Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-07, 00:24   #4
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

IV . AKTIVIZMI KOMBETAR

Pasi shpreha me lart botekuptimin tim me pak fjale mbi kete teme, tani dua ti meshoj veprave qe lindin pikerisht mbi ndenjen kombetare. Do te mundohem qe te jem sa me praktik dhe aktual qe ato qe thashe me lart te mos ngelen vetem fjale te bukura por burim inspirimi per te shprehur me vepra perkushtimin e secilit prej nesh karshi popullit dhe kombit shqiptar.

Te gjithe ata qe kane gjak shqiptari dhe qe kane kaluar ne stadet e mesiperme vuajne shpirterisht kur e shohin Shqiperine si komb ne ate gjendje. Kjo vuajtje manifestohet ne shume forma, sic jane pesimizmi i tepruar per moshat e vjetra, dhe optimizmi i tepruar per moshat e reja. Kete mund ta vereni edhe ne kete forum ne komentet qe bejne anetare te grupmoshave te ndryshme.

1. Mentaliteti aktual shqiptar

Egziston nje mentalitet bolshevik ne lidhje me vleresimin e ndjenjes kombetare tek ne shqiptaret. Ky mentalitet manifestohet ne nje forme agresive nga njerez te papergjegjshem te cilet:

- pretendojne te jene zedhenes te veteshpallur te ceshtjes kombetare, edhe pse ne arteriet e tyre nuk rrjedh gjak shqiptari.

- ka individe apo grupime qe perpiqen te marrin persiper edhe clirimin e trojeve shqiptare, sic beri dikur Enver Hoxha ne 1944. Kjo ben qe ne te na degjojne veshet e te na shohin syte e degjojne veshet atentate dhe vellavrasje te njerezve me te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare.

- nacionalizmi apo patriotizmi i secilit matet me shkallen e sulmeve bajate karshi shqiptareve te tjere. Sot ne rrethet shqiptare egziston nje ambient mbytes i krijuar pikerisht nga individe qe sulmojne kedo dhe gjithcka, pa marre parasysh se kush jane dhe cfare kontributi kane dhene ceshtjes kombetare.

- ka njerez qe mundohen ti veshin ngjyrime fetare ceshtjes kombetare duke sulmuar figurat e njeres fe ne Shqiperi, me shprese se ne kete menyre ai qe sulmon te ndihet me "shqiptar". Kjo eshte fryme anti-shqiptare.

- sot shqiptaret kujtojne se ceshtja kombetare eshte ne duart e politikaneve, dhe zgjidhjen e problemeve e shohin vetem ne rruge politike. Egziston mendimi se ne menyre qe te sjellesh ndryshim ne nje shoqeri, duhet te jesh njeri i zgjedhur politikan, komandat ushtrie, president etj. Ky eshte mentalitet i gabuar per mua.

2. Vleresimi i kontributit te secilit

Ceshtja kombetare eshte aq madhore per ne shqiptaret sa nuk mund te zgjidhet me kontributin e 1 njeriu, 1 milion njerezve apo 1 brezi. Ajo kerkon perkushtimin e gjithe shqiptareve sot dhe atyre brezave te rinj qe do te lindin neser. Secili nga ne ka sec ti jape ceshtjes kombetare qe merr formen e nje stafete brezash.

Qe te shikoni kontributin e shqiptareve(frutet e ndjenjes kombetare) duhet qe te tregoheni largpames. Ai emigranti qe roptohet ne Itali e Greqi per te mbajtur familjen e tij ne Shqiperi eshte me atdhetar se ai shqiptari qe e shtun diten nga njera kafe ne tjetren. Te gjithe ata breza te rinj qe po shkollohen ne Perendim, jane nje investim i madh qe behet per te ardhmen e atij vendi. Nje dite keta do ti kthehen Shqiperise per te dhene kontributin e tyre ne ate fushe ku jane eksperte. Me vete keta njerez nuk do te sjellin vetem $$$ por edhe nje mentalitet e kulture pune ndryshe qe aktualisht mungon ne shoqerine shqiptare.

Shume njerez duan ta shohin Shqiperine mire, dhe kujtojne se ndryshimi per mire ka per te ardhur sa hap e mbull syte. Kjo nuk ka per te ndodhur kurre per aq kohe sa gjithsecili nuk e kupton qe ndryshimi per mire vjen nga ai ndryshimi i vogel fale perkushtimit qe gjithsecili prej nesh tregon dite per dite. Deshira per te mesuar mbi te lajmet qe vijne nga vendi yt, deshira per te qene prane shqiptareve duke marre pjese ne forume, chat, manifestime e festa, deshira per te mesuar sa me shume mbi historine/traditen/kulturen e vendit tend, ruajtja e tradites shqiptare edhe ne emigrim, shprehja e mendimit tuaj mbi ceshtje qe shqetesojne mbare shqiptaret jane pikerisht shenjat qe tregojne shkallen e ndergjegjes kombetare tek secili prej nesh.

Menyra e vetme per te vleresuar kontributin qe secili prej nesh jep per ceshtjen kombetare eshte vleresimi i punes dhe perkushtimit tone pa marre parasysh, perkatesine fetare, krahinore, partiake.__________________
Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar!


Me respekt te madhe per ju ..Shqiptar:

Tomori
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė