Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-08, 12:47   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Preng Doēi ky pėrsonalitet i madh i kulturės dhe kombit shqiptar

Preng Doēi ky pėrsonalitet i madh i kulturės dhe kombit shqiptar


Nga Gjon Marku

Preng Doci lindi mė 7 shkurt tė vitit 1846 nė lagjen Parasporit nė luginėnė e Bulgėrit. Shkollėn e nivelit tė ulėt ai e kryen nė Kallmet ku ishte rezidenca Ipashkėvnore e Lezhės. Nė moshėn 14 vjecare, viti 1856 hyri nė Seminarin Papėnor tė Shkodrės, ku qėndroi deri nė vitin 1861 kur shkoj nė kolegjin Urban tė Romės. Nė vitin 1971, kthehet nė atėdhe i caktuar si famullitarė nė Karthpulė. Nė vitin 1872 ai bėhet Kapelan dhe sekretar i Abatit tė Oroshit Gaspėr Krasniqi deri nė vitit 1875.
Gjatė kryengritjeve tė vitit 1876-1877 ai braktisi gjithcka dhe u bashkua me forcat krengritėse antiturke. Ishte ky shkaku qė Ipeshkėvi i Dioēezės sė Lėzhės, Francesko Malcini, shtetas austriak, me kombėsi ukrainase e shkishėron Dom Preng Doēin nga shėrbimi kishtarė.
Nė vitin 1877, Dom Preng Doci u nis me shumė shokė pėr tė shkuar nė Cetinė, por nuk mundėn tė mbėrrinin, pasi nė Vuthaj tė Gucisė, u zunė nga ushtarėt turq dhe prej andej u dėrguan nė Pejė dhe mė pas nė Stamboll tė Turqisė. Kėtu 31 vjecari Preng Doēi fillonė njė jetė plot sprovė e cila zgjat jo pak por 11 vjet. Pas njėmbėdhjet vjetėsh ai dėnohet pėr tu kthyer nė Shqipėri dhe endet nė shumė vende tė botės.
Nė vititn 1883-1884 u dėrgua nė Athinė me detyrėn e sekretarit tė Arqipeshkėvit Katolik tė Athinės Marango. Gjatė rrugės Tivar- Pirae Preng Doēi u ndal nė Korfuz ku pati takim me anėtarėt e Komitetit Shqiptar tė atjeshėm dhe me atėdhetarė nga Ēamėria. Nė Athinė ai vijon lidhjet me shqiptarėte dhe me patriotėt shqiptarė nė Greqi. Shėrbimet nė Tivarė dhe nė Athinė i shėrben si urė lidhje me Shėipėrinė.
Mbėrrinė nė Shqipėri nė vititn 1888 me 6 nėntor dhe i shoqėruar nga djemt e Mirditės shkel katund mė katund pėr tė mbėritur nė Orosh si Abat i Abacisė Nillius tė Oroshit.
Papa Leon i XII me dekret “Supra montenum Mirditarum” dt 25 tetor 1888, e kishte pėrtėrirė Abacinė e Shėn Llezhdrit, duke e shkėputur nga juridiksioni i Ipeshkėvis sė Lezhės, dhe duke e shpallur kėtė Ipeshkėvi drejtpėrdrejt tė varur nga Selia e Shenjtė nė Romė. Kongregacioni i shenjtė i propogandės Fide me drekret S.Smus D: N: Leo” dt 27 tetor 1888, lajmėronte se Dom Preng Doēin Papa e kishte zgjedhur si Abat tė Mirditės.
Duke qėnė njė njohės i thellė i qėshtjes shqiptare nė tė katėr vilajetet dhe sidomos njohės i thellė i gjendjas fetare dhe kombėtare nė Epir, ai i drejtohet selis sė shenjtė me njė “promemorje” tė cilėn po e japim tė plotė mė poshtė (botohet pėr herė tė parė nė shqip)
Doci propozon qė; Misioni Katolik nė Epir tė ketė sukses ai propozon qė nė epir tė caktohen klerik Arbėresh, tė ardhur shekuj mė parė prej Epiri prej Votrės amtare. Njėherėsh synon qė tė caktohen dhe ato nė pėrbėrje tė misionit, pra, tė kthehen nė Shqipėri. Nuk kemi akoma tė dhėnė se jejonė pati praėn Selis sė Shenjtė kjo promemorje.
Perveqse diplomat i shquar, Abat Doēi nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinė dhe prozėn e shkroi me nje gjuhė tė rrjedheshme dhe tė pėrdorur mirė, duke i botuar nė Kalendarin Vepra Pijore, tė vitit1916 dhe Kalendar pėr tė gjithė, tė vitit1925.
Ai nė vitin 1898 hap tė parėn shkkollė laike nė Mirditė nė Orosh dhe njė vitė mė vonė sėbashku me Fishtėn, Gurakuqin, Dom Dod Kolecin etj. themeloj shoqėrinė “Bashkimi nė Shkodėr” e cila ka publikuar rreth 32 vepra, ndėr tė tjera edhe fjalorin e dom Dodė Kolesit tė botuar pėr nėntė vjet nga shoqeria “Bashkimi” nė vitin 1899 dhe tė ortografisė shqipe me gėrma latine, zė vend tė merituar nė literaturėn shqiptare.
Pėrveē librave tė botuar tė prej kėsaj shoqėrie, kemi edhe Alfabetin qė Kongresi i Manastirit, i mbajtur nė nėntor tė 1908-ės, qė u miratua mė pak ndryshime.Abati cilėsohet edhe si mbrojtės dhe nismėtar i hapjes sė shkollave shqipe nė Mirditė e rrethina.
Vdiē mė 22 shkurt 1917, nė orėn 14.30, ndėrsa nė 17 shkurt, duke dalė nga dhoma e nxehtė pėr tė shetitur nė mes tė murlanit, nė oborrin tė Abacisė ndjeu dobėsi dhe u rrėzua. E vizituan dy mjek austriak qė ndodheshin nė Orosh me ushtrinė dhe e diagnostikuan me bronkopolmoni e dobsim zemre.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante