Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-07, 13:51   #11
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ess-Selamun Alejkum

Allahu s.u.t ne gjdo krijese te Tij ka bere dallime , apo me mire te themi , i ka vequar ato nga tjerat , si PSH , nga Planetet e ka vequar Token dhe e ka bere te banueshme per tere njerzimin dhe ēka ka ne te .
Kurse prej banorve te Tokes e ka vequar Njeriun ...Te gjitha shtazet e adhurojne Ate ne menyren e vet ( kuptohet ne boten e tyre ) , kurse krijesa me emrin "Njeri" posedon vullnetin e plote te zgjedh , te jete Falenderues apo Mohues i Tij ..
Prej njerzimit , Allahu (s.u.t) i ka vequar te Derguarit e tij dhe Njerezit e devotshem te dashurit e Tij (evlijate) .
Prej Muajve ka vequar muajin e Ramazanit, i cili eshte muaji i nente i kalendarit Islamik (sipas henes),dhe eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kur'anit iu shpallen/zbriten Profetit Muhamed .
Prej Diteve e ka vequar diten Xhuma ( Premten ) , Kurse mbrenda dites eshte e vequar nje kohe , kur lutjet e besimtareve ( nese jane te sinqerta ) nuk kthehen mbrapshte dhe Allahu s.u.t iu pergjegjet atyre ..

Ne Muajin e Ramazanit besimtare jane te obliguar te agjerojne ,Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.

Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per ēdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė