Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-07, 00:30   #5
AlienGirl
 
Avatari i AlienGirl
 
Anėtarėsuar: 31-08-07
Vendndodhja: Prishtinė
Postime: 20
AlienGirl i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tomori
Kjo eshte pyetja e pare dhe me themeltare qe shume nga ne e marim si te fituar me lindjen, kur ne fakt nuk eshte ashtu. Me poshte po postoj te plote nje shkrim para disa muajsh ne forumin e ceshtjes kombetare qe fliste per identitetin shqiptar. Nuk dua te perserit te njejtat fjale.

Pike se pari nuk egziston "identiteti kosovar", ata njerez qe te tjeret i quajne "Kosovare", pasi jetojne ne krahinen me emrin Kosove, JANE SHQIPTARE. Shqiptaret mund te therrasin njeri-tjetrin pa te keq me emerime krahinash, si vlonjat, permetar, kuksian, tirans, kosovar, shkupjan por keto nuk ngrihen ne baze "identitetesh" ngrihen ne baze krahinash.

Cfare permban ne vetvete identiteti kombetar shqiptar?

- Gjaku
- Toka
- Gjuha
- Historia
- Tradita

Gjaku eshte mbartesi i shpirtit i cdo qenie te gjalle, ashtu sic eshte mbartesi i shpirtit te nje kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, qe kaq shume veta e kalojne pa i kushtuar rendesine e duhur. Ne mesin e shqiptareve ka shume shqipfoles, qe edhe pse mund te flasin shqip, edhe pse mund te hiqen patriote e nacionaliste, ata nuk kane gjak e prejardhje shqiptari. Ne mesin e shqiptareve ka turq, greke, rome, rumune, malazeze, maqedonas, serbe qe nuk perbejne me pakica, por kane penetruar ndjeshem dhe maskuar bukur ne shoqerine shqiptare. E theksoj fort kete pike, se sado te perpiqen keta njerez te "behen shqiptare", ata asnjehere nuk do te mund te fitojne ate qe shqiptaret me gjak shqiptari kane, Shpirtin e Shqiptarit.

Toka eshte trupi i nje kombi. Nje trup i cunguar, do te thote nje komb i cunguar. Per gati 1 shekull, shqiptaret u ndane, pushtuan, robtuan duke punuar per te tjere. Kalvari i vuajtjeve eshte i gjate dhe pasoja me e rende e tij, ishte goditja ne ndergjegjen kombetare: vellezer qe ndihen si te huaj ne pranine e njeri-tjetrit. Pa nje trup te shendoshe, shqiptaret nuk do te mund te bejne qofte e nje hap ne rrugen e aspiratave te tyre kombetare.

Gjuha eshte zeri i shpirtit te nje kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen qe flasin, dhe gjuha jone shqipe eshte nje nder gjuhet me te lashta te vete njerezimit. Pasuria me e madhe qe prindi shqiptar i le femijve te vet, eshte gjuha shqipe pasi ajo gjuhe eshte gjuha qe foli babai, gjyshi, stergjyshi .... e me dhjetra breza para. Kjo gjuhe na vecon nga popujt e tjere dhe flet per madheshtine e Shpirtit te Shqiptarit. Pa te, do te ishim nje popull me nje te shkuar te panjohur, dhe me nje te ardhme te pasigurt.

Historia eshte testamenti i nje kombi. Historia shqiptare i perngjan shume historise se vuajtjeve biblike pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qene i gjate. Por ne vend qe keto vuajtje te dobesonin aspiratat e shqiptareve, ato jane rritur e lartesuar. Dhimbja te burreron. Vetem pas gati nje shekulli te ndare, Kosova sot eshte e lire duke vene keshtu ne vend nje padrejtesi shekullore qe rendote mbi ne shqiptaret. Nje popull qe nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugen e drejte qe duhet te ndjeki.

Tradita eshte bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita meshirohet ne sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, lufte, dasma, vaje, nga nje krahine ne tjetren. Duke qene nje popull i mocem, shqiptaret kane akumuluar ne vitet e egzistences se tyre nje tradite sa origjinale edhe te pasur. Tradita zbukuron karakteret e cdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh, dhe na fal hijeshi ne syte e popujve te tjere. Ky eshte ai thesari qe popujt e tjere na e lakmojne, kurse ne shqiptaret shume pak e vleresojme. Trashegimia jone kombetare perbehet pikerisht nga keto tradita qe brezat aktual duhet tua kalojne brezave te rinj.


Gjaku
Toka
Gjuha
Historia
Tradita

"Identiteti" shqiptare

Po me vjen keq nese te them qe gjaku i shqiptarit eshte perzier shume dhe nuk eshte me i paster. (e kane perzier vet shqiptaret, jo turqit, as greket, por vet ata)
Toka vazhdon te mbetet e njejta, pasi nuk mund te leviz sepse ne te kunderten do ta kushin hequr qe kedej (ajo eshte cunguar nder vite, eshte dashur te mbrohet nga shqiptaret por eshte bere pak per mrojtjen e saj).
Gjuha shqipe eshte shtremberuar dukshem dhe ka filluar ta humb vleren e saj (gjuha shqipe eshte me e pasura dhe e lashta vleresojne ekspert dhe studiues te saj).
Historia sikur te shkruhet ashtu si ka qene eshte shume e larmishme pasi ka shume trima dhe heronj shqiptare te cilet nuk i permend fare historia.
Tradita ka filluar te zhduket edhe ne vendet me te thlla te Kosoves sic eshte Hasi shembull.

Nuk e di se cka na identifikon neve, pasi kemi filluar ftkeqesisht ta humbim identitetin...fatkeqesisht.

Por gjithsesi nuk e mohoj qe ka edhe shqiptar qe e ruajn traditen, gjuhen, kombin, gjakun dhe token e tyre. I varim shpresat tek ta....
AlienGirl Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė