Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-13, 13:53   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Hakmarrja e legjendės




Vėrtetėsinė e Mujit dhe Halilit nė fshatin Marinė nuk e konteston askush. Gurėt e kėtyre kreshnikėve, qė gjenden nė kėtė fshat, janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr. Sipas banorėve, ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

Legjendat Muji dhe Halili, tė cilėt kanė jetuar vetėm nė imagjinatėn e shkrimtarėve, janė ringjallur nė njė fshat tė Drenicės.

Nė telin e Lahutės, ata edhe mė tutje shkulin lisa dhe peshojnė shkėmbinj. Muji dhe Halili kanė qenė dy malėsorė qė kanė pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendės, ishin shtatgjatė, muskulorė dhe me mustaqe tė gjata.

Madje, fshati Marinė i Drenicės ka njė lidhje shumė tė veēantė me kėta dy malėsorė. Kėtė lidhje e bėjnė mė tė fortė dhe tė prekshme tre gurė tė mėdhenj, tė cilėt qėndrojnė afėr shkollės sė fshatit.
















Brez pas brezi nė Marinė me rrethinė tregohen legjenda se si kėta gurė janė peshuar nga duart e Mujės dhe Halilit.Ndėrsa profesorėt e shkollės fillore nuk kanė nevojė t’ua vizatojnė nxėnėsve madhėsinė e gurėve nė dėrrasė tė zezė. Ata i kanė vetėm pak metra larg shkollės dhe fėmijėt kanė mundėsi edhe t’i shohin nga afėr.

“Sė pari kur i kanė gjuajtur gurėt Muji dhe Halili, si ka ra kėtu njerėzit kanė menduar qė ėshtė tėrmet, por kur ka ra ka shpėrthye uji”, rrėfen Kushtrimi i cili ėshtė nė klasėn e tretė.

Marinasit kėta tre gurė i ruajnė si sytė e ballit. Ata besojnė se kush i prek gurėt, mund t’i ndodhė ndonjė fatkeqėsi nė familje. Nė kėtė mėnyrė, gurėt janė ruajtur nga dėmtimi.

“Nuk kanė guxu, kush e ka prek atė janė domtu tė gjithė. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonė njė banor i fshatit Marinė.Vėrtetėsinė e tyre nuk e konteston askush nė Kosovė. Madje as tė rriturit.

Ata besojnė se kėta tre gurė janė hedhur nga duart e Mujės dhe Halilit nga fshati Gradicė, i cili gjendet tri kilometra larg Marinės. “Para 150 vjetėve kėta gurė janė kėtu, dy kėtu e njė qatje. Thonė qė i kanė gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja kėta e Halili atė”, rrėfen Metush Hoti nga fshati Marinė, duke treguar me gisht gurėt e mėdhenj.

Madje edhe mėsuesit besojnė fort nė legjendėn e kreshnikėve. Kamber Hoti kėtė bindje ēdo ditė ia transmetohen edhe fėmijėve nė shkollėn fillore nė Marinė. Ai tregon se si kanė ardhur kėta gurė nė fshatin e tyre. “Ėshtė kap guri me dy duart, edhe ėshtė hulat edhe ėshtė hedh sa ka pas fuqi nė lartėsi shumė tė madhe. Kėsaj loje i kanė thėnė gurapeshė”, tregon ai.

Ndryshe nga banorėt, sociologu Shemsi Krasniqi thotė se legjenda qė ėshtė thurur pėr kreshnikėt Mujin dhe Halilin ka njė mesazh tjetėr. “Mesazhi i vėrtetė i saj ėshtė se fuqia njerėzore ėshtė shumė e madhe, dora e njeriut ėshtė shumė e fuqishme, mundet tė bėj ēudi, mund tė bėj mrekulli”, vlerėson Krasniqi.

Pavarėsisht kėsaj, mėsuesit dhe banorėt e fshatit Marinė e kanė ndėrmend t’i ruajnė kėta gurė, nė mėnyrė qė legjenda pėr Mujin dhe Halilin tė mos vdesė kurrė. “Si punėtor i arsimit kam propozuar qė t'iu sigurohet njė bazė, tė ruhen, por ku me gjet njerėz qė do ta kryejnė atė punė”, rrėfen Sejdi Mziu, mėsues i vjetėr nė kėtė fshat.

Kėta tre gurė janė krenaria dhe njėkohėsisht burimi i njė frike tė vjetėr tė fshatarėve. Ata qė janė munduar tė ndryshojnė vendin apo formėn e gurėve tė Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnė mė.

“Njė person e ka shpinė qatje, ia ka hek njė copė pėr me zidu njė bunar, atė dite iu ka sėmur njė djalė , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatė gjithė jetės u kanė sakat”, rrėfen Metush Hoti, banor i kėtij fshati.

Ndėrsa, mėsuesi Kamber Hoti di edhe njė rrėfim po kaq tė errėt pėr fuqinė mistike tė gurėve. "Njė shtėpi nė lagjen time atje ka bė thyerjen e gurit tė madh, por ajo shtėpi e atij personi qė e ka thye gurin, ėshtė shuar, vetėm njė djalė prej asaj familjeje ka mbijetuar”, tregon mėsuesi.

Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se frika qindravjeēare e banorėve ėshtė e natyrės psikologjike. Sipas tij, mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqėsi. “Fatkeqėsitė gjithmonė ndodhin, por bashkėsia, popullata e projekton fatkeqėsitė si pasojė e njė veprimi qė nuk e ka respektuar kultin apo vlerėn qė e ka krijuar bashkėsia”, shton Krasniqi.

Ndėrsa kryeimami i Kosovės, Sabri Bajgora, ėshtė mė i drejtpėrdrejt. Ai thotė se banorėt e Marinės janė duke bashkėjetuar me njė frikė tė paarsyeshme, qė nuk ekziston nė realitet.

“Ky ėshtė njė besim i kotė, njė besėtytni, qė nuk ka tė bėjė absolutisht me tė vėrtetėn. Kėto janė vetėm trillime djallėzore qė janė ngulitur nga imagjinata tė sėmura tė njerėzve se nėse lėvizet ky guri do t'i ndodhė dikujt diēka nė familje”, thekson ai.

Edhe Don Shan Zefi nga Kisha Katolike e Kosovės mendon po ashtu se kjo ėshtė thjesht njė legjendė. “Ėshtė shumė e qartė se kemi tė bėjmė me njė mitologji. Fuqia e Zotit mund tė bėjė mrekulli, por nė kėtė rast, nė kėtė fshat, mendoj se kjo ėshtė thjesht njė legjendė dhe nuk ka tė bėjė asgjė me tė vėrtetėn”, thotė Zefi.

Por, mėsuesi mė i vjetėr nė fshat, Sejdi Mziu kėmbėngul se ajo nė tė cilėn besojnė fshatarėt nuk ėshtė e trilluar. Ai thotė se vėrtet kanė ndodhur raste kur njerėzit kanė vdekur, pėr shkak se janė mundur t’i dėmtojnė kėta gurė. Ai tregon disa raste tė punėtorėve qė kanė punuar nė ndėrtimin e rrugės. Sipas tij, shumica e atyre qė e kanė lėvizur njėrin gurė nga vendi tashmė kanė vdekur.

“Nuk ėshtė besėtytni, ėshtė fakt se tė gjithė ata qė jo me qėllime tė kėqija, por edhe me qėllimin mė tė mirė, kanė pėsuar. Prandaj kjo nuk ėshtė rezultat i besimit, krijimit tė njė bindjeje, por ėshtė e vėrtetė”, rrėfen Mziu.

Rrėfimet pėr gurėt ēdo ditė ushqehen me frikė tė re. Pėr ta tashmė janė thurur shumė rrėfime. Sipas banorėve, dikur afėr kėtyre gurėve janė shfaqur edhe krijesa tė papara mė herėt. Sipas tyre, kėto krijesa kanė shėrbyer si mbrojtės tė gurėve tė Mujit dhe Halilit.

“Unė si unė, tash nė moshėn 65 vjeēare e mbaj mend gurin kur ka qenė sa grushti. Me i thanė dikujt qė guri rritet ndoshta ēuditet, por kėta janė gurė tė shenjtė”, thotė mėsuesi tjetėr Kamber Hoti.

Por, nė kėtė teori nuk beson sociologu Krasniqi. “Nuk besoj qė gurėt rriten, por rriten fjalėt, shtohen besimet”, thotė ai, duke nėnqeshur.
Baca Kamber ka edhe njė rrėfim edhe mė trishtues, qė iu ėshtė thurur gurėve tė Mujit dhe Halilit, qė marinasit i ruajnė si sytė e ballit.

“Shumė njerėz e kanė pa njė gjarpėr tė madh nė zgavrėn e gurit tė madh dhe verės prej zhegut kėndon. Ka qenė me njė kaqurotė shumė tė madhe dhe ka dalė nė kohėn kah 8:00...9:00 e mėngjesit”, rrėfen Kamber Hoti.

Por, a del dikush brenda dhe jashtė Marinės qė ka guxim tė dėmtojė kėta gurė?
“Jo, kurrė, se kush i ka dėmtuar, ia ka pa sherrin”, thotė Metushi i bindur nė fuqinė shkatėrruese tė gurėve.

Edhe mėsuesi Kamber thotė se gurėt e Mujit dhe Halilit nuk bėn t’i prekė askush. Sipas tij, ēdo njeri qė i dėmton ata mund tė vdesė nga mallkimi i gurėve.

Ndėrsa sociologu Shemsi Krasniqi nuk beson nė kėto rrėfime tė errėta tė banorėve. Megjithėkėtė, ai thotė se as vetė nuk do tė kishte guxim t’i dėmtojė kėta gurė.

“Personalisht nuk iu besoj, por personalisht nuk do t'i dėmtoja nė asnjė rast, as nuk do tė provoja nė asnjė rast t’i bindi popullatėn qė nuk ka nevoje t’i besojė kėsaj... Lėri njerėzit le tė mendojnė nė mėnyrėn ēfarė tė duan”, shton ai.

Ndėrkohė, nė oborrin e shkollės sė Marinės vazhdojnė tė luajnė fėmijėt, derisa rrėfimi pėr mallkimin e gurėve do tė rritet bashkė me ta. Mė fėmijėt do tė rritet edhe frika e hakmarrjes sė legjendave. Sociologu Shemsi Krasniqi vlerėson se mitet nė kėtė fshat vėshtirė se do tė zhduken ndonjėherė.

“Pėr faktin qė fshati ėshtė i populluar dhe nuk ka tendencė tė braktiset, mendoj se ky kult do tė vazhdojė tė mbijetojė edhe nė gjeneratat e ardhshme”, thekson ai. Nė kėtė janė tė bindur edhe marinasit. “Miti pėr paprekshmėrinė e tyre do tė ekzistojė sa tė ekzistojė njerėzimi”, thotė mėsuesi Sejdi Mziu.

Historia e Mujit dhe Halilit

Nga malet e Ēiēavicės, pasi kanė pirė qumėshtin e zanės, Muji dhe Halili kanė bėrė garė se cili mund tė gjuajė gurė mė larg se tjetri. Natyrisht ata gurė kanė qenė tė pėrmasave shumė tė mėdha, por qumėshti i zanės u ka dhėnė atyre njė fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte pėrfunduar pikėrisht nė fshatin Marinė, ngase gurėt qė janė gjuajtur prej tyre, janė pėrplasur nė tokėn qė sot quhet Marinė.

Pėrshkrimi i personazheve ėshtė i mbinatyrshėm; ata flasin me orėt, luftojnė me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumė, i kanė mustaqet nga njė pash, e hedhin topuzin me aq forcė sa ngrihet pluhur nėntė pashė lart etj. Heronjtė e kėtyre legjendave janė tė shumtė, por kryesorėt janė Muja e Halili.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 20-04-13 nė 13:56
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė