Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 00:58   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

DĖSHMITARĖT E RREMĖ

Fajėsitė e paqėna dhe akuzat false mund tė montoheshin me anė tė dėshmitarėve tė rremė. Nė tė ashtuquajturėn "jetė e lirė" ata pėrgjithėsisht ishin spiunė tė konsumuar, frikamanė, qė i terrorizonte ligji i mosdenoncimit, njerėz tė rėnė nga fiku qė ushqenin iluzionin se mund tė fitonin pėrsėri besimin e Partisė, a skllevėr tė veseve tė tyre qė pėr shėrbime tė tilla tė ndyra, Sigurimi u falte fėlliqėsitė qė bėnin ēdo ditė.
Nė burg dėshmitarė tė tillė ishin kryesisht njerėzit e degraduar dhe ata qė qenė dorėzuar pa kushte pėrpara presionit psikologjlk. Tė tillė qenė bėrė edhe mėndjemėdhenjtė qė kishin menduar t'ia hidhnin Sigurimit, i cili pėr pelivanė si kėta kish vendosur devizėn e piratit "Mėjep tė tė jap". Pikėrisht ata mishėronin turpin dhe padrejtėsinė komuniste. Vetėm me ushtri tė tilla Enver Hoxha mbante nė kėmbė "drejtėsinė" e "kėshtjelės sė tij tė pamposhtur" tė socializmit dhe duke rrėnjosur tek ēdo shqiptar idenė e rrezikshme se drejtėsia ėshtė vetėm njė illuzion, e shpinte kombin drejt greminash tė frikshme.

Kėta dėshmitarė nė burg ishin bėrė profesionistė, nė kuptimin qė dinin e recitonin dėshmitė e tyre tė rreme nėpėr tė gjitha skenat e gjyqeve komike edhe pėr njerėz qė nuk i njihnin fare. Kėta zagarė qė kishin mėsuar zakonet e uqėrve dhe shkonin pas tyre aq shumė ishin mėsuar me paturpėsinė, sa ishin gati t'i pėrqafonin viktimat e tyre, pasi t'i kishin kafshuar. Kjo skotė e dėmshme qė infektonte kampin me ndienjėn e pabesisė sė ngritur nė moral krijonte edhe repartin e "minjve tė birrucave". Nė kėtė rol ata futeshin nėpėr skutat e Sigurimit si tė porsatorturuar pėr tė fituar besimin e tė pandehurit qė hetuesia me gjithė masat ēnjerėzore s'kish mundur ta "zbėrthente".

Pasi ia "milnin" mendimet viktimės dhe ndihmonin hetuesinė nė formulimin e akuzės, ktheheshin nė kamp si fitimtarė dhe kėtu shpėrbleheshin me njė trajtim tė veēantė pėr mision "tė rėndėsishėm". Por duke qėnė vetė tė burgosur, duke jetuar nga afėr terrorin e pashembullt, padrejtėsinė, urrejtjen dhe pėrbuzjen e atyre qė i tėrhiqnin pėr hunde si kafshė, kishte raste qė diē ndodhte nė fond tė qėnies sė tyre dhe ai "diē" e bėnte ndonjėrin tė hidhej pėr t'u vrarė nė telat e rrethimii, tė tjerė tė hidheshin, jashtė shtetit nė arrati, me tė dalė nga burgu. Prandaj Sigurimi, ndonėse i shfrytėzonte, i shihte me mosbesim, madje ndonjėherė kishte pėr ta shumė dyshime, sesSa ndaj tė dėnuarve tė ndershėm. Megjithatė, duke bėrė pjesė nė aparatin e dhunės dhe duke qėnė vazhdimisht nėpėr kėmbė, ata ishin dy sy tė ftohtė, tė ngulur nė vetėdijen e shqetėsuar tė tė burgosurit.
Si tė dėnuar ata duhej ta kuptonin se s'ishin veē ca faqezez qė mohonin veten. Ata thirreshin tė turpėruar nė skenė pėr tė pėrligjur padrejtėsinė, e cila kish nevojė pėr kėta gėnjeshtarė tė pacipė. Por diktatura kėrkonte tė shtoheshin vazhdimisht "kuadro" tė tillė tė rekrutuar, prandaj edhe nė gjirin e tyre fillonte lufta pėr privilegie. Mė tė fortėt ktheheshin nė bisha qė s'falnin kėrkėnd, ndėrsa tė dobtit tė fyer, rrėshqisnin sa t'u mbanin kėmbėt nė tė tatėpjetat e pendesės. Por dhuna duke qėnė pa skrupull shkelte edhe mbi kufomat e atyre qė i pėrqeshnin me kapitullimin e tyre.
Kur klima u zbut dhe brerjet morale filluan tė angullijnė pėrvajshėm brenda ndėrgjegjeve tė sakatuara, diktatura mbylli veshėt dhe lėshoi thirrjen pėr tolerancė. Kish njerėz qė luteshin t'u dėgjohej betimi i tanishėm se kishin gėnjyer dikur, madje pranonin edhe tė ndėshkoheshin pėr dėshmitė e tyre tė rreme, por diktatura pėrgjigjej me forrmulat e saj tė ngurosura dhe s'u jepte tė penduarve as mundėsinė tė mendonin se tė paktėn do t'u treteshin tė qeta kockat njė ditė nė varr.

Kėto vegla nė duart e varrmihėsve tė kombit, kėta lugetėr qė dilnin nga koridoret e "dretėsisė" komuniste me flamurin e gėnjeshtrės nė duar mė kot u lodhėn tė lanin me turpin e tyre duart e gjakosura tė satrapit Enver Hoxha. Nėn kamxhikun e operativit tė Sigurimit tė kampit ata mėsonin pėrmendėsh refrenin e asaj akuze tė frikshme qė i qe ngritur gjithė kombit pėr ta gjunjėzuar. Ata dilnin para opinionit si pėrfaqėsues tė vullnetit tė lirė qė denonconte forcat e regresit, nė fakt, tė pėrpunuar me kujdes nėpėr kulisat e terrorit, pėrpiqeshin tė mashtronin opinionin qė i qe kyēur goja. Dėshmitarė tė rremė ndaj fajėsisė shqiptare, ata vetė mhetėn dėshmi e gjallė e aktit mė tė paturpshėm tė diktatorit, degradimit tė kombit.

Historia do tė skuqiet, kur t'i parakalojnė nė fund tė shekullit njėzetė hordhi tė tilla, para tė cilave skllevėrit e pėrgjunjur tė lashtėsisė do tė dukeshin krenarė.

A do t'i falet tiranit ky shfrytėzim i pashembulit qė i bėri kombit tė vet? A do tė ketė justifikim pėr ata qė me vetėdije u bėnė thonjtė e tij tė hekurt?
Duhen tė mblidhen rėnkimet e birucave tė errėta, britmat e tė vrarėve qė oshėtijnė ende nėpėr honet e thellė, mallkimet e heshtura tė nėnave, tė mblidhen djemtė qė humbėn jetėn dhe vajzat e turpėruara me dhunė korridoreve tė Sigurimit, tė mblidhen tė gjithė, tė gjithė ata qė kanė ē'tė thonė dhe tė nėnshkruajnė aktin e akuzės sė madhe, para sė cilės tė ulin kokėn tė turpėruar tė gjithė ata qė u krekosėn qoftė edhe njė ēast me pushtetin qė u dha diktatura dhe u tallėn me dhimbjen e kombit.
Por s'ėshtė e lehtė tė shuash revoltėn e ligjshme tė atyre qė duke dalė nga errėsira nė dritė, turpėrohen mė shumė sot pėr poshtėrimin qė u ėshtė bėrė.


RIEDUKIMI

Hajdutėt dhe kriminelėt kishin marrė pėrsipėr edukimin e njė populli qė, duke dalė nga pelenat e moralit patriarkal, iu dha i brishtė kthetrave tė njė shthurjeje qė iu shit pėr emancipim. Komunistėt propagandėn e quanin edukim edhe kur kėtė e shoqėronin me mjetet e hapura tė dhunės. Ata i trembeshin mendimit tė pavarur si ujku zjarrit, tė gjithėpushtetshėm siē ishin, ata qenė si ajri qė s'lejon boshllėk.

Tė terrorizuar nga pėrgjegjėsia pėr krimet qė ishin kryer, aty ku s'ndihej zėri i tyre, u dukej sikur formulohej akuza pėr ta. Prandaj e mbushnin kohėn e lirė tė njerėzve me propagandėn e tyre shurdhuese. Tė gjithė format e artit qenė mėnyra pėr ta bėrė tė pranueshme atė propagandė. Nė kamp na lexonin 4 orė nė ditė veprat e Enver Hoxhės, kurse mbasdite nė mėnyrė tė organizuar, shtypin e Partisė. Auoparlanti qė s'i shkoqeshin fjalėt, buēiste aq shumė nė veshėt tanė, saqė edhe pulsi na dukej sikur rrihte me ritmin e bubullimave tė tij.

"Lektorėt" e librave tė diktatont duhej vetėm tė mos shtrembėronin fjalėt gjatė leximit, ndėrsa kujdestarė caktoheshin rrugaēė, a barinj mushkash analfabetė qė dinin vetėm tė na shanin. Tė gjithė ne tė gozhduar si mumje nėpėr stola, duhej tė shihnim vetėm librin e kuq dhe tė mos kolliteshim.

Qė tė mos flinim nga motonia kujdestari bėrtiste herė pas here, gjoja i pakėnaqur nga ndonjė lėvizje teksa para dritareve tė barakės lėvizte si pendul sahati roja i brendshėm ne pritje tė ndonjė raportimi. Prishja e kėtij rregulli tė hekurt quhej sakrilegj i madh dhe shkaktari ndėshkohej si kryengritės qė pengon edhe tė dėnuarit e tjerė pėr t'u riedukuar.
Tė vrarė shpirtėrisht tė uritur dhe tė dėrrmuar psikikisht ne duhej tė dėgjonim me vėmendje dogmat e sharlatanit, tamam sikur tė donim tė bėheshim anėtarė tė Partisė sė tij. Ai qė kishte mbjellė vėllavrasjen, na predikonte si baba i kombit dashurinė! Ai qė i la njerėzit tė udhėtonin nė kėmbė pėr tė gjetur ujė, aspirinė, ankohej nė.librat e tij pse i transportonin derrat me makinė tė zbuluar.

O Zot! Ai dhe vetėm ai pėrcaktonte sasinė e naftės qė fshihej nėn tokė dhe vlerėsonte bukurinė e syve tė artistėve shqiptarė. Ai u mbyllte portat turistėve tė huaj, duke i krahasuar qėllimistit para popullit me derrin dhe dosėn lakuriqe. Megjithatė ne duhej tė dėgjonim me vėmendje gėnjeshtrat dhe mburrjet e atij qė kish konstruktuar fatkeqėsinė tonė. Ne duhej tė heshtnim duke dėgjuar si na shante pa tė drejtė dhe, si e mėsonte popullin tė na urrente. Ne duhej tė miratonim nė heshtje mallkimin e tij pėr rrezikshmėrinė" tonė. Ne nuk shihnim nė veprat e tij asnjė korridor, nga ku mund tė dilej nga halli ynė i pagjymtuar. Si njė Zeus ai lėshonte rrufe mbi ata qė do ta zbusnin luftėn e klasave kundėr nesh, por frika e tij nga mjeranėt si ne, dhe gjėmimet e tij pėr shpartallimin tonė nėpėrmjet fushatave "heretike", ia zbulonin fytyrėn prej liliputi dhe do ta kishin bėrė edhe atė vet t'i vinte turp, po t'i hiqje frikėn qė buronte nga krimet e tij tė pafalshme. Por ne i dėgjonim akuzat e tij me bindjen e atij "mėkatarit", qė pėrbuz veten pse s'ka forca pėr tė ngritur krye dhe tė gjithė fluturonin me mend nga ajo sallė torture dhe, ndėrsa ndiqnin me sy librin e kuq, secili merrej me hallet e tij, duke pėrkėdhelur nė zemėr shpresėn e njė hakmarrjeje tė Zotit pėr kėtė tallje tė djallit. Leximi i veprave tė Enver Hoxhės ishte njė provokim i pėrditshėm e sistematik qė iu bėhej nervave dhe dinjitetit tonė. Ai lexim ishte "shkolla" ku duhej tė mėsonim tė mbytnim brenda vetes ēdo pakėnaqėsi ndaj fyerjeve qė na bėnte realiteti, ku ne ishim tė tepėrt. Ne duhej tė bėnim karagjozin, duke u tallur me veten tonė nė skeēet dhe paroditė qė na impononin t'i luanim e t'i shihnim. Sadoqė kėto skeēe dhe parodi i luanin njerėz tė "rrėzuar", ishte turp t'i shihje bashkėvuajtėsit si talleshin me veten dhe shokėt e tyre tė njė halli.

Pasi na kishin rrahur dhe torturuar tė gjithėve nėpėr hetuesira si kafshė, dhe pasi edhe kėtu nė kamp na ndėshkonin fizikisht shkonin e na sillnin juristė, tė cilėt na mbanin leksione pėr paprekshmėrinė e personit gjatė proēesit tė hetuesisė dhe vuajtjes sė dėnimit. Tėrė propaganda pėr "riedukimin" tonė ishte njė tallje qė realizohej me seriozitetin e njė "humanizmi" spartan. Na bėnin edhe seminarė, ku duhej tė flisnim se si, duke u thelluar nė veprat e njė mashtruesi kuptuakėshim mė thellė shkallėn e "fajėsisė" sonė.

Ne me durim e pėrballuam furtunėn e talljeve meskine tė diktatorit qė kish rrėmbyer frenat e fateve tė kombit dhe, ndonėse edhe sot s'e kuptojmė gjymtimin qė ka pėsuar intelekti ynė, ne jemi tė bindur qė diktatori nuk fitoi. Me vela tė grisura ne prapėseprapė mbėrritėm nė brigjet me mendim tė kthjellėt pėr tė gjykuar qėllimet e mbrapshta tė shpikjeve tė tij djallėzore, siē qe edhe "riedukimi" ynė. Kur gjithė bota e qytetėruar e kėtij fiindshekulli kultivonte me kujdes sidomos trurin e njeriut, heretiku ynė e vyshkte atė me dogmat e ideologjisė marksiste.
Kaloritė e fituara nė burg nėpėrmjet atij ushqimi tejet tė vartėr, duhej tė na shėrbenin pėr tė asimiluar brendinė e fjalimeve pompoze tė bufonit nė pushtet. Ai koprac i neveritshėm qė porosiste popullin tė hante bar kish llogaritur shkencėrisht edhe ditėt e jetės sonė.

Vrasja e intelektualit ishte njėra nga format e diktaturės pėr tė pėrjetėsuar sundimin e saj.

Dhe kur drita e botės sė lirė fekste pak nė natėn tonė tė errėt dhe kėsaj diktature i duhej t'i lyente me manikyr thonjtė e saj tė tmerrshėm duke hequr p.sh. nė burg ridėnimet pėr tė njėjtin krim, aparati i saj policor shqetėsohej tė na i zinte gjithė kohėn e lirė me leximin e veprave tė obskurantistit tė madh Enver Hoxhės. Oreksi i kanibalėve injorantė arrinte deri aty sa tė mos linte pėr ne asnjė minutė tė lirė madje as pėr tė ngrėnė bukė. Dhe vetėm ndėrhyrja e komandės sė kampit qė shihte nga afėr se pas dy ditėsh ne nuk do tė ishim nė gjendje tė ngriheshim nga shtrati ashtu tė pangrėnė bėnte tė pamundur qė ky orar tė reduktohej dhe ne arrinim tė bėnim me ngut disa veprime tė paktėn si ai majmuni qė kryen pa ndotje nė pyll nevojat personale pasi edhe kabinat e thjeshta tė tualetit, ishin ndėrtuar pėr ne pa dyer.

Tė gjithė lėvizjet tona qenė tė llogaritura dhe ne ishim robotėt qė vėrtiteshim nė vorbullėn e njė monotonie pa fund, duke ndjerė si shuhej ngadalė qėnia jonė dhe, ndoshta, edhe tė kėnaqur qė s'kishim forca tė mjafta pėr ta menduar thellė dramėn tonė.

Kish tė dėnuar qė pėr t 'i shpėtuar presionit psikologjik, vazhdonin vetė tė lexonin mė tej veprat e Mastitruesit, duke harxhuar pėr kėtė, edhe orėt e gjumit. Ata qenė tė bindur qė veprimi i tyre diku raportohej dhe qė ndoshta atje edhe qeshnin me ta, por atyre aq u bėnte, pėrderisa kėshtu e ndjenin veten mė tė qetė.

Secili nga ne kish gjetur mėnyrėn e vet pėr t'iu shmangur dhunės, pa menduar thellė se ajo do tė na godiste doemos, sepse objekti i saj i vetėm pasi merrte goditjen i dėnuari bindej se ishte viktimė e njė fataliteti qė ai duhej t'i nėnshtrohej pa zė.

Nė kamp kish dhe tė dėnuar tė ēmendur dhe gjysmė tė ēmendur. Edhe ata duhej tė dėgjonin me orė tė tėra se si Enver Hoxha trajtonte p.sh. problemim e shtimit tė pulave dhe tė rritjes sė derrit. Kish raste qė tė ēmendurit pranonin mė mirė tė rriheshin e tė dergjeshin nėpėr biruca se sa tė duronin njė torturė tė tillė. Nuk do tė ishte e tepėrt tė thuhej se ne pothuaj tė gjithė ishim tė alienuar, po tė mendosh qė s'ishim nė gjendje tė bisedonim pa britma, tė cilat i zbutnin dhe i shuanin ecejaket tona tė nxituara, tė qeshurit pa vend, apo heshtjet e gjata me sytė e gozhduar nė njė pikė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė