Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-08, 20:04   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Nė Perkujtim Tė Martirve Tė Flamurit 1911

Duke pėrfunduar kėtė shkrim pėrkujtimor nuk mund tė lė pa shėnuar edhe njė arritje tjetėr tė madhe (diplomatike), pas ngritjes sė flamurit, ku Perandoria Otomane qė po i dridhej toka nėn kėmbė u detyrua tė lėshojė pa masė nė kėrkesat e shqiptarėve tė Veriut. Madje duke iu premtuar mjaft investime qė bėnin bujė pėr kohėn, por qė edhe sot njė pjesė e tyre premtohen nga qeveritė post-komuniste. E kėto premtime (pėr investime) janė: ndėrtimi i hekurudhės Shkodėr-Tivar, drenazhimi e sistemimi i moēalishteve rreth Liqenit tė Shkodrės, sistemimi i vetė Liqenit tė Shkodrės, rregullimi i kufinjve etnikė me Malin e Zi, etj...
Gjithsesi kėto premtime ishin nė “kėmbim” tė pushimit tė kryengritjes tė vitit 1911, qė nė fakt “pushoi” pėrkohėsisht, pėr tė marrė pėrmasa mbarėkombėtare edhe nė ato treva qė deri atėherė ishin disi tė pėrgjumura. Ku si rrjedhojė e ngjarjeve tė vitit pasardhės u arrit tė ngrihen flamuj nė shumė krahina e qytete tė Shqipėrisė sė Mesme e tė Jugut, derisa mė 28 Nėntor 1912 u shpall Mvetėsia nė Vlorė, por qė gjithsesi “faturėn” mė tė rėndė e kish paguar Shqipėria e Veriut me nė krye Malėsinė e Madhe, ndėrsa pjesėt e tjera tė Shqipėrisė vinin shumė mė pas duke pėrsėritur tė papėrsėritshmen, ngritjen e Flamurit Kombėtar, qė pėr herė tė parė pas katėr shekujsh e gjysėm robėri Otomane u ngrit mė 6 Prill 1911, ku nė fakt kjo ėshtė data e vėrtetė e ngritjes sė Flamurit, e si rrjedhojė Festa e Flamurit Kombėtar...
Tashmė ne nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė shpreim keqardhjen tonė qė nuk kemi mundur tė sigurojmė listėn e plotė tė atyre qė derdhėn gjakun pėr Liri e Flamur, por qė mbetemi tė hapur pėr tė gjithė ata qė mund tė na ndihmojnė me emra dėshmorėsh e tė plagosurish... Gjithsesi kėtyre martirėve qė na sollėn Pranverėn e Flamurit u pushoftė shpirti nė paqe nė parajsėn qiellore, ndėrsa shqiptarėve kudo qė ndodhen u urojmė gėzuar Festėn e Flamurit, 6 Prillin (1911)...
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė