Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-07, 00:20   #4
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Motra ime muslimane:

Oj ti, e cila ke besuar ne Allahun,
Oj ti, e cila i je perulur Allahut,
Oj ti, e cila je mbuluar me perden e Allahut,
Kujdes, kujdes nga rreshqitja se rreshqitja do te jete ne zjarr.
Kujdes, kujdes nga perngjasimi me jobesimtaret se kush i perngjan nje populli eshte prej tyre . . .

Ti moter muslimane, je e vlefshme, e ndershme, e delire. E vlefshme me Kur'anin, e ndershme me imanin dhe e paster me zbatimin e fese Islame. Si e krahason te qenurit me vlere dhe e pavlere? Si e krahason te ndershmen me prosituten? Si e krahason pastertine me ndytesine?

Motra ime muslimane: Ne, pasha Allahun, habitemi prej femrave te cilat e degjojne thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . ." (Hadith) dhe vazhdojne me veshjen e rrobave te ngushta e te tejdukshme duke zbuluar pjeset e trupit.

Oj moter muslimane, falese dhe perulese, oj ti e cila e ke perulur koken per te Perhershmin dhe te Perjetshmin, a nuk te mjafton permbajtja e hadithit te lartpermendur te te Derguarit te Allahut: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh. . ." Pasha Allahun, ai eshte nje kercenim i madh dhe ka permbajtje te dhembshme dhe sikur te hedhet mbi kodrat do t'i shkrinte. A ka gje me te madhe se privimi nga Xheneti e begatshem dhe qendrimi ne shkallen me te ulet ne zjarr.

Motra ime muslimane: Frikesoju Allahut, ngrihu dhe veproje ate cfare ta ka obliguar Ai dhe nese e ke zemren e forte e te ashper kujtoje vdekjen te ciles nuk mund t'i shmangesh. Allahu i Lartesuar thote: “Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet ne Xhenet, ai ka arritur shpetim e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.” (Ali Imran: 185)

Kujtoje oj robereshe e Allahut diten kur do te vendosesh ne varr, ne ate grope te ngushte, te erresuar dhe te shemtuar.
Kujtoje, kur te fryhet ne sur dhe kur te mblidhesh me krijesat, kembezbathur dhe e zhveshur, e hutuar, dielli eshte afer teje nje milje, kur te thirret emri para krijesave per t'u llogaritur, si do te jete gjendja jote oj robereshe e Allahut? Ku eshte gatishmeria jote oj ti e hutuar? Sa mekate dhe te meta te jane shenuar ne librin tend? A do te bejne dobi ne ate moment bukuria dhe modelet? A do te bejne dobi muzika, telenovelat, filmat dhe revistat? A do te bejne dobi xhevahiret dhe stolite? Jo, pasha Allahun, nuk do te bejne dobi asnje prej tyre. Ajo qe do te beje dobi ne kete situate jane sevapet dhe punet e mira pas meshires se Zotit te tokes dhe qiejve.

Frikesoju Allahut oj vajze e Islamit.
Frikesoju Allahut oj ti e cila del tregjeve e zbuluar!
Frikesoju Allahut oj ti e cila e vesh hixhabin per bukuri dhe jo per t'u mbuluar me te!
Frikesoju Allahut oj ti e cila perzihesh me burrat!
Frikesoju Allahut oj ti e cila del e parfumosur ne tregje dhe rrugeve!
Frikesoju Allahut oj ti e cila vetmohesh me burra te huaj! “Nuk vetmohet burri me gruan vetem se i treti eshte shejtani.”


Frikesoju Allahut oj ti e cila i edukon femijet e tu me edukate jo te mire, nuk ua kujton bindjen ndaj Allahut dhe madherimin ndaj Tij dhe nuk i nxit ne ate qe ju ben dobi ne dynja dhe ne ahiret!
Frikesoju Allahut dhe ruaje veten tende qe te mos jesh kukull ne doren e atyre qe e kane besimin e dobet!
Frikesoju Allahut dhe ktheju udhezimit para se te vije dita ne te cilen do te permbysen zemrat dhe shikimet! Dije se denimi i Allahut eshte sh

Sikur kodrat te hidheshin ne kete zjarr do te shkriheshin nga nxehtesia e madhe. Oj ti, e dobet, ku je ne krahasim me keto kodra? Ti e duron urine dhe etjen, i duron fatkeqesite, por pasha Allahun, pos te cilit nuk ka Zot tjeter, nuk mund ta durosh zjarrin. He pra, shpetoje veten tende nga zjarri para se te behet vone dhe beje te ditur se dynjaja eshte kalimtare ndersa ahireti eshte i perjetshem, veprimi i turpshem eshte i madh per te paret dhe per te fundit.
Frikesoju Allahut, e edhe nje here frikesoju Allahut, oj robereshe e Allahut!
Allahu te ndihmofte ne ate qe e don Ai dhe kenaqet me te dhe inshallah te ben dobi kjo qe e lexon dhe degjon dhe behet argument per ty dhe jo kunder teje!

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė