Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-06, 10:46   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Do tė kisha dashur qė kėto vepra dhe kėta autorė tė pėrmendeshin me tituj dhe emra, meqė me karakterin e tyre tė pėrgjithshėm kėto pohime nuk tė ndihin tė kuptosh se kujt dhe ē’gjėje i referohet prof. Qosja. Nėse ai u referohet veprave tė autorėve katolikė pėr Nėnė Terezėn, nuk e kuptoj kundėrvėnien e studiuesit kosovar: ėshtė njėsoj si ta shtrėngosh dikė qė tė mos trajtojė probleme fetare ose qė tė mos shkruajė tekste qė ngrenė lart pėrkatėsinė e tij fetare. Me fjalė tė tjera, do tė kishim njė lloj censure qė i bie ndesh njė shpirti me tė vėrtetė laik. Me sa di unė, askush nuk ka fyer ose nėpėrkėmbur fenė e dikujt tjetėr. Dhe kjo ėshtė njė e dhėnė mjaft e rėndėsishme qė flet nė favor tė asaj pasurie tė pėrbashkėt qė i shquan shqiptarėt, e qė lidhet me bashkėjetesėn harmonike dhe tolerante tė tri feve tė mėdha nė njė hapėsirė tė ngushtė. Pėrsa i takon ēėshtjes sė tė ashtuquajturit konflikt tė qytetėrimeve, analiza e Qoses mė duket e cekėt dhe jo nė lartėsinė e njė situate ndėrkombėtare komplekse e delikate qė do tė meritonte vėmendje mė tė madhe kritike. E ashtuquajtura ndeshje mes qytetėrimeve ėshtė njė nocion qė iu imponua vėmendjes sė analistėve pas rėnies sė Murit tė Berlinit qė shėnoi edhe fundin e luftės sė ftohtė. Nė tė vėrtetė, mė shumė se nė njė ndeshje kulturash ose, po tė doni, konceptimesh fetare tė ndryshme, ajo qė ka ndodhur e ka bazėn nė problemin e pazgjidhur politik qė u shfaq me krijimin e shtetit tė Izraelit dhe me mohimin qė iu bė sė drejtės pėr tė ekzistuar njė shteti palestinez.
“Konflikti i qytetėrimeve” ėshtė “cibo per gli ingenui”, njėsoj me atė tjetrin, sipas tė cilit me rėnien e Murit tė Berlinit do tė dekretohej fundi i historisė sė njerėzimit. Konflikti nuk ka tė bėjė aspak me “qytetėrimet”, por me kontrollin e hapėsirave strategjike pėr prodhimin e naftės, ndėrsa nevoja pėr t’i fshehur interesat e vėrteta politike dhe ekonomike e ka ushqyer me kufoma njerėzish mitin e konfliktit tė qytetėrimeve. Nė kėtė logjikė inkuadrohet edhe pushtimi i Irakut, qė sigurisht nuk ngjau ngaqė Sadam Husein zotėronte armė tė shfarosjes nė masė, gjė qė nuk e ka ndihmuar aspak ēeljen e dialogut mes tė krishterėve dhe myslimanėve.
Pohimet pėr epėrsinė e hamendėsuar tė njėrit ose tė tjetrit qytetėrim, pėrveēse u pėrkasin vizioneve raciste, tė cilat duhet t’i dėnojmė gjithnjė me forcė, pėrfaqėsojnė mjetin mė tė mirė pėr t’i kundėrvėnė popullsitė e krishtera dhe myslimane me njėra-tjetrėn, me qėllimin e mbrapshtė pėr ta pėrjetėsuar atė gjendje artificialisht konfliktuale dhe pėr t’i mbajtur nė njė situatė pėrleshjeje tė pėrhershme dy qytetėrimet mė tė mėdha tė njerėzimit. Mė ēudit fakti qė prof. Qosja nuk e ka vėnė nė dukje kėtė tė dhėnė, tekefundit duke marrė shkas prej thirrjeve tė forta tė papės mė tė madh tė kohės sonė, i cili jo vetėm qė i ka dėnuar luftėrat – tė gjitha luftėrat – jo vetėm qė i ka pranuar gabimet historike tė katolicizmit, jo vetėm qė e ka luftuar komunizmin dhe ka kritikuar kapitalizmin e egėr dhe ēnjerėzor, por i ka ēelur shtegun dialogut ndėrfetar dhe ka nxitur forma tė ndryshme tė bashkėpunimit mes besimeve fetare, pėr t’i bėrė vend krijimit tė njė lloj humanizmi qė do tė ishte nė lartėsinė e problemeve me tė cilat ndeshet bota e sotme.


Vazhdon :
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė