Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-05-09, 21:43   #2
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja e ministrit


vazhdim...




U lodha. U lėshova. Qeni vazhdonte ulėrimėn pas portės prej hekuri. Ku tė endesha? Ē’do bėnte im bir deri nesėr pa ndihmėn time? Po Endrin e vogėl, kush do ta ndihmonte pėr detyrėn e gjuhės? Fėrkova lekėt nė ēantė. Po tė kthehesha e tė vija tė nesėrmen, do shpenzoja. Po tė rrija nė ndonjė hotel, nuk kisha shumė parą. Njerėz nuk kisha nė Tiranė. As tė njohur tė vjetėr, as tė rinj. Pashė vendin rreth e rrotull. Bar dhe lėndinė e gjelbėr deri nė fund, ku fillonte rruga. Nė udhėkryq dallova kabinėn telefonike. Njė shitės ēikėrrimash ulur nė cep, mbante njė kartė. E mora dhe formova numrin e shtėpisė sime. Doli Endri.
- Alo?
- Endri?
- Ma’!
- Mami nuk vjen dot, nuk munda ta takoj. Do ta pres nesėr! Mos u bėni merak! Kujdes vėllanė!
E mbylla. Iku njė pesėqindshe. Mbetėn vetėm lekėt e rrugės sė kthimit. Goja mė ishte tharė. Ndjeja brymėn e bardhė deri te buzėt. Hidhėsirė. Nuk e shmangia dot. U enda kot mė kot, rrugėve deri sa pashė diellin tė thyhej nė perėndim. Bėra rrugėn e kthimit. U struka nė njė qoshe tė shkretė, ku ishte harruar njė gėmushė me bar e ferra. Ndoshta kthehej! Kėtu do rrija. Deri nesėr. Duhej. Pėr tim bir.
Merjemen do ta kishte marrė malli pėr mua. Pa e kuptuar, u mbėrtheva nga njė dremitje e ėmbėl dhe e butė. Sa e gjatė ishte kjo ditė. Po nata si do shtyhej? Frikė nuk kisha. As ftohtė. Ishte fund vere. Bėnte zagushi.
Njė zhurmė makine mė ngacmoi. Vezullonte e zeza nė tėrė kupolėn e saj. Frenoi para shtėpisė sė Merjemes. Instikti i hallit mė shtyu drejt saj. Njė burrė i gjatė, u vėrtit nė anėn tjetėr dhe hapi derėn. Doli. Ishte. Jo, nuk ishte Merjemja. Njė grua e hajthshme. Me flokė tė krehur bukur. Fustan mbremjeje tė gjatė. Dekolteja shkėlqente marramendshėm pas dritės sė makinės. Kėpucė tė larta. Ishte ajo. U nguta. I thirra:
-Merjeme! Memč!
Ajo u tremb. Bėri tė kthente kokėn. U step. Buzėqeshi prej largėsie. Unė e ndjeva. Doli njė burrė i fryrė prej makine. I shėndoshė. Veshur. Merjemja iu avit dhe e puthi nė buzė. Burri i kapi belin. E mbėshtolli. Kukurisje. Fashė drite qė fikej para syve tė mi. Vėshtroja. E pėrfshiu nė njė puthje tė ngutur. Hyri sėrish nė makinė.
- Merjeme! Merjeme! – isha afruar shumė. Me njė dorė vazhdoja tė fshija rrudhat e fustanit.
- Meri, ku do e lėmė pėr nesėr, shpirt!
Zėri i burrit nga brenda makinės mė shkundi. Mos jam ngatėrruar? Edhe mundet. Janė njėzetė e njė vite nė mes.
- Merjeme! Jam Lila!
Ajo u kthye vetėm pasi u sigurua qė makina iku.
- Lila! Ah, Lila Kostreni! Si je, Lila!- mė zgjati dorėn. Vetėm dorėn. Morrthi i vjetėr ishte mbuluar nga unaza pa fund. Largėsi kilometra mes nesh. Akullnajė. E ndjeva.
- Unė jam Meri tani, emri i vjetėr nuk shkon fare. Si je Lila? Po Dritėn e ke takuar? Je nė Tiranė me shtėpi? Sa mirė! Eja brenda! Flasim mė rehat!
Mė buēiti koka nga njė: “ Baba ēan dru. Nėnėn e lashė pa qejf. Lulja mund tė fejohet. Vėshtirė sa s’ka!”, por s’ishte as vendi, as koha pėr ta pyetur tani.
E folur e bukur. Veshur bukur. Meri. Tė gjitha kėto m’u ngatėrruan kur citofoni sėrish lėshoi njė avullnajė zėri nga brenda. Gishti tregues i Merjemes fshehur nė manikyr blu. Qeni e njohu. Nuk lehu. Dera u hap si me komandė dhe hymė brenda. Unė ndiqja hapat e saj. Shkallė pas shkalle. Derė pas dere. Xham pas xhami. Sallon pas salloni. Njė grua qėndronte nė mes tė shtėpisė. Priste.
- Na servir diēka, Marianė! Ēfarė preferon, Lila? Njė sheri? Njė vodkė me limon? Njė skoē mė mirė, tė mbledh! Me aromė portokalli! Edhe akull, Marianė!Ah, mė mirė njė xhoni! E ka sjellė Baēi nga Zvicra para dy javėsh. Provoje! Do tė pėlqejė!
-S’ka gjė, s’ka gjė! - U shova grimcė pas grimce. U ula duke mos e menduar thellėsinė nė njė kolltuk tė errėt. - Njė kafe, mjafton!”
Mariana, u zhduk pas njė dere xhamash. Merjemja u kthye nga unė.
- Pa hė, ē’na thua, e dashur! Sa kohė ka kaluar! Eh, rinia!
- Merjem….!Meri!…Memč, mė thuaj, tė gjitha tė tuat janė?
- Po, moj zemėr, tė miat! Baēi ėshtė ministėr tani. Besoj e di. Jemi rregulluar mirė. Jetė e lodhshme. Mbrėmje. Pritje. Pėrcjellje. Nuk ia dal dot. E kam kohėn gjithmonė mangut. Puna nė Presidencė mė ka dėrrmuar. Me pėrgjegjėsi. Mirė qė s’kam edhe ndonjė fėmijė ndėr kėmbė!
- Fėmijė! Ah, Memč, unė pėr kėtė kam ardhur. Kam njė hall! Ē’fėmijė keni?
- Dy djem, janė jashtė, studiojnė. Nuk kthehen. Janė mirė. Njėri nė Amerikė. Tjetri nė Suedi.
M’u kujtua Ani. U drodha. Malli mė turbulloi. Meraku. Ankthi.
- Merjeme, unė e kam njė hall tė madh!
Erdhėn pijet. Mora njė gotė. Me bisht tė gjatė. E vėshtirė pėr t’u pirė.
- Gėzuar, e dashur Lilė!
- Pėr tė mira, Merjeme! Gėzuar! Nė dasmė tė fėmijėve!
- Lila, e kam ndėrruar emrin. Meri, mė mirė, hė, si thua?
- Po, po! Shumė mirė!- u turpėrova dhe ula sytė sikur tė kisha vjedhur vėshtrimin e Merjemes para njėzetė vjetėsh.
- E kam njė hall, motėr! Im bir, Ani, pas njė aksidenti, ka dėrrmuar kockėn. Njė operacion jashtė e shpėton. Nuk di ku tė trokas pėr njė vizė. Pėr njė rekomandim. Pėr ca parą.
- Ah, kėta djemtė e sotėm! Po pse i jep makinės ashtu, xhanėm! Mos tė pi gjė, Lila? Bjeri prapa!
- Merjeme, -zėri im u zemėrua nė ēast, - e pėrplasi njė makinė, kur kthehej nga shkolla. Ani im nuk pi!- dhe pėrplasa gotėn me bisht tė gjatė mbi xhamin e tavolinės. Trokėllimė. Marjana dėgjonte nga njė kėshtjellė me gota, pije e xhama verbues nė kėnd tė sallonit tė madh.








__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė