Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:56   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BIRUCA

Biruca ishte njėra nga ato hijet e frikshme qė endeshin edhe nė gjumė nė vetėdijen e tė dėnuarit. Ajo nuk shėrbente si mjet pėr tė qetėsuar me anė tė izolimit atė qė kish dalė nga vetja dhe bėhej i rrezikshėm pėr tė tjerėt. Aty mbylleshin kryesisht ata qė pėr njė nga bindjet e tyre, komanda i quante tė pandreqshėm. Dhe pretekste kishte plot. Mjafton qė pa pasur mendjen aty tė haje njė biskotė nė fjetoren e mbushur me baltė; a tė qepje njė pullė dhe tė priste ndėshkimi i rrahjes me 11-13 policė i shoqėruar me njė muaj birucė.

Birucat qenė dhomėza 1-2 m. me dyer tė grisura. Ato qenė ndėrtuar prej kohėsh nė buzė tė pėrroit ku fryente era ditė e natė. Kur tė fusnin nė tė pėr ndėshkim, tė hiqnin nga trupi ēdo veshje, pėrveē atyre qė tė kish dhėnė kampi tė cilat ishin beze tė ngjyrosura. Nė orėn dhjetė tė mbrėmjes tė jepeshin dy batanie tė trepsura, tė cilat merreshin nė pesė tė mėngiesit. Shtatėmbėdhjetė orė tė tjera duhej tė vrapoje pėr tė pėrballuar njė tė ftohtė qė nė dimėr arrinte shumė gradė nėn zero. Tė dėnuarit i quanin "birucat e vdekjes", sepse tė gjithė ata qė hynin atje, sidomos nė dimėr, do tė parapėlqenin, ndoshta, edhe vdekjen mė mirė se atė torturė qė kėrkonte pėrpjekje mbinjerėzore pėr ta pėrballuar.
Ata qė silleshin aty tė masakruar nga skuadra e ndėshkimit nuk ishin nė gjendje tė hanin vetė, prandaj ushqeheshin si fėmijė prej shokėve tė birucės. Shpesh edhe rrobat u ngrinin nė trup. Tė gjithė, kur dilnin, kishin ngjyrėn e dheut dhe me vėshtirėsi pėrshtateshin nė jetėn e kampit.
Edhe i sėmurė, i ndėshkuari kurohej nė birucė por edhe kur ishte shumė rėndė e duhej tė shtrohej nė infermieri, do tė plotėsonte doemos, kur tė pėrmirėsohej, ditėt e birucės qė kishte lėnė mangut...

Tė gjithė, komanda, mjekėt, madje edhe shumė tė dėnuar tė privilegjuar bashkoheshin nė kor kundėr njė tė dėnuari qė ankohej se vuante nga ndonjė sėmundje qė s'kishte simptoma dhe vetėm kur ai vdiste nuk e pėrmendnin mė. Vdekja ka njė pushtet tė tillė mbi tė gjallėt sa shuan ēdo lloj urretjeje me anė tė asaj qetėsie hyjnore qė vizaton mbi fytyrat e atyre qė ka rrėmbyer.

Im atė nė burgun e Burrelit kishte vdekur nga njė mospėrfilije e tillė kriminale. Nė njė kohė qė vuante nga peritoniti e kuronin pėr enterokalit dhe vetėm kur u duk sheshit qė po vdiste e dėrguan pėr operim nė Tiranė, ku mbaroi aq shpejt sa s'pati kohė as tė shihej me ndonjėrin prej nesh. Proēesverbalet e tė vdekurve pėr "pakujdesi" pėrpiloheshin me njė kujdes tė tillė sa historia do tė detyrohet t'i lavdėrojė komunistėt pėr humanizėm. Kurse ne tė vdekshmit do t'i marrim nė varr shprehjet cinike tė kėtyre kanibalėve qė pėr ēdo rast tė tillė vdekjeje thoshin "njė armik mė pak" duke shprehur jo vetėm papajtueshmėrinė me ata qė i quanin kundėrshtarė por edhe moskokėēarie ndaj ēdo proteste tė tė dėnuarve tė cilėt dėshpėrimi shpesh i shpinte nė grevė urie, a nė vetvrasje tė paramenduara.


NDĖSHKIMI FIZIK

Kur u prishėm me kinezėt, thėrrisnin pėr patriotizėm dhe unitet kombėtar duke fshehur thikėn, tė cilėn e nxirrnin pėrsėri posa e shihnin qė nuk u ndodhi asgjė e keqe nga prishia e kėsaj "krushqie". Ne e kuptonim menjėherė ndryshimin e qėndrimit tė tyre, sepse ata e kishin sinkroniztiar aq shumė mekanizniin e dhunės, sa edhe rojet qė do tė futeshin pėr mbajtjen e rregullit nė kamp, i zgjidhnin sipas situatės politike. Por kur detyroheshin tė ngrinin degėn e dafines tė terrorizonin me njė lloj "thike" mė tė madhe, qė i rrėzonte viktimat pa zė. Ndėrsa lejonin studimin e gjuhėve tė huaja dhe fusnin nė kamp roje tė butė krijonin skuadrėn e ndėshkiniit, e cila pėrbėhej nga 11 deri nė 13 policė. Kėta qėndronin nė gadishmėri tė pėrhershme pėr tė "stolisur" barbarisht mėkatin e pafajshėm qė duhej bėrė shembull. Rrihej dhe mbyllej nė birucė ai qė kishte guxuar t'i pėrkthente nė shqip shokut qoftė edhe titullin e njė reviste qė botohej legalisht italisht nė Tiranė, ose ai qė kish vizatuar Europėn pa kufijtė e shteteve duke u akuzuar i pari si shkelės i rregullores e cila lejonte vetėm qė tė dėnuarit t'i shprehnin njeri-tjetrit shkallėn e pendimit pėr "fajėsinė" e tyre, ndėrsa i dyti, pėr shkak se kishte propaganduar nė kamp Evropėn e bashkuar dhe kishte shprehur haptazi tradhėtinė e tij ndaj atdheut nėpėrmjet dėshirės pėr ta parė Shqipėrinė pa kufi, tė asimiluar nga Evropa borgjeze.

Ata qė rriheshin, ishin tė lumtur kur dilnin tė pagjymtuar pėr jetė pasi kish pasur raste qė gjatė rrahjes dhe vdisnin dhe kėrkush s'pėrgjigjej pėr to. Viktima, pasi zhvishej nė kėmishė e mbathje nė njė dhomė tė caktuar, rrethohej nga skuadra e armatosur me kamzhikė tė rėndė gome, tė cilėt tė nxinin mishin, por nuk tė thyenin kockat. E keqja vinte nga kėpucėt e rėnda me gozhdė alpine, me tė cilat ata goditnin ku tė mundnin mė parė. Dhe, kur "rebelit" i binte tė fikėt, i hidheshin kova me ujė tė ftohtė dhe, ndėrsa pėrmendej, fillohej me tė nga e para, deri sa tė bindeshin se i qe dhėnė njė mėsim i mirė, nga i cili do t'i dilte gjumi natėn edhe pas shumė kohėsh. Ata e dinin mirė se kur arrinte kjo pikė, sepse ishin bėrė mjeshtėr nė zanatin e tyre. Si ai furxhiu qė e di mirė kur piqet buka. Por kishte ndėrmjet tė dėnuarve edhe nga ata trima tė marrė, tė cilėt kur pėrmendeshin ashtu tė nxirė e tė gjakosur, ngriheshin nga dyshemeja nė kėmbė e duke bėrtitur, kėrcėnonin policėt e magjepsur se do tė vinte ajo ditė kur ata tė gjithė do tė pėrgjigjeshin pėr krimet e tyre.

Atėherė "rrebeshi" niste i papėrmbajtur dhe vetėm fuqia e Zotit mund ta shpėtonte "kryengritėsin" e gjorė. Megjithėse kėto ndėshkime kryheshin fshehurazi, lajmi i tyre gjente korridore tė holla pėr t'u pėrbapur menjėherė nė kamp e pėr tė mbjellė aty panik. Ky qe njė terror total nė qėnien e tė dėnuarit; sepse ai nuk i dinte shkaqet e vėrteta tė njė ndėshkimi tė tillė qė tė mund t'u ruhej pėrveē atij qė komanda nuk i duronte dot njerėzit e ndershėm e kryelartė. Por e pėsonin keq ata qė nuk e fshinin pėrbuzjen e tyre ndaj spiunėve, tė cilėt duke qėnė tė ēliruar nga paniku dhe presioni psikologjik krekoseshin nėpėr kampe me pushtetin qė u jepte poshtėrsia e tyre.




RIDĖNIMI

Mbi tė gjitha qėndronte ankthi i dėnimit pėr herė tė dytė dhe pėr tė njėjtin krim. Neni i agiitacionit dhe i propagandės qė kishte mbushur kampet e burgjet nė kėtė periudhė vepronte verbėrisht e pa mėshirė mbi ēdo tė dėnuar. Tė gjithė qenė planifikuar tė mos nxirreshin nga burgu pa dhėnė garanci se qenė indoktrinuar dhe kishin harruar tė mendonin me kokėn e tyre. Kėrkush nuk qe i imunizuar pėr t'i shpėtuar goditjes sė kėtij neni. Mjafton tė shprehje njė simpati pėr diēka tė huaj, a tė mos shprehej me entuziazėm pėr sukseset e socializmit qė tė "piketoheshe" si i dyshimtė dhe, madje i rrezikshėm. Ashtu si qe formuluar ai nen, mund tė futej nė burg edhe vete E. Hoxha, sikur tė mos vepronte kriteri klasor, i cili duke bėrė diferencimin e madh, e bėnte nenin krejt tė interpretueshėm. Pėr tė njėjtėn fjalė tė thene nga dikush, kish vlerėsime diametralisht tė kundėrta. Nėse njė njeriut tė tyre i pėlqente njė kėngė e muzikės sė lehtė interpretohej se ai, i edukuar nga partia me kėrkesa tė larta dhe shije tė hollė, dėshironte qė kėto kėngė tė kompozoheshin sa mė tė bukura, me qėllim qė tė pasqyronin sa mė mirė jetėn e lumtur tė popullit. Por, nėse, kjo s'i pėlqente ndonjėrit prej nesh, interpretohej si shprehje e hapur e pakėnaqėsisė sė armikut tė klasės, tė cilit i vret sytė dielli i pranverės socialiste: si niė pėrpjekje e tij pėr tė nxirė realitetin dhe pėr tė hedhur baltė mbi sukseset e popullit nėn udhėheqjen e partisė. Por edhe, kėnaqėsinė e shtirė ne duhej ta shprehnim nė masėn qė ajo tė tingėllonte e besueshme, pėrndryshe merrej pėr ironi dhe prekte kėshtu sferat e nenit tė agjitacionit e propagandės.

Nė burg ky nen vepronte ndaj tė gjithėve me pėrjashtim tė atyre qė e provonin ēdo ditė me sjelljen dhe qėndrimin e tyre se i qenė futur seriozisht rruges sė rehabilitimit, d.m.th. angazhimit pėr t'ju kundėrvėnė kujtdo qė do tė guxonte tė mendonte ndryshe nga klishetė e propagandės komuniste me tė cilat ushqehej populli ēdo ditė.

Ky nen u importua nga stepat e Rusisė si njė shpikje djallėzore qė zhdukte ēdo liri fjale nė emėr gjoja tė ruajtjes sė demokracisė pėr tė gjithė. Por ai s'qe veēse njė lehtėsi juridike pėr tė justifikuar dėnimet me opinion. Supozimi ndaj fajit tė tė pandehurit kishte zėvendėsuar faktin, "krimin" kurse gjithė labirintet e kėtij neni -sfinks fshihnin brenda tyre shpifjen dhe trillimin. Tė gjithė tė dėnuarit e ndjenin se do tė ishin pre e njė ridėnimi dhe mė tė urtėve s'u mbetej veē tė shtireshin tė ēmendur, budallenj e frikamanė. Vallė, a mund ta luaje dot kėtė rol pėr vite me radhė nė njė ambient ku gati kontrollohej edhe frymėmarrja ?
Po edhe sikur tė arrihej vetėm do tė mund tė shtyje datėn e kėtij ridėnimi, sepse diktatura kishte rrjeeta tė tilla tė imta, nga tė cilat mund tė dilje pa humbur formėn e njė njeriu tė vėrtetė. Ridėnimi kish zėvendėsuar dėnimin me burgim tė pėrjetshėm, prandaj masa e tij prej 3-10 vjet privim lirie, ishte vetėm njė perde prapa sė cilės fshihej egėrsia e pabesueshme e dėnimeve pa faj. Sa njerėzve u qenė vėnė hekurat pėrsėri, nė kohėn qė dilte nga porta e burgut prandaj asnjeri s'i numėronte vitet qė kryente, sepse asnjė nuk e dinte se edhe sa vjet i kishin mbetur pėr tė vuajtur. Ky qe vėrtetė njė tmerr pa fund prandaj ideja e vdekjes nuk qe dhe aq e frikshme. Nė ngushėllimet mortore kish nisur tė pėrdorej fjala makabre "shpėtoi". Komunizmi ia largoi njeriut frikėn nga vdekja, duke ia bėrė jetėn tė padurueshme. Kur i burgosuri mendonte se ka njė vdekje, i dukej vetja se s'qe njė skllav i pėrjetshėm. Ideja e vdekjes ndoshta ishte njė nga mburojat prapa tė cilave ruhej i pashkatėrruar dinjiteti i tronditur nga stumi i vazhdueshėm psikologjik.
Nuk qe vetėm neni i agjitacionit qė bėnte kėrdinė. Kur ndokush e kish humbur durimin, dhe, i shkatėrruar nga nervat, guxonte tė thosh haptas mendimin e vet pėr sistemin a pėr udhėheqjen e korruptuar dhe sidomos pėr liderin e saj pėrbindėsh, Enver Hoxhėn, aparati i dhunės shqetėsohej dhe plojektonte asgjėsimin fizik. Dhe pėr tė motivuar masėn e dėnimit kapital montoheshin hetuesia speciale, gjyqe speciale me akuza fallse pėr veprimtarira tė paimagjinueshme terroriste.

Duke pasur parasysh kėtė monstruozitet tė dhunės, ēdo njeri i ndershėm duhet tė pėrkulet me respekt pėrpara atyre qindra e mijėra viktimave tė pafajshme qė dolėn psikikisht tė shkatėrruar, por me energji tė mjaftueshme pėr tė urryer tė keqen dhe pėr tė dashur tė mirėn. Nė kėtė vėshtrim duhet ngritur apoteoza e karakterit dhe natyrės sė shqiptarit dhe jo kulti i neverisė pėr rrėnojat e dobėsisė sė tij.

Hienat e sulmuan me mėnyra barbare tempullin ku ruhej karakteri i shqiptarit. Si mjeshtėr tė shkatėrrimit tė personalitetit tė njeriut i jepnin rėndėsi formės sė arrestimit. Ajo bėnte pjesė nė mjetet e luftės psikologjike qė e rrėzonte njeriun ngadalė nė batakun e nėnshtrimit.
Befas, nė mes tė ditės, njė lukuni policėsh me hekura nė duar hynin me britma tigrash, mbillnin panik, duke na mbyllur nėpėr dhoma ndėrkohė qė kampi rrethohej me ushtarė, tė cilėt mbanin automatikė nė duar, kurse qė nga truprojet kėrcėnonin tytat e mitralozėve tė lehtė dhe helmetat e hekurta. Pastaj jepesh urdhėri tė dilnin tė gjithė nė fushė, ku pas njė heshtjeje tė gjatė, i shoqėruar nga oficerė tė komandės dhe policisė qė futeshin mes nesh, shfaqej si njė hije e frikėshme prokurori i rrethit. Ai nuk fliste asnjė fjalė gjatė tėrė kėtij proēesioni dhe dukej si pėrfaqėsues i vdekjes qė kish ardhur tė merrte disa mėkatarė tė vonuar.
Komisari i kampit e thyente kėtė heshtje tė rėndė duke na akuzuar se edhe nė kushtet e njė edukimi intensiv ne e vazhdonim veprimtannė armiqėsore, pastaj me ton solemn lėshonte si njė mallkim shprehjen e fosisizuar tallėse "Nė emėr tė popullit". Nė fund bėhej leximi njė nga njė i emrave, tė viktimave, mbi tė cilat suleshin me hekurat qė nxirrnin nga xhepat, policėt qė dukeshin si tė shkujdesur nė mes tė turmės sė terrorizuar qė mezi mbushej me frymė. Dhe kjo gjėmė na vizitonte po aq sa edhe autoburgu qė sillte ēdo javė nė kamp fatkeqėt qė i priste i njėjti fat. Ne kujtesėn e tė dėnuarve kanė mbetur mė tė gja1la thirrjet e shokėye tė tyre nė ēastin e arrestimit: "Zotėrinj, korrigjoni! Jo nė emėr tė popullit, po nė emėr tė armiqve tė popuilit!", ose "Poshtė spiunėt", tė cilat e ngurrosnin "sheshin" sidomos oficerėt e policėt dhe vetėm pas kėtyre ēasteve qė e bėnin tė dridhej bishėn e kuqe, dėgjohej pėrsėri britma e komisarit tė terrorizuar qė urdhėronte policėt e shtangur tė tėrhiqnin zvarrė tė lidhurit me hekura.

Secilit i qe rrėmbyer shoku, kushėriri a vėllai, miku a i njohuri qė s'ish aspak mė i rrezikshėm, prandaj pasiguria pėr tė nesėrmen rritej. Arrestoheshin djem tė urtė e punėtorė, tė sjellshėm e tė matur qė kishin vendosur tė mos bėheshin kurrsesi shkaktarė pėr mendime tė tjera, sidomos pėr tė afėrmit qė e ndjenin mė thellė dhimbjen e atyre qė kishin "brenda". Mirėpo askush nuk mund tė kuptonte plotėsisht se nė bazė tė cilit kriter logjika kriminale i zgjidhte njerėzit pėr tė hedhur mbi ta vite tė reja dėnimi. Kush kish vendosur tė mbetej i ndershėm e dinte qė nuk do t'i shpėtonte kėtij "seleksioni" dhe aq shumė s'e duronte ankthin e pritjes sė tij, sa do tė deshte ai tė vepronte, mbi tė sa mė parė po tė sigurohej qė nuk do tė kalonte hetuesi tė rėndė, sidomos speciale. Siē thoshin ata qė kishin pėsuar tmerret e kėtyre hetuesive, njeriu qė mbetej atje gjallė, i kishte zili ata qė vdisnin gjatė proēesit tė tyre dhe nuk i njihte tjetėr privilegj vetes veē mundėsisė qė, si i gjallė, tė hakmerrej, a tė mallkonte me zė tė lartė dhe qiellin qė duronte martirizime tė tilla.
Vetėm ata qė besonin sinqerisht te Zoti dhe pėr pasojė kishin forca tė mėdha shpirtėrore, e shihnin me keqardhje "kufomėn" e tyre qė masakrohej nė kėto hetuesi ēdo ditė nėn zinxhirėt e rėndė dhe helmetat qė u vinin nė kokė pėr t'i penguar tė vrisnin veten.

Ne ishim njė rezeivat kafshėsh me arsye qė na sakrifikonin ēdo ditė sipas njė ligji qė rrekej tė na bindte se ashtu ishim, s'meritonim as tė jetonim. Ne quheshim tė korigjueshėm vetėm kur pranonim se ishim fajtorė dhe kėtė duhej ta bėnim vetėm sepse drejtėsia qe angazhuar me ne dhe kishte marrė pėrsipėr tė na dėnonte. Tė mos pranoje fajėsinė, akuzoje kėtė drejtėsi. Sa mė e madhe tė jetė gėnjeshtra aq me shume ka nevojė pėr seriozitet, qoftė edhe tė shtirė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė