Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:54   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GJYQI

Dėshmitarė tė akuzės nxorėn kolegėt e mi qė nuk pranuan tė mė largonin nga arsimi, duke lėshuar edhe atė karakteristikė pune dhe qėndrimi, me tė cilėn njė njė tjetėr nė vendin tim, mund edhe tė dekorohej. Por me ballafaqimin me mua nė hetuesi thanė shpifje aq tė turpshme, sa duhet tė kenė ndenjur shumė kohė pėr t'i mėsuar pėrmendėsh, pasi mė paraqitėn edhe si kriminel qė ėndėrroja tė therja komunistė me thikė.

Nė fund hetuesi mė pyeti nė kisha njeri qė doja tė mė mbronte nė gjyq, pasi kėtė tė drejtė ma jepte ligja dhe, kur unė i thashė qė s'kisha, qeshi me tė madhe, i kėnaqur qė isha i bindur se pėrballė Sigurimit nuk kish forcė qė mund tė tė mbronte.

Megjithėse ishin tė sigurt qė kisha njė natyrė aspak agresive, nė gjyq, pasi mė lidhėn me hekura, mė shpunė tė shoqėruar me shefin e policisė dhe dy policė tė armatosur me pistoleta dhe pushkė, tamam sikur tė isha njė terrorist i rrezikshėm.

Brendia e akuzės duhej tė ishte nė harmoni me inskenimin e gjyqit. Duke iu drejtuar pak sedrės sime tė sėmurė qė e zgjuar papritur nga ndonjė fyerje dhe e revoltuar mund t'u prishte punė, "shkopinjtė" qenė porositur tė procedonin nė gjyq "butė" me mua, kurse unė qė e dija tashmė se do tė dėnohesha me maksimumin e nenit tė agjitacionit, e pranova qė nė fillim nė heshtje, platformėn e kėsaj komedie, bile duke mos kundėrshtuar ndonjė fakt qė mund tė ish i pranueshėm pėr kėdo, me qėllim qė masa e dėnimit nė fund tė tingėllonte sa mė barbare. Ata duket e kuptuan nė sallė taktikėn time, prandaj pėrcollėn tė ftuarit e seancės sė parė, mbushėn mbasdite sallėn me punėtorė qė s'kishin dėgjuar asgjė nga zhvillimi i gjyqit dhe, pasi dhanė tė pėrmbledhur "veprimtarinė armiqėsore" dhe theksuan "rrezikshmėrinė e lartė shoqėrore" mė komunikuan vendimin e dėnimit tim me dhjetė vjet heqje tė lirisė, konfiskim tė pasurisė si dhe heqjen e tė drejtave elektorale pėr pesė vjet mbas kryerjes sė masės sė dėnimit.

Si kusarė, ndonėse mė dėnuan pėr propagandė, mė konfiskuan lekėt e kursyera, teshat e trupit, radion dhe librat.
Si injorantė xhahilė mė kėrkuan nė gjyq t'u shpjegoja unė ndikimin qė kisha pasur nga leximi i veprave tė shkrimtarit rus F. Dostojevski dhe nė vetė pyetjet qė bėnin, ngatėrronin moralin me humanizmin kristian. Kur ua shpjegoja, zemėroheshin dhe tė fyer pėrplasnin dorėn nė tavolinė, duke lėshuar sharje kundėr Krishtit dhe Dostojevskit qė qe frymėzuar prej tij.

Nė "aktin" e paraqitjes sė dėshmitarėve, tė kėnaqur qė mė kishin mbėrthyer "me shpatulla pėr muri", gabuan kur mė kėrkuan t'u pėrgjigjesha pėr ato akuza. Kur unė u ngrita e thashė se kėta dėshmitarė duhej tė ishin aty, jo akuzuesit, por mbrojtėsit e mi si para disa muajsh, trupi gjykues i habitur; u pendua menjėherė qė ma kish sjellė "lepurin nė shteg". Kėrkesės sime qė tė pyeteshin dėshmitarėt nė qenė takuar me mua, mbas asaj dite, kur mė mbrojtėn denjėsisht pėr tė mos u larguar nga arsimi, trupi gjykues iu shmang duke kėrkuar ai prej meje nė kisha pasur ndonjė grindje, a konflikt me ta dhe me tė dėgjuar pėrgjigjen time tė sinqertė se me ta kisha shkuar shumė mirė, deklaroi i ēliruar se, atėherė deponimet e tyre ishin tė vėrteta. Ndonėse ky qe kulmi i kėsaj komedie groteske, salla kaloi njė ēast terrori tė vėrtetė. Sa mė shumė tė bindet njeriu se mund tė jetė viktimė e njė shpifjeje qė e mbron nga ligja, aq mė tepėr pasiguria pėr tė nesėrmen, nė formėn e njė frike tė errėt, zė rrėnjė nė vetėdijen e tij.

Dhe pėr t'i dhėnė gjyqit karakterin "popullor" caktonin qė mė parė persona qė e njihnin tė pandehurin, tė cilėt duke hedhur nė sallė mbi tė gurė "vėrtetonin" akuzėn e paqėnė dhe dėnimin e padrejtė. Mbrojtja e tė pandehurit ishte nė duart e vet gjyqtarėve dhe prokurorėve, tė cilėt, sipas sofizmave komuniste, ishin aq tė prirur pėr tė dėnuar, sa edhe pėr ta mbrojtur atė. Si mund tė pėrfytyrohej njė avokat mbrojtės ndaj njė "armiku populli", tė cilin vetėm po ta pėrshėndesje nė rrugė, kur tė kish dalė nga burgu, tregoje kundėrvėnie tė hapur ndaj qėndrimit tė Partisė, e cila, duke e dėnuar, kėrkonte izolimin e tij politik.
Hetuesi seleksiononte dhe klasifikonte viktimat, kurse gjykatat ishin "kasaphana" ku atyre juridikisht u pritej koka.

Si organe tė drejtėsisė ato pėrkundrazi, nė praktikė vėrtetonin se ishin ngritur pėr tė mbrojtur padrejtėsinė. Si aparat i dhunės ato shtypnin pa mėshirė viktimat e saj. Si shpatė e diktaturės mbillnin terror dhe talleshin me drejtėsinė. Me shumė vėshtirėsi mund tė gjendet nė ndonjė rast, ku nė konfliktet shtet individ, tė ketė fituar ky i fundit. Shprehja "Hidhe nė gjyq !" ishte njė tallje e egėr qė i kujtonte viktimės se duhej tė nėnshtrohej. Prandaj gjyqtarėt kishin pak punė me pėrgjegjėsi. Ata s'kishin asnjė luftė me ndėrgjegjen e tyre, asnjė skrupull, ata nuk bėnin asnjė pėrpjekje pėr kulturė. Krimi qė kryenin me vendimet e padrejta, ishte kolektiv dhe ata e qetėsonin ndėrgjegjen duke lexuar veprat e Enver Hoxhės.

Kriteri klasor qe shkolla e parė ku ata mėsuan padrejtėsinė, sepse ēdo goditje kundėr nesh quhej e drejtė. Gjyqtarėt i pranonin me dėshirė gjyqet kundėr nesh, se aty ata tregonin "erudicionin" e tyre politik dhe papajtueshmėrinė me armiqtė e mirėfilltė tė revolucionit.

"Biografia e keqe" i jepte qėllimin armiqėsor ēdo "krimi" tė tė pandehurit dhe rriste fajėsinė e tij. Nė gjyqin tim u ridėnua im atė dhe tė afėrmit e mi tė pushkatuar prej tyre, se sa unė. Ata i "ngritėn" tė vdekur nga varret, i sollėn si fajtorė nė sallėn e gjyqit pėr tė treguar se unė nuk mund tė isha veēse vazhdues i veprės sė tyre "kriminale".

Sipas tyre unė trashėgoja tė keqen nė gjakun tim, mbartja mentalitetin reaksionar tė njė ambienti armiqėsor, mbartja interesa themelore qė mė lidhnin me botėn e vjetėr, etjen e paduruar pėr privilegie, pėrbuzjen ndaj popuilit, me njė fjalė isha insekt i rrezikshėm qė infektoja trupin e shėndoshė tė njė shoqėrie tė lumtur, i cili duhej izoluar, riedukuar dhe mbajtur vazhdimisht nėn mbikqyrje.

Dhe ata u ndanė prej meje me ndėrgjegje tė qetė e "duke qeshur" siē poetizonin kėto lloj dėnimesh shkrimtarėt e realizmit socialist.
Tani unė isha njė numėr me njė dosje qė mė vinte pas dhe ndiqte fatin qė mė caktonin rregulloret e burokracisė policore. Por, duke qėnė i pafajshėm, isha pėr ta mė i rrezikshėm se njė fajtor, prandaj duhej tė dėnohesha Si i tillė nga tė gjithė, ndėrsa vetė tė reflektoja mbi "fajėsinė" time, duke dėnuar i penduar krimet e mia imagjinare.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė