Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-07, 14:30   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nuk ka fjalė mė tė mirė qė ėshtė thėnė prej te Ademi a.s. deri nė ditėt e sotit, se sa kjo fjalė. Pėr kėtė arsye Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Dhikri mė i mirė ėshtė fjala la ilahe il-lAll-llah”. Pėr kėtė fjalė All-llahu s.u.t. e ka krijuar kėtė gjithėsi, pėr kėtė fjalė ka dėrguar Pejgamberė. Ka zbritur libra, dhe pėr kėtė fjalė All-llahu s.u.t. e ka krijuar Xhennetin dhe e ka zbukurar atė dhe pėr kėtė fjalė Xhehennemi ėshtė nxirė dhe ėshtė skuqur.

A mjafton vetėm ta shqiptojmė kėtė fjalė, siē e kanė kuptuar disa njerėz?! Kur nė ditėt e sotit kėtė fjalė e shqipton ēdokush pėr arsye se kanė menduar se kjo fjalė ėshtė lehtė pėr ta shqiptuar dhe mjafton me kaq, dhe a mendon se vetėm ta shqiptojmė dhe pastaj tė veprojmė ēfarė tė duam?! Jo, vėlla i dashur!

Pėr kėtė arsye mosnjohja e kushteve tė fjalės La ilahe il-All-llah i ka bėrė qė edhe ateistat ta shqiptojnė kėtė fjalė vetėm e vetėm pėr t’i hequr sytė apo veshėt e dikujt, apo pėr ta arritur qėllimin e tyre me kėtė fjalė, a thua a u sjellė dobi edhe atyre? Jo, assesi! Kėtė fjalė e kanė shqiptuar edhe komunistat, satanistat (adhuruesit e djallit tė mallkuar) duke menduar se vetėm ta shqiptosh mjafton. E kanė keqpėrdorur aq shumė kėtė fjalė pėr arsye se kėtė fjalė e kanė bėrė pėr tė vdekur, kur tė vdes ndokush mbledhen dhe thonė 72.000 herė La ilahe il-All-llah duke menduar se me kėtė shqiptim kanė bėrė diēka dhe e kanė arritur njė gradė tė lartė te All-llahu s.u.t. Pėr kėtė arsye muslimani e ka obligim qė tė njoftohet me kushtet e fjalės La ilahe il-All-llah, pėr arsye se nėse i din kėto kushte e din se cilėt janė kushtet tė cilat nėse ai i shqipton do tė shpėton, dhe do tė din t’i komenton hadithet e Muhammedit s.a.v.s. qė kanė ardhur “kush thotė La ilahe il-All-llah do tė hyjė nė Xhennet.” Dhe hadithet tjera tė ngjajshme me kėtė hadith. Pėr arsye se fjala La ilahe il-All-llah i ka kushtet e veta qė kanė ardhė nė Kur’an dhe Sunnet tė cilat do t’i cekim mė pastaj, kurse tani do tė tregojmė pėr “Hyrje nė kushtet e Fjalės La ilahe il-All-llah” dhe do tė njoftohemi me disa rregulla tė cilat na nevojiten gjatė bisedės rreth kushteve tė fjalės La ilahe il-All-llah.

Pėr kėtė arsye njerėzit tė cilėt nuk i kanė kushtuar kujdes kushteve tė Fjalės la ilahe il-All-llah i kanė urdhėruar njerėzit duke iu thėnė: Thuani la ilahe il-All-llah pastaj veproni ēfarė tė doni, adhuroni kė tė doni, dėgjoni kė tė doni se iu mjafton kjo fjalė. Pėr kėtė arsye, muslimani pėr t’i ditur kėto dhe hadithet e ngjashme siē ėshtė hadithi (El-Bitaka) i kartelės i cili thotė: Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe, kėtė hadith e gjen nė Sahihul-Suneh Tirmidhi ku Muhamedi s.a.v.s. ka thėnė: “All-llahu s.u.t. nė Ditėn e Gjykimit do ta nxjerrė njė njeri para tė gjitha krijesave dhe ia shfaq 99 regjistra me gjynahe”, ēdo regjistėr i tij ėshtė i madh sa sheh syri larg, pėr arsye se ēdo send iu ėshtė shėnuar, “pastaj All-llahu s.u.t. e pyet dhe i thotė: A mos ėshtė gabim diēka, a ke kundėr diēka rreth kėtyre regjistrave, a mos tė kanė bėrė padrejtėsi melaiket qė tė kanė shkruar ēdo gjė?” ai thotė: “Jo, o Zot”, i thotė All-llahu s.u.t. “A ke ndonjė arsye ” prapė ai thotė: “Jo, o Zot”. All-llahu s.u.t., i Cili ia ka bėrė haram padrejtėsinė Vetes i thotė: “Jo, ti e ke njė arėsye dhe sot nuk tė bėhėt padrejtėsi”, atėherė i nxjerret njė kartelė ku nė tė shkruhet “Esh-hedu en la ilahe il-All-llah ve esh-hedu enne Muhammeden Rresulull-llah” e pastaj All-llahu s.u.t. thotė: “Bini regjistrat e kėtij robit tim qė t’i peshojmė me kėtė kartelė.” E ky rob i shkretė i sheh regjistrat e mėdhenj tė tij, i sheh gjynahet e tij tė shumta e tė mėdha dhe thotė: “O Zot, ēdo tė peshoj kjo kartelė e vogėl pranė kėtyre 99 regjistrave”, All-llahu s.u.t. i thotė: “Jo ty nuk do tė bėhet padrejtėsi”, atėherė mirren 99 regjistrat vihen nė njėrėn anė tė peshores ndėrsa nė anėn tjetėr vendoset kjo kartelė. Tha Muhamedi s.a.v.s.: “Do tė fluturojnė kėto regjistra pėr arsye se do tė peshoj mė rendė fjala e All-llahu s.u.t. nė kėtė kartelė” dhe vazhdoi Muhamedi s.a.v.s. mė tutje duke thėnė: “Se me Emrin e All-llahut s.u.t. nuk ka mundėsi tė rėndohet asnjė send.”...... vazhdon
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė