Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-07, 10:01   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Kujdes o Agjėruese...!

Dhjetė sėmundje tė cilat i shėron agjėrimi

Agjėrimi ėshtė njė adhurim i veēantė tek Allahu i Lartėsuar. Ai ėshtė njė prej detyrimeve me tė cilat nuk u veēua vetėm ymeti musliman, por Allahu ia detyroi atė edhe popujve tė tjerė para nesh e kjo tregon rėndėsinė e tij. Shkenca e sotme ka zbuluar qė agjėrimi forcon sistemin imunitar tek agjėruesi pėr t’i bėrė ballė shumė sėmundjeve. Faqja jonė mjekėsore nė kėtė numėr flet pėr rolin e agjėrimit nė shėrimin e shumė sėmundjeve, tė paraqitura nėpėrmjet eksperimenteve reale.




Operacioni
Agjėrimi kryen funksionin e kirurgut duke eliminuar qelizat e shkatėrruara e tė dobta prej trupit. Uria, qė shoqėron agjėrimin, vė nė lėvizje aparatet e brendshme tė trupit duke konsumuar qelizat e dobta pėr tė pėrballur kėtė uri, kėshtu qė trupit i jepet rasti i volitshėm tė rikthejė gjallėrinė dhe aktivitetin e tij. Gjithashtu agjėrimi ėshtė mbrojtje pėr trupin prej shumė tepricave tė dėmshme si pėr shembull: gurėt, shtesat e mishit, gjendrat dhjamore, madje edhe vetė plagėt nė fillimin e formimit tė tyre.



Sėmundjet e lėkurės

Agjėrimi ėshtė i dobishėm nė kurimin e sėmundjeve tė lėkurės, pasi ai pakėson pėrqindjen e ujit nė gjak. Pakėsimi i tij nė lėkurė sjell:
- forcimin e imunitetit tė lėkurės dhe rezistimin ndaj mikrobeve dhe sėmundjeve epidemike;
- pakėsimin e sėmundjeve tė lėkurės tė cilat pėrhapen nė sipėrfaqe tė mėdha tė trupit;
- pakėsimin e sėmundjeve alergjike duke i vėnė kufi problemeve tė lėkurės sė yndyrtė;
- me agjėrimin pakėsohen sekrecionet helmuese tė zorrėve dhe zvogėlohet pėrqindja e thartimit qė shkakton puērra tė vazhdueshme.




Dhimbjet e nyjeve

Kjo ėshtė njė sėmundje shumė e pėrhapur, sidomos nė moshat prej 30-50 vjeē. Problemi i vėrtetė ėshtė se mjekėsia e sotme ende nuk ka arritur nė ndonjė mjekim. Eksperimentet praktike nė Rusi kanė vėrtetuar, se agjėrimi gjatė tre javėve tė njėpasnjėshme ndihmon trupin qė tė shkarkojė mbeturinat dhe lėndėt helmuese, tė cilat janė shkaktare tė kėsaj sėmundjeje. Kėto eksperimente janė bėrė mbi njė grup tė sėmurėsh dhe rezultatėt kanė qenė tė kėnaqėshme.
Trompoza
Agjėrimi ka ndikim tė madh nė mbrojtjen prej trompozės sė zemrės dhe trurit. Shumė studiues shkencorė e mjekėsorė kanė vėrtetuar qė agjėrimi zvogėlon pėrqindjen e yndyrnave nė trup, duke zvogėluar kėshtu kolesterolin. Kjo lėndė ngjitet nė muret e damarėve duke sjellė rritjen e pėrqindjes sė tij dhe rritjen e yndyrnave nė trup, si rrjedhim ēon nė ngrirjen e damarėve duke shkaktuar edhe hollimin e damarėve tė zemrės dhe trurit.
Diabeti
Agjėrimi ėshtė njė rast i mirė pėr tė zvogėluar pėrqindjen e sheqerit nė gjak nė pikėn mė tė ulėt tė tij. Ai i jep gjėndrave tė pankreasit njė rast tė mirė pėr pushim, sepse detyra e tij ėshtė tė prodhojė insulinė, e cila e shndėrron sheqerin nė yndyrna qė depozitohen nė inde. Kur ushqimi e kalon masėn e insulinės sė sekretuar, pankreasi lodhet dhe si rrjedhojė e ndėrpret aktivitetin e tij, kėshtu sheqeri grumbullohet nė gjak duke rritur pėrqindjen e tij gradualisht, derisa shfaqen simptomat e sėmundjes. Pėr kėtė arsye, klinikat e ndryshme kuruese, nė tėrė botėn, praktikuan agjėrimin si metodė kurimi pėr tė sėmurėt me diabet, nė periudha tė ndryshme kohe, nė varėsi tė gjendjes shėndetėsore tė tyre. Kjo metodė ka patur rezultate dhe sukses tė kėnaqshėm pa pėrdorur ilaēe tė tjera.




Sėmundja e mbretėrve

Ndryshe quhet edhe “pėrdhesi” i cili krijohet nga ngrėnia e tepėrt, sidomos e mishit. Shkaku ėshtė defekti qė ndodh nė grumbullimin e proteinave tė gjendura nė mishra, sidomos nė mishin e kuq, gjė qė ēon nė grumbullimin e acidit tė urinės, sidomos nė nyjen e gishtit tė madh tė kėmbės. Gjatė prekjes sė nyjes me kėtė sėmundje ajo ėnjtet dhe skuqet duke u shoqėruar me dhimbje tė mėdha. Ndoshta masa e kripėrave nė urinė mund tė rritet e pastaj tė grumbullohet nė veshka duke formuar gurė. Pakėsimi i masės sė ushqimit ėshtė kurimi kryesor i kėsaj sėmundjeje shumė tė pėrhapur.




Infeksionet

Dobia e agjėrimit shfaqet nė mėnyrė tė hapur tek tė sėmurėt me infeksionet periodike tė tretjes e nė krye tė tyre janė: infeksioni peridik i stomakut, vėshtirėsia e tretjes dhe trazimi i zorrėve. Agjėrimi i jep kėtyre organeve mundėsinė e pushimit pėr mėse njė muaj. Gjithashtu ai ka ndikim tė madh edhe nė kurimin e tyre, madje edhe tė sėmurėt me kollonė pėrfitojnė shumė prej agjėrimit. Te tė sėmurėt me alergji, agjėrimi dhe racionalizimi i ushqimit ndihmojnė tė largohen shumė sėmundje alergjike. Pushimi i aparatit tretės ėshtė i domosdoshėm pėr tė shėruar shpejt disa sėmundje.




Sėmundjet e zemrės

Agjėrimi ka njė vlerė tė madhe pėr shumė sėmundje tė zemrės, pasi 10% e gjakut tė pompuar nga zemra shkon nė aparatin tretės gjatė proēesit tė tretjes. Kjo sasi zvogėlohet gjatė agjėrimit, sepse nuk kemi proēes tretjeje gjatė ditės. Kjo do tė thotė mė pak lodhje dhe mė shumė qetėsi pėr muskujt e zemrės.
Nė njė studim tė paraqitur nė konferencėn e sėmundjeve tė zemrės nė Arabinė Saudite nė shkurt tė 1998, janė eksperimentuar mbi 86 tė sėmurė me sėmundje tė ndryshme tė zemrės si psh, damarėt apo valvulat e zemrės, 86 % e tyre arritėn tė agjėronin tėrė muajin e Ramazanit dhe vetėm 10 % e tyre u detyruan ta ndėrprisnin atė disa ditė dhe nė pėrfundimin e muajit 78 % e tyre ndienė pėrmirėsim tė gjendjes shėndetėsore, kurse 11 % e tyre ndienė tė shtoheshin simptomat nga tė cilat ankoheshin. Agjėrimi ndihmon nė kurimin e tensionit tė lartė tė gjakut, sepse ulja e peshės qė shoqėron agjėrimin, ul gjithashtu edhe tensionin e gjakut nė mėnyrė tė dukshme, si edhe lėvizjet fizike nė namazin e teravisė ndihmojnė nė uljen e tensionit tė gjakut. D. Shahid Et’har nė njė hulumtim tė botuar nė revistėn amerikane “Jirir” pėrcakton se personi gjatė namazit tė teravisė konsumon 200 kalori. Kėshtu, nėse agjėruesi i pėrmbahet njė ushqimi normal, duke evituar teprimin nė yndyrna dhe sheqerna, do tė gjejė tek Ramazani mbrojtje pėr zemrėn e tij dhe kurim pėr sėmundjen e saj.
Dhjamosja
Agjėrimi, pa e tepruar, ėshtė mjeku mė i aftė dhe mė i lirė. Ai ēon nė uljen e peshės, me kusht qė ta shoqėrojė normaliteti nė sasinė e ushqimit nė kohėn e iftarit dhe njeriu tė mos e fryjė stomakun me ushqim e lėngje pas agjėrimit. Vetė profeti (a.s) e fillonte iftarin me disa kokrra hurma ose me pak ujė e pastaj ngrihej dhe falte namazin e akshamit. Kjo ėshtė tradita dhe metoda mė e mirė pėr atė qė agjėron, qė ndėrpritet nga ushqimi e lėngjet pėr orė tė tėra. Sheqeri i gjendur nė hurma i sjell njeriut ndjesi ngopjeje, pasi gjaku atė e thith shumė shpejt e nė tė njėjtėn kohė i jep trupit energjinė e nevojshme pėr tė vazhduar aktivitetin e mėtejshėm. Por nėse e fillon ngrėnien pas njė urie tė gjatė duke ngrėnė mish e bukė, atėherė tėrė kėto ushqime duan njė kohė tė gjatė tė treten e njė pjesė e tyre tė shndėrrohet nė sheqerna e si rrjedhim njeriu ndien ngopje. Kėshtu njeriu vazhdon tė mbushė stomakun e tij mbi masė, duke menduar se ai akoma ėshtė i uritur. Rrjedhimisht agjėrimi e ka humbur specifikėn e tij nė sjelljen e shėndetit dhe elegancės, duke u kthyer nė fatkeqėsi pėr njeriun, sepse i shtohet mė tepėr shėndeti dhe dhjami. Kėtė gjė nuk e do Allahu pėr robėrit e tij, kur ka vėnė detyrim agjėrimin e Ramazanit.
Kurim psikollogjik
Agjėrimi nuk shėron vetėm sėmundjet e trupit, pasi ai ėshtė detyrim i tė Dijshmit e tė Urtit, kėshtu qė ai ėshtė i plotė e nuk ka mangėsi. Mė poshtė po paraqesim mendimin e njė personi qė ka provuar tė agjėrojė pa patur asnjė lidhje me islamin.

Tom Bernez, student nė shkollėn “Kolombia”, dega gazetari, thotė:

“Unė e konsideroj agjėrimin mė shumė si njė eksperience tė thellė shpirtėrore sesa trupore. Megjithėse fillova tė agjėroj pėr tė ulur peshėn e tepėrt, e kuptova qė ai ėshtė shumė i dobishėm edhe pėr aktivitetin e trurit. Agjėrimi ndihmon si nė mėnyrėn e tė menduarit, nė lindjen e ideve tė reja, ashtu edhe nė pėrqendrimin e ndjenjave. Nuk kishin kaluar shumė ditė nga fillimi i agjėrimit nė strehimin shėndetėsor “Bulling”, kur ndieva qė po kaloja njė gjendje lartėsimi shpirtėror tė paimagjinueshme. Tani e bėj njė gjė tė tillė disa herė e nė periudha kohore nga njė deri nė gjashtė ditė. Nė fillim qėllimi ishte tė pastroja trupin nga shėndeti i tepėrt, por tani agjėroj pėr tė pastruar edhe shpirtin tim nga tėrė tė metat qė kanė ngecur nė tė gjatė jetės sime, sidomos pasi shėtita nėpėr botė pėr disa muaj dhe pashė padrejtėsitė nė tė cilėn jetojnė shumė njerėz. Ndiej sikur jam pėrgjegjės nė njė mėnyrė apo tjetėr pėr atė qė u ndodh atyre, kėshtu qė agjėroj si falje pėr kėtė. Kur agjėroj mė ikėn tėrė dėshira pėr ushqim e tėrė trupi ndien njė rehati tė madhe. Ndiej qė shpirti im largohet nga kapriēot dhe ndjenjat e kėqija si: lakmija, xhelozia, dėshira pėr sundim. Gjithashtu ndiej tė largohen edhe disa gjėra qė mė ndjekin pas si: frika, luhatja, ndjenja e mėrzisė. Tėrė kėto nuk i ndiej tė ndikojnė tek unė gjatė agjėrimit dhe gjej njė mirėkuptim tė mrekullueshėm me tėrė njerėzit gjatė tij.”


Nga Natasha Kamberi
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė