Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-07, 00:18   #3
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Moter: A e deshiron lumturine?

Moter: A e deshiron lumturine?


A e deshiron lumturine? A e deshiron qetesine? A e deshiron sigurine dhe vendosmerine? A i deshiron te gjitha keto ne kete dynja apo ne ahiret? E gjithe lumturia, motra ime muslimane, gjendet ne bindjen ndaj Allahut dhe pasimin e menhexhit te Tij dhe pasimin e rruges se te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te.

I Lartesuari thote: “. . . Kush e respekton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai ka arritur nje sukses te madh.” (Ahzab: 71)
Ndersa, hidherimi dhe fatkeqesia eshte ne kundershtimin e Allahut dhe mospasimin e menhexhit te Tij dhe rruges se te Derguarit te Tij.
I Lartesuari ka thene: “… E kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes.” (Ahzab: 36)

Motra ime muslimane:
Me nje ze terheqes dhe me fjale keshilluese te bej thirrje qe t'i frikesohesh Allahut te Lartesuar, gjthashtu te bej thirrje edhe nje here tjeter qe ta falenderosh Allahun i Cili te ka begatuar me te gjitha keto dhunti, si: Imanin dhe Kur'anin. Te ka nderuar, te ka pastruar dhe ta ka ngritur lart poziten tende. Nuk ngrihet pozita e gruas ne cfaredo hije pervecse nen hijen e Islamit. Dhe jo vetem kaq, Ai te ka vecuar me rregulla te shumta ne librin e Tij Famelarte. Femra para Islamit ka qene e pavlere, e nencmuar para shoqerise, para familjes, e madje edhe para prinderve te saj. Nganjehere ajo eshte konsideruar si kafshe dhe bile eshte preferuar kafsha ndaj asaj.

Ti motra ime muslimane nuk e gjen lumturine tende vetem se ne fene Islame. Prandaj, permbaju asaj dhe degjoje fjalen e Allahut i Cili na e tregon te kaluaren. Kujtoje ate gjithmone ne menyre qe ta falenderosh Allahun per dhuntine ne te cilen gjendesh. Allahu i Lartesuar thote: “Kur ndonjeri prej tyre lajmerohet me (lindjen) vajze, fytyra e tij prishet dhe behet plot mllef.”“Fshihet prej njerezve, per shkak te asaj te keqeje me te cilen u lajmerua (e konsideron bela, e jo dhurate prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbaje ate, ashtu i perulur, apo do ta mbuloje ate (te gjalle) ne dhe…” (En Nahl: 59, 60)

Ne kohen e xhahilijetit (para Islamit) i mbysnin vajzat dhe nganjehere i varrosnin te gjalla ne dhe deri sa erdhi Islami si meshire per mbare boten dhe porositi qe te edukohen vajzat dhe te mbikeqyren dhe kush e ben kete do te kete shperblim te madh.

Falenderoje Allahun, oj moter e Islamit, i Cili te ka udhezuar ne kete fe, te ka nderuar dhe ta ka ngritur lart vleren tende me kete fe, nderkohe qe shume prej femrave te botes jane te devijuara. Kapu per litarin e forte te Allahut sepse eshte nje prej shtyllave te fese dhe dije se te pret denimi i Allahut nese nuk i nenshtrohesh Atij, nuk ndalohesh ne kufijte e Tij dhe nuk permbahesh prej ndalesave te Tij.

Motra ime muslimane: Armiqte e tu jane te shumte dhe deshirojne qe te shfrytezojne ty per ta shkaterruar turpin dhe fene. Ata mund te jene edhe prej atyre qe i perkasin fese tende.

Disa thone: Nuk perparon gjendja e lindjes perderisa femra nuk e heq mbulesen e saj dhe me te ta mbuloje Kur'anin Famelarte! Ata me kete deshirojne qe te te hedhin ne hidherim dhe plogeshti, te bejne thirrje per ne Xhehenem. Nese iu pergjigjesh, te hedhin ne te. Ata deshirojne qe te jesh e pamoralshme, lavire, e pambuluar. Allahu te ruajte! Te presin me padurim qe ti ta heqesh mbulesen, t'i largohesh imanit, turpit dhe pastertise dhe me pas t'i lesh obligimet e tjera. Vetem atehere do te stabilizohen ata. Ata luajne me ty si femijet me top dhe ashtu sic luajne me qenin e ngordhur. Allahu te ruajte prej tyre!

Motra ime muslimane: Cili eshte qendrimi yt ndaj tyre? Qendrimi yt ndaj tyre duhet te jete kapja per fene e Allahut, ndalimi te kufijte e Allahut dhe mospergjigjja atyre.

Injoroji ata duke mos u kthyer nga ata dhe duke mos ua vene veshin fjaleve te tyre. Leri te vlojne nga inati dhe ti permbaju fese, turpit dhe mbuleses.

Motra ime muslimane: Disa nga grate mendojne se zbulim konsiderohet vetem zbulimi i trupit. Jo, zbulim nuk konsiderohet vetem kjo. Zbulim konsiderohet edhe veshja e rrobave te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme, veshja e pantallonave, parfumosja kur del perjashta, ne vendet ku ka burra.

A nuk e ke degjuar thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te – ku ka thene: “Dy lloje prej banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka permendur: " . . . dhe ato gra te veshura por ne realitet te zhveshura, qe vishen shkurt dhe ngusht qe t'u duken pjeset e trupit dhe ato gra qe perdridhen dhe i kane kokat e tyre si te deveve, nuk do te hyjne ne Xhenet dhe nuk do ta ndiejne eren e Xhenetit edhe pse aroma e tij ndihet nga nje largesi e madhe.” {Muslimi}
Kane thene dijetaret: Fjalia - “te veshura por ne realitet te zhveshura”, nenkupton ato femra te cilat veshin rrobe por rrobat e tyre jane te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme ose qe nuk e mbulojne gjithe trupin.

Motra ime muslimane: A pranon qe te jesh prej banoreve te zjarrit? A pranon qe te veshesh veshje e cila ta zbulon turpin?
A deshiron qe te jesh si ajo varesja e rrobave ku ne ty varen vetem te poshterit dhe te pamoralshmit?
Jo, oj vajze e Islamit, nuk mendoj se e pranon kete edhe pse kjo kerkohet prej teje.

Motra ime muslimane: Feja islame eshte kala mbrojtese e paster, ta mbron karakterin dhe nderin tend, te urdheron qe te mbulohesh dhe ta ruash turpin. Kur t'i lesh keta urdhera je afer denimit te Allahut ne ahiret ndersa ne kete dynja je synim i ujqve njerezore te cilet deshirojne qe ta marrin nderin tend me te cilin krenohesh. Largohu prej kesaj, para se te vije dita dhe t'i biesh pishmanit! Disa prej motrave, Allahu i udhezofte, i jane pergjigjur thirrjes se tyre.

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė