Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:08   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nacionalisti Ndue Perlleshi ( 1908-1949 )

E kobėshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN - a dhe ushtria serbo - sllave u plagos rėndė komandanti i NDSH - sė Ukė Sadiku. Nė sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Ēeta e Ndue Pėrlleshit kishte mbetur tė veprojė thuajse e vetme, me pak luftėtarė dhe shumė e ndjekur nga OZN - a. Mė 8 shkurt tė vitit 1948, sė bashku me du shokėt e tij, Ndrec Nikollėn e Shaban Demėn u rrethuan nga OZN - a. Mbas disa orė luftimesh mbetėn tė vrarė dy shokėt e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndėrsa Ndou i plagosur qėndroi nė mesin e pyllit deri nė orėt e para tė mėngjesit, ku me njė breshėri plumbash ēan rrethimin duke lėnė nė fushė tė betejės shumė tė vrarė e tė plagosur nga partizanėt dhe vullnetarėt me dhunė. Atė mėngjes komandanti i OZN - ės pushkatoi nė vendin e ngjarjes tė riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Pėrlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugė kėtij tė fundit.
Ndou, me plagė tė rėnda arrin nė shtėpinė e tij. Kur po i mjekonin plagėt, aty arrin kryetari i komunės sė Jagodės, Jank Boriēi, i cili hedh njė bombė brenda nė shtėpi. Ndou me shpejtėsi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pėlcet dhe plagoset rėndė Janku. Qė tė mos kapej nga partizanėt, Ndou largohet menjėherė dhe shkon te Ibish Sokoli, vėllai i Zef Sokolit, tė vrarė nė Ēelinė e Jallovcit.
Tek Ibishi qėndron, deri sa shėrohet. Nga aty kalon nė Llapēak, tek Pren Gjoka, qė ishte njė shok i tij. Ky fshat i takonte komunės sė Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Pėrlleshin, e dėnon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Nė fshatrat e Lugut tė Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatėn e kėsaj ane nė mėnyrėn mė ēnjerėzore dhe shumė e pėsuan me burgje tė rėnda. Pas njė qėndrimi nė familjen e Pren Gjokės, Ndou duke parė se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse nė ēdo krahinė tė Kosovės, largohet me disa bashkėluftėtarė pėr nė Shqipėri, ku bashkohet me ēetat e Ndoc Mirakės nė viset e Pukės, tė cilėt vepronin nė atė territor.
Sipas disa shėnimeve tė botuar nė "Shejzat" e Ernest Koliqit nė Romė dhe nė "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Pėrlleshi sė bashku me Ndoc Mirakėn dhe Ndue Fushėn, u vra nga forcat partizane tė Shqipėrisė nė Bjeshkėt e Iballes, nė vendin e quajtur Boset, me datėn 29 gusht tė vitit 1949. Ata njė ditė mė parė ishin nisur tė largoheshin pėr nė Greqi. Largimi pengohej pasi nė urėn e Bėrdhetit nė Pukė ishte plagosė rėndė bashkėluftėtari i Ndue Pėrlleshit, Elez Myrta nga Kosova".
Ndou nuk pranoi nė asnjė mėnyrė tė lejė vetėm e tė plagosur shokun e luftės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė