Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 22:32   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme-botime-risi

SERBIA - DIMENSIONET E NJĖ IDEOLOGJIE KOMBĖTARE ANAKRONIKE


Nė fillim tė viteve ’90 tė shekullit XX, Serbia shkaktoi katėr luftėra nė ish-Jugosllavi: kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės e Hercegovinės dhe Kosovės. Nė Bosnjė dhe Hercegovinė arritėn tė krijojnė entitetin serb (Republika Serbe), qė funksionon si shtet. Duke tentuar tė shkėpusin njė pjesė tė Kosovės, edhe kėtu synojnė tė arrijnė tė njėjtėn si nė Bosnjė dhe Hercegovinė.
Gjatė agresionit serb nė Slloveni dhe nė Kroaci, Perėndimi reagoi shpejt dhe parandaloi njė gjakderdhje pėrmasash tė mėdha. Ndėrkaq, gjatė luftės serbe nė Bosnjė dhe Hercegovinė, evropianėt u treguan mjaft indiferentė. Si rrjedhojė ndodhi tragjedia mė e madhe nė kontinent, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė rastin e parė, kemi tė bėjmė me dy popujt tė krishterė – sllovenėt dhe kroatėt, ndėrkaq nė rastin e dytė, me njė popull mysliman - boshnjakėt.
Serbia, pėr luftėrat agresive dhe tragjedinė e shkaktuar, nė vend qė tė dėnohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, duket sikur shpėrblehet.
Kaluan mbi dhjetė vjet qėkur forcat kolonialiste serbe u shkulėn nga Kosova. Megjithėkėtė, veriun e Kosovės, Prishtina ende nuk e ka nėn kontroll tė mirėfilltė. Lidhur me mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave tė Kosovės, vendet e Bashkimit Evropian, deri mė sot nuk kanė treguar ndonjė qėndrim mė tė prerė.
Ka qė thonė se evropianėt i bren ndėrgjegjja pėr sulmet e NATO-s mbi Serbinė. Por, ēėshtja ėshtė mė komplekse. Segmente tė caktuara tė vendeve - anėtare tė BE-sė shohin te serbėt:

- njė popull me njė shkallė tė caktuar tė kulturės; dhe
- njė popull tė krishterė;

* * *
Politika serbe sot, si dikur, bazohet nė forcė, nė arrogancė, nė dredhi, nė mashtrim dhe nė propagandė. Propagandės, dredhive, mashtrimeve dhe gėnjeshtrave serbe, do t’ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore – Jozef Gebels.

Arroganca serbe - Serbėt rrahin gjoks pėr dy arsye:

- E para: Jemi popull luftarak dhe nė momente historike tė caktuara, kemi luajtur rol tė rėndėsishėm;
- E dyta: Jemi popull me aleatė: rusėt - mbi bazėn e pėrkatėsisė sllavo-ortodokse, dhe francezėt – mbi bazėn e Luftės sė Parė Botėrore, kur kemi luftuar nė tė njėjtėn anė.

Serbėt janė vetėshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllėsor. E konsiderojnė veten popull historik dhe popull politik. Para Evropės paraqiten si popull i krishterė qė nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė ėshtė pėrplasur me islamin. Propaganda serbe thotė: Jemi digė e Ballkanit ortodoks dhe e Evropės sė krishterė pėrballė islamizmit shqiptar dhe boshnjak – pėrēues potencialė tė interesave turke, arabe dhe persiane nė rajon dhe nė kontinent.

Serbėt janė popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe kompleks superioriteti.

Qė nga pavarėsia e tyre (1878) e deri nė ditėt tona, energjitė kombėtare i kanė pėrqendruar kryesisht:

- nė forcimin e ushtrisė dhe tė policisė;
- nė ndėrtimin e njė diplomacie aktive;
- nė ndėrtimin e njė makinerie propaganduese tė pėrkryer
- nė aktivizimin e shėrbimeve sekrete.

Duke e marrė veten pėr popull politik dhe historik, nė aspektin politik, ushtarak dhe shtetėror, serbėt e ndjejnė veten superiorė nė shkallė rajoni.
Serbėt janė tė vetėdijshėm se sllovenėt dhe kroatėt kanė qenė nėn sundimin e njė perandorie tė zhvilluar – Austro-Hungarisė, ndėrkaq vetė ata – nėn sundimin e njė perandorie aziatike-osmane, e cila gjatė sundimit pesėshekullor nė Ballkan dhe gjetkė, ngeci nė pikėpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.
Si nė Mretėrinė Jugosllave, ashtu edhe nė Jugosllavinė e Titos, nė aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbėt e kanė ndjerė veten superiorė ndaj tė gjithė popujve tė tjerė tė amalgamės jugosllave. Ndėrkaq, nė pikėpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqėrore, ndaj kroatėve dhe ndaj sllovenėve, serbėt kanė qenė inferiorė. Sllovenėt dhe kroatėt, duke qenė mė tė zhvilluar se serbėt, kanė krijuar shtresa shoqėrore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbėt ndėrkaq, kanė funksionuar si shoqėri e pallankave, d.m.th. provinciale. Duhet shtuar se serbėt janė popull jopunėtor. Ndėrmjet serbėve dhe kroatėve gjithmonė ka ekzistuar njė rivalitet armiqėsor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.
Serbėve, mė parė se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, pėr tė vendosur dominimin dhe hegjemoninė nė njė pjesė tė rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanė mbetur poshtė kroatėve dhe sllovenėve.
Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezėve si dhe ndaj myslimanėve tė Bosnjės dhe Hercegovinės, serbėt kanė qėndrim shpėrfillės. Sipas serbėve, kėta tre popuj nuk kanė identitet kombėtar. Ata s’janė veēse serbė.
Serbėt pėr shqiptarėt flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Nė momente historike tė caktuara, nėpėr kancelaritė e fuqive historike tė Evropės, serbėt kanė pėrhapur propagandė sistematike kundėr shqiptarėve, duke i quajtur mbetje turke nė Ballkan. Si tė tillė, ata (shqiptarėt) nuk meritojnė tė kenė shtet. Nėpėrmjet propagandės antishqiptare, serbėt janė pėrpjekur tė parandalojnė krijimin e shtetit shqiptar, tė justifikojnė pushtimin e trojeve shqiptare dhe tė sigurojnė dalje nė det nė brigjet shqiptare.
Serbėt, nė historinė politike tė kohės sė re e deri nė ditėt tona, kanė njė vragė tė madhe nė shpirt – nuk kanė det, pėrkatėsisht dalje nė det. Pjesė thelbėsore e politikės ekspansioniste serbe ka qenė pushtimi i atyre territoreve qė do ta nxirrnin Serbinė nė det. Pretendimin e vet pėr tė dalė nė det (nė vitet 1912-1913), Serbia synonte ta realizojė vetėm nėpėrmjet bregdetit shqiptar, ndaj planet e saj lidhur me Shqipėrinė veriore, pėrjashtonin krijimin e shtetit shqiptar.


vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė