Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:54   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SIGURIMI I SHTETIT

Sigurimi i shtetit qėndronte mbi tė gjitha. Ai bėnte edhe shiun, edhe diellin nė Shqipėri. Ai qe maja e shpatės sė diktaturės dhe unė qė aty fillova tė pėrbuz jetėn, kur pashė se ajo qe nė duart e njė bande kriminelėsh. Pėr tė treguar kėtė, nėnkryetari ulėrinte: "Ne jemi Perėndi! Perėndi ! Perėndi !…" dhe dilte nga vetja duke goditur pa parė se ku. Kur menduan se koha e "pėrpunimit psikologjik" kishte mbaruar, d.m.th. ma kishin "thyer hundėn", mė kishin mėsuar se pa pėrkrahjen e tyre jeta e ēdo njeriu qe njė hiē, bile mė keq, atėherė e ndėrruan qėndrimin. Njė mėngjes nuk mė goditėn mė. Rrinin shtrirė nėpėr shezlonė duke lexuar secili nga njė roman, ndėrsa unė nė kėmbė, i lidhur nė duar me hekura, prisja shpėrthimin e papritur tė rrufesė. Mirėpo dy prej tyre u larguan, kurse i treti qė mė njihte, se kishte punuar si "operativ" nė zonėn ku unė kisha qėnė mėsues, me zė tė "butė" e "dashamirės" qė m'u duk si njė fėrshėllimė gjarpėri, mė kėrkoi t'i shpjegoja unė arsyen pėrse mė mbanin tė fshehur nga sytė e njerėzisė. U shtira aq shumė nga neveria sikur nuk kuptoja, sa u detyrua tė mė thotė haptazi se gjoja duke pasur pėr mua njė opinion tė mirė, i qėnkėsh lutur Kryesisė sė Degės sė Sigurimit tė mos mė hidhnin poshtė, mbasi, si njeri i zgjuar unė mund t'u bėhesha i dobishėm, pa qėnė nevoja tė ndėshkohesha me burg. Kėrkohej nga unė diēka e "vogėl", gadishmėria pėr tė bashkėpunuar me Sigurimin e Shtetit. Dhe si pėr t'i dhėnė prestigj kėsaj detyre tė ndyrė, mė tha se pėr kėtė qe nė dijeni edhe ish ministri i brendshėm, Kadri Hazbiu, i cili bile, po priste pėrgjigjen time nė telefon. Natyrisht, kėto nuk i tha menjėherė, por i nxori njė nga njė si duke u menduar, i detyruar edhe nga roli i naivit qė mua m'u desh tė luaja. U revoltua, kur i thashė pa takt se e kishin adresuar gabim tek unė mbasi vuaja nga kompleksi i fajėsisė dhe njė mani e fshehtė persekutimi, se kjo punė do tė mė mbyllte shumė shpejt nė psikiatri, a do tė mė shpinte nė vetvrasje. Kjo u muar si tallje dhe pa ardhur mirė tė tjerėt nė dhomė filluan goditjet, veē kėtė radhė me sharje qė nuk m'i kish zėnė ndonjėherė veshi. Mes shkelmash dėgjoheshin britmat e tyre: "Po ne ē'jemi, more qen bir qeni"!

Dhe mė kthyen nė Berat, qytetin tim tė lindjes, ku nisėn njė sistem tjetėr torturash me qėllim qė unė tė detyrohesha tė pranoja "akuzėn" qė e kishin vetėformuluar pa fakte.

Njė krevat hekuri, duke e tėrhequr zvarrė prej tyre 24 orė nė ditė nė ēimenton e tavanit tė birucės sime, krijonte ca zhurma tė padurueshme, kurse tre policė qė ndėrronin njėri-tjetrin ēdo tetė orė, mė kontrollonin lėvizjet qė nga sporteli i derės sė birucės, tė mbyllur me dy palė hekura. Dhe, meqė nuk e kishin humbur shpresėn e ndonjė "kthese" tė papritur, mė ruanin akoma nga sytė e njerėzve, sa edhe nė banjė natėn mė shpinin tė mbuluar me batanie.

Nė mesnatė "bishat" ishin mbledbur si njė kope nė dhomė, ku unė u futa i lidhur dhe i shoqėruar nga njė polic. Tentova tė bėj njė mbrojtje tė tillė qė do t'i detyronte tė kuptonin se, edhe sikur pa dashje tė kisha bėrė ndonjė gabim, kisha pasur njėmijė arsye qė mė detyronin, por Kryetari i Degės, qė mė kish thirrur tė jepte vendimin tha: "Ē't'i bės zemėrgjerėsisė sė Partisė, pasi personalisht do tė tė hapja kafkėn me bisturi dhe do tė t'i haja trutė me kripė! Ne tė treguam dritėn, ti zgjodhe errėsirėn"!. Dhe lėshoi kundėr meje njė sharje qė nuk do tė shkonte as nė gojėn e njė rrugaēi.

Pastaj nisėn hetuesinė e zakonshme, gjoja pėr vėrtetimin e "akuzės". Ata s'kishin nevojė pėr njė tė tillė, sepse fajėsitė tona ishin prodhime tė fantazisė sė tyre tė sėmurė. Ata mund tė thurnin disa "akuza" nė ditė pa pasur nė dorė asnjė fakt, pale sikur tė rrėmbenin ndonjė pohim sado tė vogėl nga i pandehuri. Ata ishin manipulatorėt dhe kombinuesit mė tė paturpshėm tė proēeseve hetimore qė ka njohur historia.

Pa mė bėrė as pyetjen e parė rreth "fajėsisė" sime, mė komunikuan se kishin marrė vendim tė mė dėnonin me dhjetė vjet burg. Dhe, kur nėnkryetari lexoi habi nė sytė e mi, u ēorr me sa zė qė kish: "Ne kemi disa shkopinj haleje qė i quajmė gjykatė popullore, tė cilėt do t'i urdhėrojmė tė tė japin njė "dhjeēe". Dhe thoshte tė vėrtetėn, sepse giyqi im qe tamam njė komedi me pėrmasa qesharake me qėllim qė dėnimi tė dukej i mėshirshėm. Pohimi i tė pandehurit lipsej vetėm pėr tė inskenuar njė giyq propagandistik, i cili tė "justifikonte" terrorin qė ushtrohej mbi popullin ēdo ditė. Asnjė interesim qė deponimet e dėshmitarėve tė akuzės tė ishin tė vėrteta. Shpifia nė praktikėn e punės sė hetuesisė quhej art profesional.

Kur njė agjent i solli hetuesit qė po merrej me mua njė anekdotė qė e kish treguar personi qė ndiqej prej tyre dhe me zė tė ulėt i tha se ajo nuk tingėllonte reaksionare, ai e pa me habi dhe i tha i kėnaqur me veten: "I vė unė njė "kokė" (hyrje) anekdotės qė tė tingėllojė ultra armiqėsore"! Dhe e falenderoi pėr shėrbimin. Me dhunė a me dinakėri ata pėrpiqeshin t'i shkėpusnin viktimės pa pėrvojė njė tingull, njė fjalėzė qė tė ndėrtonin pastaj me tė njė deklaratė tė tėrė. Njė deklaratė kundėr vetė viktimės, a kundėr vėllait tė tij. Kėshtu kryhej njė vdekje morale dhe lindte vėllavrasia. Dhuna dilte me duar tė pastra para historisė dhe krimi merrte pėrmasat e njė reaksioni zinxhir, pasi viktimat suleshin kundėr viktimave, ndėrsa "timonierėt" ndėrhynin vetėm pėr tė vendosur "drejtėsinė".
Sa njerėz tė mashtruar prej tyre kanė prerė damarėt e duarve, o nėpėr kampe janė hedhur nė tela pėr t'u vrarė nga rojet, nga qė pa e ditur e kanė parė veten nė njė pozicion tė poshtėr?...

Por kish edhe njerėz qė pėr kallzimet e tyre shpėrbleheshin dhe pėr kėtė mburreshin; tė degraduarit. Kėta ishin njerėzit me vese, tė cilėve Sigurimi ua falte krimet pėr "shėrbime speciale", ambiciozėt qė, tė goditur nga diktatura, nuk duronin humbjen e privilegjeve dhe kėrkonin me ēdo kusht njė vend tė pamerituar, ata me karakter tė dobėt qė nuk u rezistonin presioneve tė ndryshme, etj..

Tė gjithė kėta u pėrcollėn 50 vjet tė pėrbuzur nė arkivolin e turpit edhe prej atyre qė i shfrytėzonin. Veēse tė gjithė kėta qenė njė makth i vėrtetė pėr njerėzit e ndershėm, tė cilėt edhe kur nuk binin pre e ligėsisė sė tyre, i ndjenin si njė hije qė i ndiqte pas pėr t'i bėrė tė ngjashėm me veten. Vesi kurrė nuk pajtohet me virtytin.

Hetuesia pėr Sigurimin Shqiptar nuk pėrbėnte aspak atė luftė njerėzore tė drejtėsisė pėr tė shpėtuar njeriun, pėr tė flakur frymėn e krimbit dhe pėr tė ruajtur tė pastėr ndėrgjegjen qytetare tė shtetasve, qė ata me pėrgjegjėsi tė kryejnė gjithė detyrimet ndaj shoqėrisė. Hetuesia e Sigurimit synonte shkatėrrimin e personalitetit tė njeriut. Komunistėt nuk mendonin pėr tė ardhmen e kombit, por pėr tė ardhmen e tyre. Ata i tmerronte ndėshkimi qė morėn nė Indonezi dhe Hungarinė e pėrgjakur dhe gjithė kohėn e ushqyen veten me ndjenjėn e njė hakmarrjeje tė verbėr. Njė tjetėr paradoks: Hakmarrės ndaj "viktimave" tė tyre. Por pėr tė ruajtur fomėn e jashtme, fasadėn e "harmonisė" dhe "lumturisė", hakmarrja e tyre ndiqte rrugė aq tė liga, sa zhdukja fizike shpesh do tė ishte njė nder qė do t'u bėhej viktimave. S'ka poshtėrsi qė unė do ta bėja, po tė mė thosh Partia - u shpreh njė prokuror nė njė mbledhje lagjeje pėr tė treguar devotshmėrinė e tij dhe bindjen se Partia Komuniste ishte mishėrimi i drejtėsisė dhe i sė mirės.

Mė nė fėnd hetuesia duhej tė "vėrtetonte" se kundėrshtarėt e diktaturės ishin pjella e keqe e kombit, prandaj cilėsoheshin "armiq tė popullit".
Me akuza tė paqėna dhe dėshmitarė tė rremė zhvilloheshin me solemnitet gjyqe ushtarake pėr t'i treguar popullit se si duhej tė kyēte gojėn dhe tė mos mendonte pėr njė jetė mė tė mirė. Hetuesia, nėn kthetrat e Sigurimit qe ai aparat gjigand i specializuar, me tė cilin injoranca dhe mediokriteti mė i zymtė i zinin pritė kulturės sė vėrtetė dhe artit, qė tė trembur tė hynin nė vathėn e uniformizmit dhe t'i shėrbenin pushtetit diktatorial.
Sigurimi i kishte shtrirė kthetrat nė ēdo qelizė tė shoqėrisė dhe kish paralizuar mendimin dhe veprimin e njerėzve duke i kthyer nė robotė. Duke qėnė syri dhe veshi i Partisė, ai gjurmonte kėdo, i nisur nga motoja: "Beso dhe kontrollo".

Shefat e kuadrit ishin tiranėt e ti tė vegjėl; dora e tij qė bėnte ligjin nė ēdo qendėr pune, a institucion nėpėrmjet "karakteristikės" qė u hartonte punonjėsve. Ata tė zbrisnin nga kategoria profesionale me mekanizmin e vendeve tė punės, tė ngrinin nė pėrgjegjėsi me anė tė gjoja aftėsive tė tua, organizuese, tė pushonin nga puna, o aprovonin dekorimet, bėnin demaskime publike, a jepnin shpėrblime etj. tė gjitha duke u nisur nga parimi mė i lartė qė udhėhiqte jeten nė socializėm: Politika nė plan tė parė, e cila, e zbėrthyer nė qėllimin e saj final do tė thotė besnikėri ndaj ēėshtjes sė Partisė, ose shkurt spiunim.

Spiunimi ishte ai alarm i fshehtė qė i duhej dhėnė kėsaj shoqėrie tė sėmure qė nga lindja e saj pėr tė ndalur proēesin e natyrshėm tė shpėrbėrjes. Komunistėt u pėrpoqėn qė kėtė alarm ta siguronin duke e bėrė spiunimin njė ves tė shoqėrisė. Por ky ves ndoshta shpejtoi proēesin e dekompozimit, mbasi preku edhe ata qė bėnin ligjin dhe ushtronin dhunėn. Syri dhe veshi i Partisė kontrollonte fejesat dhe miqėsitė, dasmat dhe kėngėt, veshjet dhe shijet,dramat dhe filmat, biografitė e fėmijėve nė shkolla qė do tė dilnin nė stendat e tė dalluarėve dhe bisedat e anėtarėve tė KQ, pushtetin, partinė, madje edhe vetė Sigurimin.

Nė ēdo gjė misterioze qe dora e Sigurimit, prandaj njerėzit nuk bisedonin pėr asgjė tjetėr veē rezultateve tė ndeshjeve sportive dhe shėndetin e njeri-tjetrit.
Sigurimi shqiptar vuante nga mania e persekutimit, siē vuante lideri i Partisė, Enver Hoxha. Ai qe thika e kėtij banditi dhe dora e tij e zezė. Ai qe burimi i ēdo ankthi e pasigurie qė e bėri azmatike Shqipėrinė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė