Tema: Hundėza
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-01-08, 22:07   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hundėza

Hundėza, vendi i vendosjes sė ilirėve
Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tėrė lugina rrethohet nga male me lartėsi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr shembull: patate, bizele, kastraveca, grurė, misėr, elb, kajsi, dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorėt janė bujq (ar-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem mahnitės e madhėshtor taracash dhe vaditjeje pėr to. Kanalet kullues, qė lidhin dhe ushqejnė taracat me ujė quhen KULLSE. Njė mal ngjitur me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me kalimin e kohės; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtė).
Banorėt jetojnė nė harmoni tė plotė, kanė shėndet shumė tė mirė dhe rrojnė gjatė. Banorėt e Hundėzės janė tė gjatė, racė e bardhė dhe me flokė ngjyrė gėshtenjė. Banorėt e Hundėzės rrojnė 100-140 vjeē dhe nuk njohin ndonjė sėmundje, ēfardolloj qoftė. Njerėzit janė shumė mikpritės dhe ndihmues tė njėri tjetrit. Nuk ekziston ndonjė lloj krimi nė Hunza. Njė djalė i lindur ushqehet me gji pėr tre vjet, kurse njė vajzė pėr dy vjet dhe gjatė kėsaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanė marrėdhėnie. Nė Hunzė nuk ka ndarje tė ēifteve martesore.
Hundėzakėt, tradita tė njėjta me shqiptarėt e lashtė
Banorėt pėlqehen tė quhen Hundėzakė (Hunzakuts), e cila tingėllon saktė sipas shqipes. Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet, fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe me ngjyra tė quajtura KAMARBUNDE.
Veēan shtohet se pėr Vallen e spikatur Shqiptare tė Shpatave gjendet njė pikturė madhėshtore nė Vjenė e punuar nga njė piktor i famshėm austriak. Nė raste festimesh, mė tė vjetrit veshin pelerina leshi tė qėndisura, tė quajtura Ēuka. Kryetari i Hunzės e ka titullin “ MIR” (The Mir). Nė tetor bėhet festa e verės (pijes alkoolike). Gratė nuk janė tė mbuluara me perēe. Festa mė e rėndėsishme ėshtė festimi i Vitit tė Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt) qė festohet mė 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parė e vitit tė ri bie mė 21 mars. Nė njė ditė tė vetme tė dhjetorit organizohen tė gjitha martesat e vitit.
Zakonet shqiptare
Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė SHALVARE (shal–varė), ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė KAMISHE. Banorėt tregojnė histori se si ata janė ngulmuar aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh. Nuk ka insekte, pėrveē mizės sė zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk pėrdoret pėr t’u ngrėnė. Ata mund tė quhen 99 pėr qind vegjetarianė, sepse mishin e dhive tė egra e hanė me pakicė, vetėm nė dimėr. Nuk hanė qen, mace, pula apo bretkosa. Veēan, dr. Hofman vėrejti qė banorėt hanin shumė frutin e kajsisė dhe tulin e bėrthamės sė kajsisė; biles dhe aq yndyrė sa pėrdorin e nxjerrin nga tuli i bėrthamave tė kajsive. Shkrimi pėr hundėzakėt po mbyllet me tė fshehtat e jetėgjatėsisė sė tyre, qė janė pėrmbledhur si mė poshtė nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herė Hundėzėn. Sipas Hofman, hundėzakėt janė tė shėndetshėm dhe tė shplodhur. Jetojnė nė njė klimė tė mirė, ku mbizotėron ajri i pastėr. Hundėza ėshtė njė vend me tokė pjellore nė thellėsi. Kėta banorė kryejnė ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bėjnė gjum tė plotė dhe nė qetėsi absolute pėr tėrė natėn. Prirja e kėtyre banorėve ėshtė tė pijnė ujin qė rrjedh nga akullnajat. Preferojnė ēajin me rrėshirė shkėmbi qė e quajnė shėllir-jete. Hundėzakėt nuk kanė shqetėsime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithėra tė pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore tė pasheqerosura, pa dhjamėra dhe yndyrna. Tek ata mungojnė sėmundjet dhe kryejnė jashtėqitje tė trashė, tre herė nė ditė. Nuk e hanė mishin e derrit dhe janė pothuaj jomishngrėnės. Nuk e pinė kafenė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė