Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-10, 20:40   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ''Castriotto d’Albanie'' nga Michael Schmidt-Neke

Odiseja vazhdon
Zanoviēi rifillon njė odisejadė nėpėr Evropė. Pėrsėri paraqitet nė Holandė, ku burgoset pėr borxhe tė pashlyera, por jo pėr ēėshtjen Chomel e Jordan . Nga burgu lirohet pas intervenimit tė njerėzve me ndikim. Thellon miqėsinė me personalitetet e Polonisė dhe udhėton si shoqėrues i kontit Oginski.

Por, me kohė aktivitetet e tij mashtruese po zbeheshin dhe nuk tregonin rezultate nė oborret mbretėrore. Tash me ai jetonte nė shtėpi borgjeze dhe implikonte nė aktivitetet e tij mashtruese miq tė rinj, tė cilėt edhe disa vjet pas vdekjes sė Stepanit vazhduan me pamfletet dhe gjyqet kundėr njėri-tjetrit.

Nė pėrpjekjet e fundit pėrpiqet tė shfrytėzojė koniunkturat politike. Nė fund tė vitit 1784 qeveria e Vendeve tė Ulėta i kishte ofruar njė shpėrblim, nėse ishte nė gjendje tė ndalonte hyrjen e forcave malazeze nė ushtrinė austriake nė konfliktin me Holandė, por nė nėntor tė vitit 1785 konflikti u mbyll.

Megjithatė, Zanoviēi merr edhe njė herė rrugėn drejt Amsterdamit, ku takon baronin prusian Zhan Baptist Kloots (Cloots), simpatizues i flaktė i iluminizmit dhe mė pas i revolucionit francez, ku do tė marrė pjesė si zėdhėnės i rrymės me radikale.

Karizma e Zanoviēit josh e verbėron njė njeri tjetėr; Klootsi magjepset nga personaliteti misterioz . Vetėm ca muaj mė pas, Klootsi boton njė polemikė tė rreptė kundėr Zanoviēit.


Fundi i padenjė i „princit”

Zanoviēi kėrkon dėmshpėrblim nga ana e qeverisė holandeze pėr gjoja shpenzimet e larta te ndėrhyrjes qė malazezėt nuk morėn anėn austriake kundėr holandezėve, duke pretenduar se kjo ishte meritė e tij. Autoritetet e Amsterdamit shqyrtojnė kėtė kėrkesė, por e refuzojnė. Zanoviēi zhytet nė borxhe tė mėdha dhe pėr shpenzimet e jetės nuk paguan asnjė flori. Njė kreditor e denoncon dhe princi i rremė arrestohet mė 4 prill 1786, paguan kėtė borxh tė vogėl, por denoncimi i parė lėshon njė ortek kėrkesash tė tjera. Edhe mė keq: ringjallet kujtimi pėr ēėshtjen Chomel-Jordan. Policia dyshon mos ėshtė ky princ ai Zanoviē, i cili kishte thithur arkat e bankės nė Amsterdam, duke shkaktuar konfliktin shumėvjeēar midis Vendeve tė Ulėta e Venedikut. Transferohet nga burgu i debitorėve nė atė tė kriminelėve. Nė procesverbalet e hetimit del se provon tė fshehė identitetin e vet, por pa sukses.

Nė fund tė jetės sė tij, nuk i kishte mbetur asnjė ndihmė, asnjė mik, asnjė shpresė. Me paratė e fundit ble njė shishe vere dhe me shishen e thyer pret enėt e gjakut. Mė 26 maj 1786 roja gjen kufomėn e tij, si vetėvrasės. Pa familjar, i refuzohet varrimi i ndershėm dhe kufoma e tij hidhet nė njė gropė.

Bilanci

Ēfarė mbetet?
Njė jetė e shkurtėr e njė aventurieri, njė varg librash e broshurash, sot shumė tė rralla pėr shkak tė pseudonimeve tė autorit vėshtirė tė identifikueshme, hija e njė figure tė dyshimtė nė librat e kujtimet e bashkėkohėsve mė tė njohur se ai, nga Kazanova deri Klootsin.
Por, mbetet edhe mė shumė: Kemi pėrmendur nė fillim jehonėn e Zanoviēėve nė operėn „Cosi fan tutte” tė Moxartit.

Autori gjerman Alfred Doeblin botoi romanin ndoshta me te rėndėsishėm gjerman tė kėtyre viteve, „Berlin, sheshi Aleksandri”, nė vitin 1929. Krejt nė fillim heroi i romanit, Franc Biberkopfi, pėrballohet me jetėn e Zanoviēit si parabolė pėr mundėsitė pozitive, si dhe negative, tė cilat jeta i ofron njeriut.


Milo Dori, shkrimtar jugosllav nė mėrgim nė Austri, i dedikoi Stepan Zanoviēit njė roman tė plotė, „Tė gjithė vėllezėrit e mi” nė formėn e kujtimeve fiktive tė vėllait tė vogėl tė Stepanit, Miroslav.

Dhe, pėrfundimisht, edhe pse ishte manipulues karizmatik dhe mashtrues i shkallės sė parė dhe faktikisht nuk kishte lidhje me Shqipėrinė, Stepan Zanoviē, princi i rremė dhe i pafat i Shqipėrisė, mbetet njė hallkė e rėndėsishme nė zinxhirin e traditės mbarėevropiane pėr Skėnderbeun dhe Shqipėrinė nė njė kohė kur nė Evropė nuk kishte mė ide tė qarta pėr kuptimin e nocionit „Shqipėri”.

Nėse ka ekzistuar njė „princ i Shqipėrisė”, publiku evropian mund ta sillte konkluzionin se ai ekzistoi nė njė vend konkret me emrin SHQIPERIA, qė njė ditė tė bukur do tė ēlirohej nga sundimi osman?

Falemnderit pėr rekomandimin e nderuara ...
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė