Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-07, 00:19   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

II. FORMAT E NDJENJES KOMBETARE

Dashuria ndaj gjithckaje dhe ndaj kedo nuk shprehet vetem me fjale por me vepra. Ne kete pike dua te flas pak pasi egziston nje mentalitet paksa konfuz persa i perket patriotizmit dhe nacionalizmit qe jane bij te Ndjenjes Kombetare. Eshte kjo ndjenje qe te ben patriot e nacionalist. Te jesh patriot nuk eshte e njejta gje me te qenit nacionalist. Pavaresisht se kane nje nene midis te dyjave ka dallime te medha.


Nacionalizmi

Nacionalizmi ndertohet mbi trimerine, sakrificen dhe veteflijimin e jetes per te mbrojtur interesat kombetare. Sa here qe interesat kombetare qe une zura ne goje me siper preken nga interesa te huaja, ne vend zgjohet ndjenja nacionaliste qe te ben te rembesh armet e te dalesh ne mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit ne historine tone eshte lufta ne Kosove ku shqiptaret rrembyen armet per te fituar lirine e tyre te neperkembur e shkelet nga agresori serb. Luften askush nuk e do, por kur gjithcka tjeter deshton, ajo eshte mjeti i fundit per te mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr ne pah trimerine dhe ndenjen liridashese te nje kombi. Ne shqiptaret jemi nje popull shume krenar pasi asnjehere ne historine tone mijra vjecare nuk na kane munguar strateget dhe heronjte qe kthehen ne figura kombetare.

Nacionalizmi gjithashtu eshte i verber pasi lufta gjithmone ne themel te saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt te saj ka shkaterrimin. Jo pak here nacionalizmi eshte perdorur nga njerez te vecante per te mashtruar dhe perdorur nje popull per qendrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, kujtoni E. Hoxhen dhe luften nacional-clirimtare. Partizanet shqiptare luftuan e derdhen gjak per clirimin e Shqiperise, mbrojtjen e lirise dhe identitetit shqiptar. Enver Hoxha luftoi per te dale ne krye te atij populli, per te vendosur nje rend diktatorial, per te shfarrosur te gjithe ata qe mendonin ndryshe packa se mund te ishin elite e atij vendi. Ajo qe dua te them eshte se nacionalizmi duhet gjithmone mbajtur ne frere.


Patriotizmi

Patriotizmi eshte ndjenja me e kulluar qe lind si pasoje e shkrirjes se ndjenjes se dashurise dhe urtesise qe egziston ne nje popull. Kjo ndjenje te ben te vuash shpirterisht sa here qe populli tend vuan, te gezosh me gjithe shpirt sa here qe populli yt gezon paqe dhe prosperitet. Te ben te vrasesh mendjen se si tu vish ne ndihme sa me mire vellezerve te nje gjaku. Te sheron e lehteson dhimbjen ashtu sic te fal edhe optimizem atehere kur e ardhmja e nje kombi eshte me e erret dhe e pasigurt se kurre.

Populli shqiptar eshte nje popull i vuajtur qe ka sakrifikuar shume jo vetem per vetveten por edhe per mbare njerezimin. Vuajtja te lodh trupin por te larteson shpirtin dhe eshte pikerisht ky SHPIRT SHQIPTARI qe secili nga ne mbart e ushqen. Eshte pikerisht ky shpirt qe na ben te duam njeri-tjetrin packa se vijme nga krahina te ndryshme te Shqiperise, packa se kemi fe te ndryshme, packa se flasim shqipen ne dialekte te ndryshme, packa se historia me padrejtesite e saj na ka ndare nga njeri-tjetri per nje kohe te gjate. Por sic thote nje fjale e urte popullore: "Gjaku uje nuk behet!" dhe ne gjakun e cdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmone nxjerr ne pah virtytet me te larta te nje kombi.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė