dhe do tė shoqėrohen me muzikė nga Lindita Kopliku (pianoforte) e Diana Subashi (violinė).

LIBRI
Elvira Dones ėshtė njė nga penat shqiptare qė ka ditur tė rrėfejė e tė perceptojė me nuhatje tė hollė temat shqiptare. Por nė krijimtarinė e saj nuk ka vetėm Shqipėri. Duke filluar qė nga autobiografiku "Dashuri e huaj" e deri tek i fundit "Lufta e vogėl e pėrkryer" lexuesit i ofrohet njė mozaik copėzash Shqipėrie, por edhe Ballkani, copėzash historie tė dokumentuara nga afėr nė mėnyrė tė gjallė me jetėt e personazheve tė saj. Romani "Piccola guerra perfetta", nuk ėshtė njė roman mbi luftėn. Ėshtė lufta. E parė pėrmes brishtėsisė sė viktimave, gra shumė tė ngjashme me ne, pjesė e botės sonė. Ėshtė lufta, pėr herė tė parė kaq pranė nesh sa ēdo tmerr, edhe mė sfilitėsi, do tė na duket i mundshėm. "Piccola guerra perfetta" ėshtė ajo e ndezur nga NATO nė qiejt mbi Kosovė mė 24 mars 1999, qė do tė pėrfundojė mė 12 qershor. Duhej tė ishte e vogėl dhe e pėrkorė sepse asnjė ushtar amerikan nuk do tė kthehej nė shtėpi nė arkivol, kėshtu u premtua. Por e parė nga terreni, qe krejt tjetėr gjė.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė