Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-06-05, 04:26   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim LETER E HAPUR

Editoriale E Update'ueme: Jun 20th, 2005 - 23:07:55

--------------------------------------------------------------------------------

Letėr e hapur opinionit kulturor tiranas
Nga Migjen Kelmendi
Jun 20, 2005, 20:45

Email'o
Print'o

Por, duke pasur njė respekt tė madh pėr opinionin
Migjen Kelmendi
kulturor tė Tiranės, ndoshta mė mirė tė them pėr mileun kulturor tė Tiranės, vendosa qė kėtė letėr tė hapur ta shkruaj nė gjuhėn standarde, duke shprehur admirimin tim mė tepėr pėr toskėrishten se sa pėr njė grusht rregullash ortografie tė caktuara mė 1972. Sepse, unė nuk mund ta pėrjetoj e konceptoj ndaras toskėrishten nga gjuha dhe kultura shqipe, ashtu si ndodhi me idiomėn tjetėr, gegėrishten, gjatė gjithė kėsaj kohe. Unė nuk mund ta kuptoj kulturėn shqiptare pa njėrin nga kėto dialekte. Pa cilindo nga to, gjuha dhe kultura shqiptare pėr mua ėshtė mė e pakuar, mė e varfun, dhe mė e vogėl. …
Jam thellėsisht i bindur se njeriun e respekton po e respektove mėnyrėn e tė folmes sė tij. Gjuhėn e tij. Dhe, vice versa. Kėtu edhe konsiston njė angazhim imi publik prej vitesh nė Kosovė: e drejta pėr tė qenė i tjetėrt, i ndryshėm. Pa u shpall tradhtar, pėrēarės, pa paragjykuar. Mendoj se sot shkrimi dhe botimi i gegėrishtes nuk mund tė shpjegohet mė pėrmes kontekstit ideologjik. Me kėtė nuk them se kontesti politik i gjuhės standarde ka humbur, sepse nuk mund e shohim gjuhėn jashtė shoqėrisė, jashtė njeriut. Por, gegėrishtja nė kontekstin kuluror e gjuhėsor tė sotėm ka kuptimin e nji sfide ndaj tolerancės brendashqiptare. Gegėrishtja si provokim i tolerancės qė e ka ose s'e ka kultura shqiptare. Si mund tė pretendojmė tolerancė ndaj kulturave tjera, sidomos nė Kosovė, kur ne mund tė jemi aq jotolerantė ndaj asaj pjese tė kulturės sonė- gjuhės shqipe- pjesė e pandashme e monument auditiv i sė cilės ėshtė dialekti gegė.
…Po, cila ėshtė kjo e vėrtetė e cila ma jep guximin dhe kurajon qė tė kėmbėngul nė angazhimin tim publik pėr nevojėn emergjente qė tė rishikohet e tė rivlerėsohet norma dhe standardi gjuhėsor shqip?
Ėshtė realiteti lingual kosovar. Ėshtė ajo qė kishit hetuar dhe diktuar ju menjėherė, sapo u bė e mundur pėr kosovarėt qė ta vizitojnė Shqipėrinė: Joautenticiteti i kosovarit brenda standardit shqip. Kosovari me tėrė peshėn e epigonizmit tė tij. Kosovari me tėrė infantilitetin e njė nacionalizmi romantik tė vonuar. Kosovari me atė standard qesharak tė tij qė ju bėri me gaz. Ėshtė Kosovari nė rolin e njė Kloni tė Deformuar, njė diēka si karikaturė e pasuksesshme e mileut kulturor tiranas, i cili kur e kuptoi se qesheni me tė, u rebelua….
Me pėrgjegjėsinė mė tė madhe prej njeriu publik e them hapur se aplikimi i standardit letrar ne Kosove ka dėshtuar. Ju ftoj ju, mileun kulturor tiranas, tė mos i besoni kėtij konstatimi tim, por tė vini nė Kosovė, ta bėni ju atė qė nuk po e bėjnė Institutet e Akademitė e Kosovės, shkencėtarėt e linguistėt e Kosovės, qė nuk po e bėjnė kėto Konferenca Ndėrkombėtare, e kėto "Seminare Ndėrkombėtare". Ta bėni ju kėtė demoskopi linguale, kėtė hulumtim jo vetėm shkencor, por edhe njerėzor nė Kosovė. Pėrse ky shqetėsim imi qė dua ta ndajė me ju? Arsyeja dominante ėshtė rinia kosovare. Kosova ėshtė shumė e re. Mos paēin pėrgjegjėsi kėta njerėz ndaj fėmijėve tanė, duhet ne ta marrim pėrgjegjėsinė pėr ta. Shtatėdhjetė pėr qind e Kosovės sot ėshtė nėn tridhjetė vjeē. Jo se ky shtatėdhjetė pėrqindsh nuk e sundon standardin e vitit 72, po standardin nuk e sundojnė as mėsuesit e tyre tė shqipes, as profesorėt e tyre, as prindėt e tyre ekonomistė, mjekė, juristė, gazetarė. Nė Kosovė ende shtatė ditė tė javės nuk di kush t'i shkruajė pa bėrė tė paktėn njė gabim. Sot, tridhjetė vjet mė vonė aplikimi tė tij. E di, tingėllojnė tė rėnda e kuturu kėto fjalė e konstatime, por ju lus tė mos mė besoni. Ejani nė Kosovė, nė Prishtinė, cognito ose incognito, vėrtetohuni. Unė do ju kėrkoj falje publikisht nėse kėto konstatime nuk vėrtetohen…
Tridhjetė vjet mė vonė, nė ditėn e shenimit tė 30 vjetorit tė Kongresi tė Drejtshkrimit – ndėrhymje jona), konstatoj se protagonistėt janė po ata (Ajeti, Lafe, Demiraj, Qosja...), se argumentimi ėshtė po ai (nacionalromantik, skajshmėrisht i politizuar, ku anatemohen e ndiqen ata qė mendojnė ndryshe), referencat janė po ato (Kostallari, Konica, Naimi, Materializmi dialektik...), se pėrfundimet janė tė njėjtat. Mungonte vetėm fizikisht Enver Hoxha dhe linguisti shtetnor Androkli Kostallari. Po them, fizikisht, sepse shpirtėrisht ata ishin aty. Triumfantė, si gjithmonė.

12. 11. 2002, Prishtinė
(Botuar nė tė pėrditshmen e Tiranės “Korrieri”)


by Gazetajava.com


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante