Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-07, 00:20   #3
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

III. RRJEDHA E NDJENJES KOMBETARE

1. Familja


Familja eshte ajo qe mbjell e ndihmon te zere rrenje ndjenja kombetare ne shpirtin e mendjen e femijeve te vet. Kete e ben ne nje menyre shume indirekte dhe gati te pavetedijshme. Nena i meson femijes shqip; baba dhe roli i tij ne familje eshte imazhi qe femija mbart gjate gjithe jetes se tij, gjyshi me gojedhenat e historite e tij i ngjall femijes ndjenjen e krenarise dhe sakrifices; gjyshja me dhembshurine dhe perkushtimin e saj zgjon tek femija ndjenjen e dashurise se pakushtezuar per popullin tend.

2. Historia

Nese familja i jep jete ndjenjes kombetare, njohja e historise se popullit te tij i fal femijes identitetin kombetar. Kur femija arrin te njohi se nga ka ardhur, kujt populli i perket, sa vuajtje e sakrifica jane bere, cilet popuj na kane ardhur ne ndihme e cilet jo, cilet shqiptare kane punuar per Shqiperine dhe cilet kane vrare e masakruar popullin e vet, atehere ai arrin te hedhi mbi supe baren e historise kombetare, te shkuaren tone. Kjo ka per ta ndihmuar ate qe te shikoje me mire te ardhmen.


3. Realiteti

Nese deri me lart ndjenja kombetare ishte e mbarsue me plot idealizem, femija i rritur tashme duhet te perballet me realitetin e popullit te tij. Ky realitet mund te jete krejt depresionues, i pashprese dhe shpesh njerezit arrijne deri ne nje krize identiteti ku fajesojne vetveten. Mirepo brezat e rinj jane gjithmone me te gatshem dhe me energjike per te mos pranuar realitete te tilla, por te perpiqen ti ndryshojne ato duke ofruar vizione te reja qe ne vetevete jane nje realitet i ri ndryshe. Ne kete pike secili nga ne ka nje njohje te plote te atij realiteti qe e rrethon. Kjo na revolton, na deshperon, na depresionon, por ky eshte realiteti yne.


4. Misioni

Te mos pranosh te behesh rob i realitetit ne te cilin jeton eshte nje hap i pare. Hapi i dyte eshte gjetja e rrugeve dhe strategjive per te sjelle ndryshimin e ketij realiteti. Deshira per te bere dicka per te ndryshuar per mire realitetin e shoqerise te ciles i perket, buron pikerisht nga ndjenja kombetare. Tani ka ardhur koha qe familja dhe shoqeria te vjelin frutet e kesaj ndjenje qe do te duken tek perkushtimi dhe puna e brezave te rinj. Syte te gjithe njerezit ne nje shoqeri i kane pikerisht tek rinia qe eshte edhe grupi me energjik i cili mund te mundesoje nje ndryshim pozitiv. Secili ne kete pike nderrmer nje hap/mision/rruge me te cilen ai mendon se po i vjen ne ndihme popullit te tij dhe vendit te tij. Ky eshte pikerisht momenti kyc ku njerezit ndahen ne dy grupe: ata qe vene interesat e tyre personale mbi gjithcka dhe ata qe sakrifikojne interesat e tyre personale per te hir te interesave te perbashketa kombetare.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė