Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-06, 10:41   #3
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Filologu arbėresh Matteo Mandala iu pėrgjigjet pyetjeve nė lidhje me debatin “Qose- Kadare”

Mandala: Analiza e Qoses ėshtė e cekėt


Mark Marku

Nė debatin “Qose – Kadare”, mbi identitetin shqiptar, duket se gjuhėtari arbėresh Matteo Mandala mban dukshėm anėn e shkrimtarit Ismail Kadare. Pėr filologun dhe lingustin Matteo Mandalą, profesor i shqipes nė Universitetin e Palermos, analiza qė akademiku Rexhep Qosja ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve ėshtė i cekėt dhe jo nė nivelin e duhur. Pėr tė po kaq i cekėt ėshtė edhe analiza qė ai i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Sipas tij argumenti se shqiptarėt janė mes Lindjes dhe Perėndimit, tashmė ėshtė i tejkaluar dhe se shqiptarėt anojnė nga Perėndimi. Nė njė intervistė dhėnė pėr “Shekullin”, Mandala ndalet edhe nė pika tė tjera tė kėtij debati tė nxehtė. Matteo Mandala lindi nė Piana degli Albanesi, nė fshatin e quajtur “Hora e arbėreshėve”, nė Siēili. Nė vitet ’80 nisi tė frekuentojė kurset e gjuhės shqipe nė fakultetin “Lettere” nė Universitetin e Palermos. Interesohet pėr ēėshtje dialektologjike e gjuhėsore, por pa mėnjanuar edhe historinė e letėrsisė dhe sidomos filologjinė. Aktualisht ai ėshtė njė nga specialistėt qė merr pjesė nė projektin BETA pėr studimet filologjike, botimet kritike tė teksteve tė vjetra arbėreshe. Qėllimi ėshtė tė botohet njė fjalor historik i tė folmeve arbėreshe.

Ē’mendoni pėr debatin mbi identitetin qė ka kundėrvėnė Qosen me Kadarenė?
Duke sqaruar qė nė krye se nuk bėhet fjalė pėr njė qėndrim pro ose kundėr tezave tė njėrit a tė tjetrit, dėshiroj tė saktėsoj diēka. Ky debat ėshtė zhvilluar mė shumė nė aspektin politik sesa nė atė historiko-kulturor. E kjo nuk ishte e pashmangshme, aq mė tepėr po tė merren parasysh pasojat e tij tė menjėhershme mbi zhvillimet e sotme. Ajo qė duhej e mund tė ishte shmangur ėshtė ashpėrsia e polemikės, e cila i ka kapėrcyer caqet e njė ballafaqimi idesh mes tė urtėsh, duke shkarė nė njė lumė akuzash personale, gjė qė nga ana tjetėr e vė nė siklet cilindo qė do tė ndėrhyjė. Pėrsa mė takon mua, ky siklet rritet edhe mė, pėr shkak tė admirimit tė sinqertė dhe stimės qė ushqej pėr tė dyja personalitetet nė fjalė; njė admirim qė buron prej njohjes sė veprave tė tyre dhe njė vlerėsim qė mbėshtetet te ndihmesat e vyera qė tė dy kėta kanė dhėnė e japin pėr kulturėn shqiptare. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me metodėn. Unė mund tė kem njė mijė arsye pėr t’u radhitur nga ana e Kadaresė. Mes kėtyre po kujtoj nėnshtetėsinė italiane, formimin kulturor perėndimor, besimin katolik dhe tė fundit, por jo pėr nga rėndėsia, origjinėn arbėreshe. Nė tė vėrtetė, edhe unė, ashtu si Qosja, jam bukur larg pėrligjjes sė pozicionimit tim me ndonjė lloj partizanllėku. E kjo jo vetėm sepse do tė isha pak i besueshėm. Ėshtė nė lojė diēka shumė e rėndėsishme. Prandaj unė s’mund t’ia lejoj vetes luksin qė tė gjykoj pėr njė ēėshtje kaq tė koklavitur duke pėrdorur njė kriter deformues si pėrvoja vetjake, qė do tė ishte i tillė edhe mė shumė nė rastin tim, meqė unė, sidoqoftė, mbetem njė i huaj. Kėshtu qė e quaj krejt tė pavend tė futem me paragjykime kėso dore nė mes tė njė debati qė ka tė bėjė me fatet e popullit qė ruan nė gjirin e vet edhe rrėnjėt e bashkėsisė sė cilės i pėrkas. Nga njė pikėvėshtrim thjesht politik, ky ėshtė njė debat i vlefshėm, sepse synon pėrkufizimin e njė problemi me rėndėsi kapitale pėr pozicionin e nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nė kėtė aspekt kam vėnė re njėfarė konfuzioni nė tezat e Qoses, tė cilit megjithatė duhet t’i njihet merita se ngriti njė problem kyē tė aktualitetit politik – atė tė rolit laik tė shtetit dhe tė raporteve tė tij gjithashtu laike me pėrbėrėsit e ndryshėm fetarė, tė rrėnjosur historikisht nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Mė ėshtė dukur i pavend pėrfundimi ku ka mbėrritur akademiku kosovar, veēanėrisht kur, duke e humbur sysh perspektivėn e laicitetit tė shtetit, nxiton tė paraqesė njė skenar tė mundshėm “tė konfliktit mes qytetėrimeve” nė Shqipėri, ku, sipas tij, njėri prej pėrbėrėsve fetarė privilegjohet nė kurriz tė tė tjerėve.
A ekzistojnė vėrtet tė tilla privilegje? Qosja ka sjellė shembullin e dhėnies sė emrit “Nėnė Tereza” aeroportit tė Rinasit, pėr tė nxjerrė nė pah vėmendjen e ndryshme qė u kushtohet tri besimeve tė mėdha fetare nga ana e shtetit, me njė parapėlqim tė dukshėm ndaj komponentes katolike…
Nė tė vėrtetė, shembulli i sjellė nga Qosja, pėrtej vlerės sė tij reale, pėrbėn njė rast tė veēantė: kundėrshtohet emėrtimi i aeroportit tė Rinasit “Nėnė Tereza” me njė varg argumentesh tė diskutueshme. I pari ėshtė edhe mė “i forti”: meqė Nėnė Tereza ishte katolike, Qosja arrin nė pėrfundimin se bėhet fjalė pėr njė anashkalim tė besimeve tė tjera, duke harruar qė veprimtaria humanitare e Gonxhe Bojaxhiut u zhvillua nė njė vis ku shumica e popullsisė ėshtė jo e krishterė, gjė qė nuk ka pėrbėrė kurrė ndonjė problem as pėr atė vetė dhe as pėr urdhrin e saj, e qė po ashtu nuk i pengoi miliona besimtarė myslimanė ta nderonin me gjithė zemėr nė ceremoninė mortore. Ėshtė e qartė se nuk nderohej feja, por veprimtaria humanitare e Nėnė Terezės nė ndihmė tė tė varfėrve dhe tė sėmurėve qė mblidhte nėpėr rrugėt e Kalkutės. Argumenti i dytė ėshtė kontradiktor pėr njė vizion laik: pėr prof. Qosen laiciteti i shtetit lipset tė shfaqet me njė lloj baraspeshe qė do ta quaja solomoniane – njė ty, njė mua, njė tjetrit – nė emėrtimet e infrastrukturave publike, duke mbajtur parasysh edhe personalitetet e kulturės myslimane, si fjala vjen nobelistin Ferid Murati. Nuk jam kundėr, po pse atėherė u dashka tė shfresh kundėr emėrtimit tė aeroportit Nėnė Tereza, kur mjaftoka t’i kėshillosh autoritetet publike se ėshtė e volitshme, madje e domosdoshme qė t’i kenė parasysh edhe besimet e tjera fetare? Argumenti i tretė, ai qė mė ka ēuditur mė shumė, pikėrisht ngaqė ėshtė formuluar prej njė intelektuali me shtatin e Qoses: miradija qė i ėshtė dhėnė Nėnė Terezės nė pėrgjithėsi i jepet atij qė ka dhėnė njė ndihmesė tė spikatur nė ngritjen kulturore tė kombit dhe jo atij qė perceptohet vetėm pėr nga pėrkatėsia fetare. Unė kam mėsuar nė njė shkollė tė mesme tė Palermos qė mbante emrin e Albert Ajnshtajnit dhe nuk mė ngjan qė gjeniu i fizikės tė ketė lindur nė kėtė qytet, e as qė tė ketė dhėnė ndonjė ndihmesė nė zhvillimin e tij kulturor e aq mė pak qė tė ishte katolik. E, megjithatė, ky vendim u mor prej nxėnėsve dhe mėsuesve qė zgjodhėn mes opsioneve tė ndryshme, disa prej tė cilave lidheshin me emra tė tillė si Cielo d’Alcamo, Benedetto Croce dhe Giovanni Gentile. Emri i Ajnshtajnit u zgjodh si nga mė tė famshmit nė botė dhe si njė nga mė pėrfaqėsuesit pėr fizionominė ndėrkombėtare qė kėrkohej t’i jepej shkollės sonė, njėra nga mė tė njohurat e kryeqytetit sicilian. E nėse ky ėshtė njėri prej funksioneve “sociale” tė emėrtimit tė veprave publike, besoj se nuk ka zgjidhje mediatikisht mė efikase sesa t’i vėsh aeroportit tė Rinasit emrin e Nėnė Terezės, e cila, bashkė me Ismail Kadarenė, ėshtė nga tė paktat personalitete shqiptare tė njohura nė botė. Nga ana tjetėr nuk besoj se ėshtė i parėndėsishėm fakti qė Gonxhe Bojaxhi e pati thėnė mė se njė herė se ndihej krenare qė i pėrkiste kulturės shqiptare, duke rivendikuar kėsisoj pėr veten dhe tė afėrmit e saj origjinėn ballkanike e shqiptare dhe jo pėrkatėsinė fetare katolike.
Nė artikullin e tij prof. Qosja bėn fjalė edhe pėr ndėrhyrje nga ana e “disa institucioneve fetare e shtetėrore tė huaja” katolike nė vendimet e marra si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri, madje thotė se ka “vepra letrare dhe publiēistike tė pėrshkuara prej vetėdijes sė tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra tė djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjesė ose kapituj me pėrmbajtje fetare”, pa harruar tė kujtojė, paēka se pa dhėnė emra, shkrimtarė dhe intelektualė shqiptarė qė rreken tė ndihmojnė pėrhapjen e katolicizmit, si dhe tė insinuojnė qė Ballkani ėshtė “paradhoma e Orientit barbar” dhe “kategoria mė e ulėt e qytetėrimit”.

Vazhdon:
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė