Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-08, 13:42   #15
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A mendoni se kemi nje gjuhe me nje te ardhme?

Ja edhe njė, nga shumė arsyet pse gjuha Shqipe do tė ketė njė tė ardhme tė ndritshme.




Shqipja e vjetėr: Ndikim i gjallė i njė gjuhe tė vdekur?





Shqipja e vjetėr ka ushtruar njė ndikim tė madh ndaj gjuhėve ballkanike. Kjo ėshtė teza kryesore e njė projekti tė dy linguistėve vjenezė, qė po financohet nga Fondi austriak pėr Shkencėn.


"Kėrkojmė shitės me njohuri tė gjuhės serbe, hungareze, rumune dhe gjermane!" - njė afishe e zakonshme kjo nė qytetin Vėrshac tė Vojvodinės nė Serbi, nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar. Asokohe njohja e gjuhėve tė ndryshme ishte parakusht mbijetese. Linguisti vjenez Shtefan Shumaher (Stefan Schumacher) e sjell kėtė si shembull pėr tė treguar, se komunikimi gjuhėsor mes fqinjėve nė Ballkan, nė kohėrat e mėparshme ka qenė shumė i gjallė.
"Ne mendojmė se rrethana tė ngjashme kanė sunduar edhe nė tė gjithė Ballkanin, pra qė njerėzit kanė pėrdorur mė shumė se njė gjuhė brenda njė dite pėr tė komunikuar me tė tjerėt", thotė Shumaher nė njė intervistė me Deutsche Wellen. Pėr tė mėsuar mė shumė se si shqipja ka ndikuar ndaj gjuhėve tjera tė Ballkanit doktori i shkencave linguistike ka filluar nė vitin 2006 njė studim tre vjeēar pėr shqipen e vjetėr, sė bashku me kolegun e tij, albanologun Joachim Matzinger. "Joachim Matzinger dhe unė jemi marrė me shqipen prej shumė kohėsh. Shumė shpejt kuptuam se kushdo qė merret me kėtė i bazon gjykimet pėr shqipen dhe historinė e saj tek gjuha e sotme moderne. Ne e dinim se qysh nga shekulli i 16-tė e kėtej ekziston njė korpus i madh letrar, i cili duhet studiuar me themel", thotė Shumaher mė tej.
Si bazė pėr kėtė studim, shėrbejnė kryesisht, shkrimet e shekullit tė 15 dhe 16, studimi i tė cilave nė periudhėn e komunizmit nuk arriti tė bėhej i plotė, edhe pėr faktin se ato kishin pėrmbajtje fetare. Shumaher ka analizuar deri tani afro 60 pėr qind tė Pjetėr Bogdanit, ndėrsa Matzinger po merret me Budin. Bartja e ndikimeve gjuhėsore mendohet tė ketė ndodhur pėrmes barinjve shtegtarė si dhe pėrmes latinishtes.


Ndikimi i shqipes i konsiderueshėm
Qysh tani ata kanė vėnė re, se shqipja e vjetėr, e cila mendohet tė jetė tė paktėn 2500 vjeēare, ka pasur njė ndikim tė madh nė zhvillimin e gjuhėve ballkanike. "Kjo vihet re qartė tek rumanishtja, e cila ėshtė shumė mė ndryshe nga gjuhėt e tjera romane dhe megjithatė ka disa veēori qė janė tipike edhe pėr shqipen e sotme. Kėshtu pėr shembull qė nyja bashkangjitet nė fund tė foljes, ndėrkohė qė tė gjitha gjuhėt e tjera romane e vėnė atė nė fillim, sqaron Shumaher.
Bardhyl Demiraj, profesor i albanologjisė nė Universitetin e Mynihut, ka qenė referenti i parė i projektit dhe ėshtė i gėzuar qė ky projekt po mbėshtetet edhe nga Fondi pėr Shkencėn, institucioni qendror i Austrisė pėr financimin e studimeve bazė. "Shtefan Shumaher ėshtė njė indoeuropianist i njohur, por ndėrkohė po bėn emėr edhe nė albanologji si edhe nė disa fusha tė tjera tė shkencave historike e gjuhėsore. Ai ėshtė njė njohės shumė i mirė edhe i gjuhėve rrėnoja tė Evropės Qendrore dhe nė veri tė Ballkanit. Ndėrkohė qė Matzinger ėshtė mė i ri, ėshtė njė albanolog i mirėfilltė, i cili ka botuar mbi 25 artikuj", vlerėson Profesor Demiraj.
Studiuesit po pėrdorin jo vetėm njė bazė tė re materiale, por edhe metodat mė tė reja tė indoevropianistikės, vlerėson Demiraj. Njė rezultat i kėtij projekti pritet tė jetė njė fjalor me foljet e shqipes sė vjetėr. Dy studiuesit austriakė pritet tė japin njė ndihmesė tė ēmuar nė studimet albanologjike, duke i qendruar kėshtu besnikė traditės austriake nė kėtė lėmi, gurin e parė tė sė cilės e vuri po nė Vjenė, profesor Norbert Jokl, rreth 100 vjet mė parė.


Anila Shuka
DW-Shqip
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė