Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-07, 22:26   #9
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dobitė e Agjėrimit.

unejs_murati shkruan



1. Dobitė e agjėrimit


Nė Librin Famėlartė tė Allahut tė Madhėruar kanė zbritur ajete tė qarta dhe tė patundshme, tė cilat nxisin pėr agjėrim me qėllim qė tė afrohesh tek Allahu i Lartėsuar, si dhe sqarojnė dobitė e agjėrimit. Allahu i Lartėsuar thotė:"Me tė vėrtetė qė muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besiamtaret, tė bindurit dhe tė bindurat ndaj Allahut, tė drejtit dhe tė drejtat, durimtarėt dhe durimtaret, tė nėnshtruarit dhe tė nėnshtruarat, sadakadhėnėsit dhe sadakadhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, pėrkujtuesit dhe pėrkujtueset qė e pėrkujtojnė shumė Allahun me zemėr e me gojė, pikėrisht pėr kėta Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh." [El Ahzab: 35].

"Pra, nėse agjėroni, kjo ėshtė akoma mė mirė pėr ju, veē sikur ta dinit." [el Bekaretu: 184].

Gjithashtu edhe i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka qartėsuar nė hadithe tė sakta se agjėrimi ėshtė mburojė nga epshet dhe mburojė nga Zjarri i Xhehennemit, dhe se Allahu e ka veēuar atė me njė derė nga dyert e Xhennetit. Agjėrimi e pastron shpirtin nga epshet dhe e burgos atė nga dėshirat, duke e bėrė atė shpirt tė qetė e tė sigurt. Kėto dobi tė mėdha dhe kėtė shpėrblim tė madh, e trajtojnė dhe e sqarojnė hadithet e vėrteta qė do tė paraqesim nė vijim:

1. Agjėrimi ėshtė mburojė1

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka urdhėruar atė tė cilin e pushton dėshira pėr martesė por nuk ka mundėsi tė martohet, qė tė agjėrojė, duke e konsideruar agjėrimin pengesė dhe parapritė tė kėtij epshi. Kjo sepse agjėrimi i ndrydh dhe i bllokon fuqitė dhe energjinė e gjymtyrėve, duke i bėrė ato tė qetėsohen dhe tė dobėsohen. Ėshtė provuar me prova tė qarta se agjėrimi ka ndikim tė habitshėm nė ruajtjen e gjymtyrėve dhe tė energjisė sė brendshme.

Pėr kėtė shkak, i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "O ju tė rinj! Kushdo prej jush qė ka mundėsi pėr martesė, le tė martohet, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr uljen e shikimit dhe mėnyra mė e mirė pėr mbajtjen e dėlirėsisė. Ndėrsa kush nuk ka mundėsi tė martohet, atėherė tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė ndrydhės (i epshit)."2

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) na ka sqaruar gjithashtu se Xhenneti ėshtė i rrethuar me vėshtirėsi e sprova, ndėrsa Xhehennemi ėshtė rrethuar me epshe e dėshira.

Kėshtu qė, nėse tė bėhet e qartė, vėlla musliman, se agjėrimi i thyen epshet dhe i ndrydh ato, ndėrkohė qė dihet se ato tė ēojnė drejt Zjarrit, atėherė ai ėshtė bėrė pritė dhe pengesė ndėrmjet agjėruesit dhe Zjarrit. Pėr kėtė shkak kanė ardhur hadithe qė flasin hapur se agjėrimi ėshtė mburojė e njeriut me tė cilėn mbrohet nga Zjarri.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “S'ka njeri i cili agjėron njė ditė pėr hir tė Allahut, vetėm se Allahu, pėr shkak tė saj do t'ia largojė fytyrėn atij (njeriut) nga Zjarri shtatėdhjetė pranvera.”3

Gjithashtu thotė: "Agjėrimi ėshtė mburojė qė e mbron robin/njeriun nga Zjarri."4

Dhe thotė: "Kush agjėron njė ditė pėr Hir tė Allahut, Allahu do tė bėjė mes tij dhe Zjarrit njė hendek sa largėsia mes qiellit dhe Tokės."5

Disa nga dijetarėt kanė shkuar nė mendimin se kėto hadithe tė sipėrpėrmendura kanė ardhur pėr tė treguar dobinė e agjėrimit nė Xhihad dhe nė luftėn nė Rrugėn e Allahut, por nga kuptimi i drejtpėrdrejtė i haditheve pėrfitohet se i gjthė agjėrimi, qė ėshtė i pastėr vetėm pėr hirė tė Allahut dhe nė pėrputhje me udhėzimet e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ai ėshtė nė Rrugė tė Allahut.

2. Agjėrimi tė fut nė Xhennet:

Mėsove, o ti njeri i bindur Allahut, Allahu tė dhėntė sukses nė bindjen ndaj Tij, se agjėrimi e largon vepruesin e tij nga Zjarri, duke e afruar kėshtu pėr nga begatitė e Xhenetit.

Transmetohet nga Ebi Umame (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ka thėnė: Thashė: O i Dėrguari i Allahut! Mė drejto nė njė vepėr qė mė fut nė Xhennet. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Agjėro, sepse nuk ka si ai!”6

3. Agjėruesve u jepet shpėrblimi pa hesap.(*7)
4. Agjėruesi ka dy gėzime .(*8)
5. Era qė del nga goja e agjėruesit, ėshtė mė e kėndshme tek Allahu sesa parfumi (*9).


Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Allahu thotė: Ēdo vepėr e birit tė Ademit (njeriut) ėshtė pėr tė, pėrveē Agjėrimit10, i cili ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė. Nėse dikush nga ju ėshtė agjėrueshėm, tė mos flasė pahijshėm dhe tė mos e ngrejė zėrin (a tė ankohet). Nėse atė e ofendon dikush apo e lufton, ai tė thotė: Unė jam agjėrueshėm11. Betohem nė Atė, nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, se era qė del nga goja e agjėruesit, tek Allahu ėshtė mė e kėndshme sesa parfymi. Pėr agjėruesin ka dy gėzime: kur ai ha iftar, gėzohet dhe kur tė takojė Zotin e tij, gėzohet me agjėrimin e tij."10

Ndėra nė njė transmetim tjetėr tė Buhariut thuhet: "Ai (agjėruesi) e lė ngrėnien, pirjen dhe dėshirat e tij vetėm pėr Mua. Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė. Njė e mirė shpėrblehet me dhjetėfishin e saj."

Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: “Ēdo punė e birit tė Ademit shumėfishohet; puna e mirė i shumėfishohet prej dhjetė deri nė shtatėqindfish. Allahu thotė: Pėrveē agjėrimit, i cili ėshtė pėr Mua, dhe vetėm Unė shpėrblej pėr tė. Ai (robi) largohet nga epshet dhe ushqimi i tij vetėm pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime; njė gėzim kur ai bėn iftar, dhe njė gėzim kur tė takojė Zotin e tij. Ndėrsa era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu sesa aroma e miskut.”

6. Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr shokun e tyre

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kurani dhe agjėrimi do tė ndėrmjetėsojnė pėr njeriun nė Ditėn e Gjykimit. Agjėrimi do tė thotė: O Zoti im! Unė e kam ndaluar atė nga ushqimi dhe epshet (gjatė ditės), ndaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Ndėrsa Kurani do tė thotė: Unė e ndalova atė nga gjumi i natės, ndaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Thotė: Atėherė u jepet lejė qė tė ndėrmjetėsojnė.”11

7. Agjėrimi ėshtė shlyerje dhe kompensim

Nga dobitė me tė cilat veēohet agjėrimi ėshtė se; Allahu e ka bėrė atė shlyerje dhe kompensim pėr atė qė rruan flokėt duke qenė se ėshtė muhrim (nė Haxh, gjė e cila nuk lejohet para therjes sė kurbaneve), pėr shkak tė ndonjė arsyeje si sėmundje apo dhimbje koke, dhe nuk ka mundėsi tė therė kurban. Apo pėr atė qė mbyt gabimisht ndonjė tė huaj (jomusliman) me kontratė (nė vendet islame). Po ashtu pėr thyerjen e zotimit, apo mbytjen e gjahut nė Ihram (me veshjet e haxhit), apo nė rastin e Dhiharit (thėnia gruas se ajo ėshtė si shpina e nėnės, me qėllim qė tė mos i afrohet asaj pėr marrėdhėnie intime). Kėto gjėra i gjen tė qarta nė ajetet qė vijojnė:

Allahu nė Kuran thotė: "Dhe i kryeni me pėrpikmėri Haxhin dhe Umren pėr Allahun. Por nėse keni pengesa pėr t’i plotėsuar ato, atėherė preni kurban sa tė mund ta pėrballoni dhe mos i rruani kokat tuaja deri sa kurbani tė mbėrrijė nė vendin e caktuar pėr t’u therė. Ndėrsa kushdo qė ėshtė i sėmurė apo ka plagė nė kokė, atėherė ai duhet tė paguajė shpėrblesė (Fidjeh), ose me agjėrim (tri ditė), ose duke dhėnė sadaka (lėmoshė, tė ushqejė gjashtė te varfėr), ose duke prerė kurban. Ndėrsa nė qoftė se jeni shėndoshė, pėr kėdo qė kryen Umrėn nė muajin e Haxhit para Hxhit (Haxhi-Tamatu apo Kiran) gjithėsecili duhet tė bėjė kurban aq sa tė ketė mundėsi, por nė qoftė se nuk gjen, atėherė duhet tė agjėrojė tri ditė gjatė Haxhit dhe shtatė ditė pas kthimit nė shtėpi, duke i bėrė ato gjithsej dhjetė ditė. Kjo mėnyrė ėshtė pėr atė tė cilit nuk i ndodhet familja brenda kufijve tė Xhamisė sė Shenjtė. Dhe kijeni frikė Allahun dhe dijeni se Allahu ėshtė i ashpėr nė ndėshkim." [El Bekare 196].

Allahu nė Kuran thotė: “Nuk shkon qė besimtari tė vrasė besimtarin, pėrveē nėse ndodh gabimisht. E kush e mbytė gabimisht; dhe nė kėtė rast, kushdo qė vret besimtarin pa dashje, urdhėrohet qė ai (vrasėsi) tė lirojė njė skllav besimtar dhe pėrmbushjen e pagesės sė gjakut e cila do t’i jepet familjes sė tė ndjerit, nė rast se ata nuk e falim atė. Nė rast se i ndjeri i takonte ndonje populli nė luftė me ju dhe ai ka qėnė besimtar, ju detyrohet lirimi i njė skllavi, nėrsa po tė ishte nga ndonjė popull me tė cilin ju keni marrėveshje bashkpunimi me njėri-tjetrin, atėherė duhet tė jepni pagesėn e gjakut familjes sė tij dhe nė tė njėjtėn kohė duhet tė lironi njė skllav besimtar. Ndėrsa kush nuk i ka mundėsit (pėr tė liruar skllavin si plotėsim tė pendimit), ai duhet tė agjėrojė dy muaj pandėrprerė pėr tė treguar pendim tek Allahu. Dhe Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithėditur mė i Urti Gjithėgjykues." [En Nisa 92].

Allahu nė Kuran thotė: "Allahu nuk do t’iu ndėshkojė ju pėr ato gjėra tė paqėllimshme nė betimet tuaja, por Ai do t’iu ndėshkojė pėr betimet me qėllim, dhe pėr tė shlyer njė betim (tė qėllimshėm), ushqeni dhjetė tė varfėr nė atė masė sa keni ushqyer edhe familjet tuaja, ose i vishni ata, ose ēlironi njė skllav. Por kushdo qė nuk mund ta pėrballojė kėtė, atėherė ai duhet tė agjėrojė tri ditė. Kjo ėshtė shlyerja pėr betimet e bėra dhe ruani betė tuaja. Kėshtu Allahu jua bėn tė qarta Ajetet e Tij qė tė mund tė bėheni mirėnjohės e falenderues”. [El Maide 89].

Allahu nė Kuran thotė: "O ju qė keni besuar! Mos e mbytni gjahun duke qenė se jeni nė Ihram (pėr Haxh apo Umre), dhe kushdo qė e mbyt atė me qėllim, dėnimi pėr tė ėshtė bėrja kurban e njė kafshe tė butė e sjellė nė Kabe, tė barazvlefshme me atė qė ai ka vrarė. Pėr kėtė ēėshtje gjykojnė dy burra tė drejtė nga mesi juaj; ose pėr shlyerje tė gjynahit, ai duhet tė ushqejė njerėz tė varfėr, ose sa i takon kėsaj me agjėrim, qė tė ndjejė peshėn e ndėshkimit tė veprės sė tij. Allahu e ka falur atė qė ka kaluar, por kushdo qė e bėn atė pėrsėri, Allahu do tė marrė shpagim prej tij. Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm, plotėsisht i Zoti pėr tė marrė shpagimin." [El Maide: 95]

Allahu nė Kuran thotė: “Ata tė cilėt i bėjnė tė paligjshme bashkėshortet e tyre (me dhihar), e pastaj zmbrapsen nga ajo qė kanė thėnė, janė tė obliguar qė para se tė prekin njėri-tjetrin, tė lirojnė njė skllav. Ky ėshtė qortim pėr ju, dhe Allahu ėshtė i Mirėnjohur pėr gjithēka qė ju punoni. Ai i cili nuk ka mundėsi (tė lirojė skllav), duhet tė agjėrojė dy muaj njėri pas tjetrit para se ata tė dy tė prekin njėri-tjetrin. E pėr atė i cili nuk ėshtė nė gjendje pėr kėtė, ai duhet tė ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr. Ky ėshtė njė urdhėr me qėllim qė ju tė keni besim tė plotė tek Allahu dhe tek i Dėrguari i Tij. Kėta janė kufijtė e vendosur nga Allahu. Dhe pėr mosbesimtarėt ėshtė ndėshkimi i dhimbshėm." [El Muxhadele: 3-4]

Po kėshtu, agjėrimi bashkohet me lėmoshėn pėr shlyerjen e sprovės sė burrit nė pasurinė, familjen dhe komshiun e tij.

Hudhejefe ibėn el Jeman (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Fitnen-Sprovat e burrit nė familjen, pasurinė dhe fqinjėt e tij i shlyen agjėrimi dhe lėmosha."12

8. Dera “Er Rajjan” e Xhenetit ėshtė pėr Agjėruesit

Sehėl ibėn Seadi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nė xhenet ėshtė njė derė e cila quhet er Rajjan. Nga ajo derė do tė hyjnė vetėm agjėruesit nė Ditėn e Gjykimit, dhe nuk hyn prej saj askush tjetėr. Kur ata tė hyjnė, ajo mbyllet dhe nuk hyn mė askush. [Kur ata tė hyjnė tė gjithė, ajo mbyllet. Kush hyn nė tė, do tė pijė (ujė a diēka tjetėr) dhe kush pi, nuk ka pėr t’u etur mė kurrė.]"13







P.S:
Fusnotat.

1.Parapritė.
2.Transmeton Buhariu ( 4/ 106) dhe Muslimi (1400); nga Ibėn Mesudi.


3.Transmeton Buhariu (6/ 35) dhe Muslimi (1153); nga Ebi Seid el Hudri. Teksti i pėrmendur ėshtė i Muslimit. Shtatėdhjetė pranvera: d.m.th. ecje 70 vite. Kėshtu ka thėnė Ibėn Haxheri nė "El Fet'h" (6/48)
4.Transmeton Ahmedi (3/241) dhe (3/296); nga Xhabiri, ndėrsa nė (4/22) e transmeton nga Uthman ibėn ebi el Asi. Ky hadith ėshtė i saktė.
5.Transmeton Tirmidhiu (1624); nga hadithi I Ebi Umametu, por nė senedin e tij ka butėsi (dobėsi), pasi qė El Velid ibėn Xhemil ėshtė i besueshėm por gabon. Megjithatė, ky hadith ėshtė pasuar nga hadithe tė tjera, siē ka ardhur "El Kebir" tė Taberanit: ( 8/ 260.274, 280); nga dy rrugė trasmetimesh; nga el Kasim; nga Ebi Umame.
Nė kėtė temė ka gjithashtu hadith edhe nga Ebi Dardai. Atė e ka transmetuar Tabarani nė "es Sagir": (1/273), por nė tė ka dobėsi.
Si pėrfundim, Hadithi ėshtė i saktė.
6.Transmeton Nesai (4/165), Ibėn Hibani (faqe 232) dhe Hakimi ( 1/321). Senedi i kėtij hadithi ėshtė i saktė.
7.Tė gjitha pikat qė kan nė fund kėtė yll, pėrfshihen nė Hadithin qė pėrmendet mė poshtė.
8.D.m.th. se ēdo vepėr ka shpėrblim tė kufizuar, pėrveē agjėrmit, shpėrblimi i tij ėshtė pa hesap, siē do tė ceket mė pas.
9.Ta thotė kėtė fjalė me zė tė dėgjueshėm, me qėllim qė ofenduesi apo sulmuesi tė tėrhiqet. Thuhet gjithashtu se kjo fjalė duhet thėnė pa zė, me qėllim qė tė ndalohet nga kthimi i ofendimit me ofendim, apo e sulmit me sulm. Por fjala e parė ėshtė mė e saktė dhe mė e qartė, pasi qė “thėnia” e pakufizuar me ndonjė cilėsi, nuk mund tė jetė veēse me gjuhė, ndėrsa thėnia me vete, pa zė, ėshtė e kufizuar. Njėsoj si fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!): “Allahu ia ka falur popullit tim ato qė thonė me vete (qė i mendojnė por nuk i veprojnė), pėrderisa nuk i shprehin apo nuk i veprojnė ato.” [Ky Hadith ėshtė Mutefekun alejhi]. Kėshtu na bėhet e qartė se “thėnia” e pakushtėzuar, nuk pėrdoret veēse pėr fjalėn e shprehur me gjuhė dhe zė, e Allahu e di mė mirė.
10.Transmeton Buhariu (4/88) dhe Muslimi (1151). Teksti i pėrmendur ėshtė i Buhariut.

11.Transmeton Ahmedi ( 6626), Hakimi (1/554), Ebu Naim (8/161); nga disa rrugė transmetimi; nga Jahja Ibėn Abdullah; nga Abdurrahman el Hubulij, nga Abdullah ibėn Amėr. Ky transmetim ėshtė i mirė.
Dobi: Ky hadith dhe tė tjera si ai, qė flasin pėr trupėzimin apo tė folurit e veprave tė njeriut, duhet tė besohen prerė pa asnjė pikė dyshimi, dhe pa ndonjė ndryshim tė domethėnies apo interpretim tė saj, pasi qė kjo ėshtė rruga e selefėve tanė tė sinqertė, e padyshim se kjo ėshtė rruga mė e paqshme, mė e ditur dhe mė e qėndrueshme (e saktė). Mjafton qė ajo ėshtė njė nga kushtet e besimit. Allahu i Lartėmadhėruar thotė: “Tė cilėt besojnė nė Gajbin- tė fshehtėn (qė ka lajmėruar Allahu), e falin namazin dhe japin (lėmoshė) nga ajo qė Ne i kemi furnizuar.” [El Bekare: 3].


12.Transmeton Buhariu (2/7) dhe Muslimi (144).
13.Transmeton Buhariu (4/95) dhe Muslimi (1152), dhe shtesa ndėrmjet kllapave tyransmetohet nga Ibėn Huzejme, nė “Sahihun” e tij (1903).


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė