Tema: Soni & Flori
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-07, 11:33   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Soni & Flori

Soni dhe Flori: Bashkė jemi mirė edhe nė njė kasolle


Pėr herė tė parė Soni Malaj dhe Florian Mumajesi flasin sė bashku pėr historinė e tyre tė dashurisė dhe njė kėngė qė do tė kėndojnė nė duet.



Ajo e mban pėr krahu. Ka njė vėshtrim paksa tė shqetėsuar. Tė veshur sportivė. Preferojnė tė ulen brenda. Njerėzit janė tepėr kuriozė, kur bėher fjalė pėr personazhe publikė, aq mė tepėr kur intervistohen. Veēse ata nuk kanė asnjė droje kur flasin pėr njėri-tjetrin dhe i japin notėn 10 dashurisė sė tyre. Soni Malaj dhe Florian Mumajesi pėrmenden gjithandej si ēifti i momentit. Nuk e kanė mohuar asnjėherė qė kanė njė histori dashurie, por tani preferojnė ta bėjnė edhe mė publike kėtė deklaratė. Bashkė nė njė duet qė quhet "Fluturimi 3470". Njė kėngė R&B and soul. Njė duet ndryshe nga ata klasikė me finale madhėshtore. Njė bashkėpunim qė lindi gjatė punės nė studio. Mė shumė njė shkėmbim idesh. "Nuk mund t'i thuash jo sė bukurės", - thotė Flori. Pjesė e dukshme e tregut muzikor shqiptar, Mumajesi dhe Malaj japin mendimin e tyre pėr zhvillimet e fundit muzikore, pėr muzikėn e vėrtetė, atė qė dėgjohet me sy mbyllur, pėr piraterinė dhe tė qėnurit i pasur me xhepa bosh. Nuk ngurojnė tu pėrgjigjen pyetjeve edhe pėr veten e pėr njėri-tjetrit. "Bashkė jemi mirė edhe nė njė kasolle", - thotė Flori. Pas njė shprehjeje tė tillė, ajo nuk mund t'ia kursejė njė tė puthur.

Ēfarė ėshtė fluturimi 3470?
Flori: Nuk ėshtė njė numėr domethėnės. Ėshtė seria e njė fluturimi, e njė bilete. Njė numėr qė mė erdhi nė mendje. Njė avion qė ulet nė njė aeroport, nga ku nuk zbret njeriu i zemrės. Unė e kėrkoj, ajo nuk ėshtė. Ėshtė njė kėngė qė mė ka buruar dhe si e tillė shpresoj tė jetė diēka e mirė, shpirtėrore dhe e vėrtetė.
Soni: Ėshtė njė fluturim i kėndshėm. Rikthehem nė pistėn e "Kėngės Magjike" dhe shpresoj qė kėnga tė pėlqehet, tė arrijmė tė pėrcjellim atė emocion me tė cilin e kemi kėnduar. Por emocioni mė i madh ėshtė qė dal nė skenė me Florin. Ėshtė njė ngjarje shumė e veēantė. Dhe tani unė po pėrjetoj pikėrisht kėtė emocion. Kam realizuar njė kėngė me Florin, njė kėngė tė bukur qė unė e ndiej. Nuk ka qenė pikėsynim festivali, as ēmimi. Nuk e kisha ndėr mend tė merrja pjesė nė festival. Isha entuziazte qė Flori po merrte pjesė me njė kėngė tė bukur, madje isha e lumtur. Por kur m'u dha rasti tė jem pjesė e kėngės, kjo ishte gjėja mė e bukur. Sa herė e dėgjoj emocionohem dhe ėshtė bukur qė kėtė ndjesi ta ndash me njeriun mė tė afėrt.

Jeni tė dashuruar dhe qė nė duetin e parė i kėndoni njė ndarjeje?!
Soni&.Flori: Nuk ėshtė ndarje. Nuk ia kushtojmė kėngėn njėri-tjetrit.
Flori: Jemi tė emocionuar qė kėndojmė bashkė, por nuk e kishim menduar mė parė. Nuk duam tė abuzojmė me dashurinė tonė dhe me faktin qė jemi bashkė. Kur teksti i kėngės u krijua, u mbėshtetet nė njė dashuri qė kushdo mund ta jetojė. I kėndojmė dashurisė. Kėnga ka shumė ngjarje. Ti nuk e sheh por e krijon me mendjen tėnde imazhin.

Po do ketė njė duet, me njė kėngė kushtuar historisė suaj?
Flori: Kemi bėrė plot kėngė pėr njėri-tjetrin. Momentalisht unė po punoj me Sonin, kėshtu qė kėto krijime kanė shumė dashuri.
Soni: Gjėrat e bukura nuk programohen. Ato dalin vetiu. Nėse nisesh pėr tė bėrė diēka tė bukur, ndoshta ajo nuk vjen kurrė. Kur gjithēka ėshtė organike, edhe emocioni ndihet nga dėgjuesi.

Pra ekziston mundėsia qė tė ndjesh njė kėngė pa parė njė videoklip?
Flori: Me kėtė kėngė po. Qė kur u brumos mund tė imagjinoje qindra kėmbė qė zbresin shkallėt dhe ti nuk sheh njeriun e dashur.
Soni: Kur kėnga ka njė videoklip, atėherė ajo ėshtė mė e plotė, por ne mund tė japim rastin e kėngės "Me sy mbyllur", apo "Ndarja", qė nuk u shoqėruan me klipe, por u bėnė hite. Kur njė kėngė ėshtė e bukur dhe ka emocionin brenda…
Por duket se sot shitet mė shumė imazhi.
Flori: Jam pak skeptik nė kėtė pikė. Nuk mendoj se ato shiten, ato hyjnė nė treg. Tek CD-tė qė blihen nuk janė ato. Nėse njė femėr ėshtė e bukur, ajo nuk dėgjohet, ajo shikohet. Nuk ka vlera artistike. Dhe mendoj se njerėzit po velen nga kjo.
Soni: Ne kemi edhe kėngėtare tė bukura qė janė edhe tė mira, por mendoj se tė qenurit njė sekssimbol ka dalė nga moda. Publiku bėn zgjedhjen e vet. Njė kėngė pa vlera nuk mund tė jetė refreni i njė dite, tė tė gjendet nė njė moment tė trishtė.
Flori: Nuk mund tė mbyllėsh sytė e ta shohėsh, apo tė udhėtosh natėn e ta dėgjosh nė makinė. Jo, nuk ndodh.

Si i shihni zhvillimet nė tregun muzikor shqiptar?
Flori: Kohėve tė fundit pak kėngė me vlera janė krijuar. Kėngėtarėt shohin edhe pjesėn e biznesit. Nė shesh, ku kėndohen kėngė ritmike, nuk mund tė dalėsh me njė baladė, sepse masa nuk ta kupton. Influencohen nga shijet e publikut, qė duhet thėnė janė tė ēuditshme. Kėshtu ndodh qė nuk bėn dot atė qė do.
Soni: Nė pėrmirėsimin e kėsaj situate rol duhet tė luajnė edhe festivalet. Marrim "Kėngėn Magjike", qė vitet e fundit, duke parė gjithė kėtė gjullurdi nė treg, po pėrpiqet tė sjellė vlera.
Flori: Ėshtė njė mundėsi pėr tė bėrė atė qė do, qė ndjen, pa menduar nė do tė ngrihet nė kėmbė publiku, apo jo.

Bėhesh i pasur me kėngėn? Si ju rezulton nė llogarinė bankare?
Flori: Shpirtėrisht vetėm. E ndiej veten tė pasur kur bėj muzikė, madje njeriun mė fatlum nė botė, por ekonomisht jo. E kam filluar me njė llogari zero dhe vazhdon tė jetė zero. Nuk mund tė abuzohet me diēka qė del nga shpirti.
Soni: Muzika ėshtė diēka shumė emocionale, shpirtėrore. Florit i ndodh tė zgjohet edhe nė 02.00 tė natės pėr tė hedhur njė motiv qė i ka lindur nė mendje. Ne e pėrjetojmė muzikėn, sepse ėshtė njė dashuri e madhe qė kėrkon pėrkushtim. Dhe si tė tillė, zor se bėhemi tė pasur, pasi edhe kompromiset nuk i pranojmė lehtė.

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė