Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-06, 10:48   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njėsoj i cekėt dhe i nxituar ėshtė trajtimi qė Qosja i bėn problemit se cilit qytetėrim i pėrkasin shqiptarėt, atij lindor apo atij perėndimor. Edhe nė kėtė rast pėrcaktimi, sipas tė cilit Ballkani nė pėrgjithėsi dhe Shqipėria nė veēanti ndodhet mes Lindjes e Perėndimit mė duket disi i kapėrcyer. Ky pėrcaktim, me sa di unė, u pėrpunua nga Eqrem Ēabej me referimin e qartė te formimi i njė qytetėrimi letrar tė pėrbėrė qė ngėrthente nė vetvete elemente kulturore prej dy sferave kryesore tė ndikimit, asaj kristiane dhe asaj islamike. Eseja u shkrua mė 1936 dhe u botua disa vjet mė vonė duke u ndjekur prej njė debati qė u luhat mes vlerėsimeve kulturoro-letrare dhe atyre politike, por, sidoqoftė duke u shpėrdoruar e me njė vendosje plotėsisht anakronike qė nuk i mban parasysh ndryshimet e thella tė ndodhura nė Perėndim e nė mėnyrė tė veēantė nė Evropėn kontinentale. Argumentet e Ēabejt kanė vlerė historike, ngaqė i referohen shekullit XIX e mund tė kenė edhe karakter aktual nėse vendosen nė vitet kur u konceptua eseja. Por, sigurisht, nuk mund tė kenė ndonjė vlerė tė madhe pėr tė sotmen, sepse Evropa dhe bota perėndimore kanė ndryshuar kryekėput. Kontinenti i vjetėr ka nė brendėsinė e vet bashkėsi gjuhėsore, kulturore e fetare tė ndryshme nga ato perėndimore. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr visoren ballkanike. Mund tė pėrmendja Francėn, Gjermaninė, Anglinė, por mė pėlqen tė ndėrmend rastin e Sicilisė Perėndimore, ku prej kohėsh ėshtė vendosur njė bashkėsi e madhe afrikanoveriorėsh, qė ka shkollat e veta, xhamitė e veta e qė bashkekziston, madje do tė thosha bashkėjeton nė paqe me popullsinė vendase. Problemi pėr tė cilin flet Qosja, duke iu referuar qytetėrimit tė cilit i pėrkasin shqiptarėt, mė duket gjithsesi anakronik po tė krahasohet me realitetin e sotėm tė Evropės, ndėrsa po aq kontradiktor mė ngjan ai edhe po tė ballafaqohet me ēėshtjen kyēe tė pozicionit tė nesėrm gjeopolitik tė Shqipėrisė. Nga kjo pikė vėshtrimi analiza e Kadaresė, pa folur pėr ndonjė aspekt qė meriton tė thellohet edhe mė, mė duket jo vetėm mė e mbėshtetur dhe mė korrekte, por edhe mė e dobishme.
Vijmė kėshtu te thelbi i problemit. Rrėnjėt e identitetit kombėtar shqiptar janė nė Perėndim apo nė Lindje?
Para se tė thuhet diēka pėr “rrėnjėt” ėshtė mirė tė mendojmė lidhur me kuptimin e “identitetit” dhe me arsyet qė e prodhojnė atė. Identiteti ėshtė nė tė vėrtetė njė nocion mjaft i gjerė dhe meriton sė paku dy saktėsime paraprake. Nė radhė tė parė duhet tė dallojmė identitetin individual prej atij kolektiv, meqenėse qė tė dyja janė tė pranishme tek identiteti i njeriut. Pėr ta bėrė kėtė do t’i drejtohem njė shembulli konkret. Qė tė dyja kėto identitete pėrmblidhen nė atė qė quhet “letėrnjoftim” e qė ēdonjėri prej nesh e mban me vete: emri e mbiemri, seksi, kombėsia, nėnshtetėsia, besimi fetar, profesioni, vendbanimi e sė fundi, por jo tė fundit shenjat e veēanta. Mungojnė sigurisht treguesit e natyrės psikike, sepse kur ato shfaqen janė simptoma patologjike qė u interesojnė psikanalistėve ose psikologjisė sociale, por pak shėrbejnė pėr tė pėrcaktuar identitetin individual ose kolektiv. Tė citosh Frojdin nė kėtė rast, ėshtė mė shumė se e ēuditshme! Identiteti individual pėrcaktohet mbi bazėn e tė dhėnave si ato qė kanė tė bėjnė me moshėn (i vjetėr vs. i ri), profesionin (mjek vs. infermier), me tė ardhurat (i pasur vs. i pasur), origjinėn gjeografike (verior vs. jugor), vendbanimin (qytet vs. fshat) e deri prej atyre qė lidhen me shenjat e veēanta. Identiteti kolektiv pasqyrohet nė tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me “kombėsinė” ose “besimi fetar”, pėr arsyen e thjeshtė se ato mund tė jenė tė pėrbashkėta pėr njė numėr relativisht tė madh qytetarėsh. Interferenca mes kėtyre dy lloj tė dhėnave ėshtė e natyrshme, por nė disa raste mund tė shkaktojė probleme tė rėnda qė kėrkojnė zgjidhje tė posaēme, siē mund tė jetė, fjala vjen, objeksioni i ndėrgjegjes. Procesi i kalimit tė pandėrprerė nga identiteti individual tek ai kolektiv dhe anasjelltas ėshtė dukuria me tė cilėn po i matin forcat studiuesit, e veēanėrisht sociologėt dhe antropologėt e kulturės. Merret vesh se sa mė e artikuluar tė jetė pėrbėrja e njė shoqėrie, aq mė tė ndėrlikuara bėhen proceset e “kontaminimit”, e gjithaq mė tė vėshtira edhe mekanizmat qė i bėjnė tė pajtueshme identitetet e ndryshme nė atė kuadėr harmonik qė sot e pėrkufizojmė si kombėtar. Saktėsimi i dytė ka tė bėjė me proceset e krijimit tė identitetit. Dhe kėtu diskutimi prek njė sferė publike, nė kuptimin qė identiteti kombėtar nuk mund tė shqyrtohet vetėm mbi bazėn e njė analize sinkronike tė tė dhėnave tė sotme, aq mė tepėr duke veēuar njė pėrbėrės tė vetėm – nė rastin e Qoses, besimin fetar. Analiza sinkronike, sado e thellė, do tė rezultojė gjithmonė e pjesshme dhe e pamjaftueshme pėr tė kuptuar shkaqet dhe qėllimet. Identiteti tė cilit i referohemi ėshtė produkt i njė procesi tė gjatė e tė ndėrlikuar mendor thelbi i tė cilit ka tė bėjė me ndėrtimin simbolik qoftė kolektiv, qoftė individual tė pėrkatėsisė sė njeriut. Si nė mesin e antropologjisė kulturore dhe shoqėrore, ashtu dhe nė mesin e praktikės historiografike ky ndėrtim ka nevojė pėr kujtesėn, e kuptuar kjo si shprehje e mendimit shoqėror ose si aftėsi pėrzgjedhėse. Tė gjitha grupet pėrpunojnė njė kujtesė shoqėrore dhe kanė njė fond kujtimesh me tė cilat ushqehet identiteti i pėrbashkėt. Ėshtė e vėshtirė tė gjejmė njė shqiptar mysliman qė nuk ka tė njėjtėn kujtesė ndan me njė shqiptar tė krishterė dhe qė nuk zotėron, jashtė qerthullit tė subjektivitetit religjioz, po atė sistem vlerash qė i kėrkon pėrfaqėsimi objektiv i realitetit – qoftė ai i sė shkuarės, i bazuar mbi kujtimin – qoftė ai i sė tashmes, i mbėshtetur mbi respektin reciprok. Nė thelbin e vet identiteti mbėshtetet mbi njė strukturė qė nga njėra anė ėshtė e pėrbashkėt, ndėrsa nga ana tjetėr ėshtė e kristalizuar dhe e pandryshueshme. Identiteti nga kjo pikė vėshtrimi do tė ishte njė imazh i palėvizshėm, i pasur me nuanca nė brendėsinė e vet, me ngjyra e dallime, por sidoqoftė diēka e ngrirė, si fotografia nė njė ēast tė dhėnė. Nė tė vėrtetė, procesi i ndėrtimit tė identitetit nuk merr fund me arritjen e njė rezultati qė tė shtyn ta pėrkufizosh identitetin si diēka tė dhėnė nė mėnyrė tė natyrshme njė herė e pėrgjithmonė. Identiteti, njėsoj si shoqėritė ose grupet qė e prodhojnė, u nėnshtrohet ndryshimeve tė vazhdueshme, nganjėherė rrėnjėsore, rinovimeve ose prapakthimeve. Gjithēka varet nga ajo qė grupet, bashkėsitė ose shoqėritė synojnė tė arrijnė nė njė moment tė caktuar tė historisė pėrmes proceseve tė vazhdueshme tė krijimit dhe rikrijmit tė identiteteve tė tyre. Nė rastin e identitetit kombėtar shqiptar kemi nė dispozicion disa fotografi ēastesh tė ndryshme, ēdonjėra prej tė cilave paraqet njė stad tė caktuar tė udhės qė ka pėrshkuar Shqipėria. Po t’i kėqyrim veēmazi, do tė na pėrftohet njė sekuencė imazhesh tė palėvizshme, ndėrsa po t’i projektojmė njėrėn pas tjetrės do tė kemi evolucionin e atij identiteti, e pra historinė e tij. Sigurisht, ēėshtja e identitetit kombėtar del nė shesh kur nė gjirin e shoqėrive lind njė krizė e thellė qė prek vetė shkaqet e mbijetesės sė tyre nė terma bashkėsish. Vihen nė pikėpyetje vlerat, simbolet dhe mitet qė pėrbėjnė thesarin e pėrbashkėt kulturor, pėr tė zėnė fill ai lloj rindėrtimi i historisė qė priret tė nxjerrė nė spikamė dasitė mė shumė se ato gjėra qė dėshmojnė tė njėjtin fat e tė njėjtin evolucion. Nė pėrgjithėsi momenti i krizės pėrkon me vėshtirėsitė pėr tė kryer tranzicionin mes njė etape historike qė duhet braktisur pėrfundimisht dhe njė tjetre sė cilės duam t’i qasemi, por qė na tremb me tė papriturat e tė panjohurat e saj. Shi nė kėtė situatė pasigurie tė sė sotmes qė priret kah e ardhmja, lind nevoja pėr t’iu kthyer sė shkuarės, pėr t’i kėrkuar atje elementet themelore tė identitetit kolektiv. Bėhet fjalė pėr njė nevojė legjitimimi ose vetėlegjitimimi qė mbėshtetet tek e drejta pėr tė rigjetur fillin e rrugės sė gjatė e tė mundimshme qė zuri fill nė periudhėn pararomantike qė paraprin Rilindjen Kombėtare e qė zgjatet deri nė ditėt tona. Dhe pikėrisht kjo po ndodh nė Shqipėri, jo rastėsisht nė dhjetėvjetėshin pas rėnies sė regjimit komunist.

Komenti vazhdon:
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė