Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-11, 18:20   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Mediet nė Egjipt nxisin autoritetet qė ta njohin sa mė parė Kosovėn






Nga Express mė 18 shtator 2011 nė ora 18:43
Vizita e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė Egjipt, ėshtė pėrcjellur me interesim tė madh nga mediet e shkruara dhe elektronike tė kėtij shteti.

Gazetat egjiptiane kanė pėrcjellur vizitat dhe takimet e shumta tė Ministrit Hoxhaj me personalitetet politike dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe bashkėsive fetare nė Kajro, si dhe kanė botuar editoriale, opinione dhe reportazhe tė ndryshme, e pėrbashkėta e tė cilave ishte apeli i medieve egjiptiane qė ky shtet ta njohė sa mė parė shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

“Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka arritur nė Kajro, nė vizitėn e parė tė njė zyrtari kosovar qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 2008. Hoxhaj, ka nisur vizitėn e tij treditore, me vizitėn nė Sheshin Tahrir. Hoxhaj tha se Sheshi Tahrir tani ėshtė bėrė vlerė e gjithė botės, dhe jo vetėm e arabėve. Ai tha se ky shesh pėrfaqėson lirinė dhe luftėn, duke shtuar se liria dhe lufta qė e ka bėrė populli egjiptian nė kėtė shesh, ka frymėzuar popullin e Kosovės dhe gjithė botėn me mėnyrėn e protestave paqėsore e civilizuese, si dhe kėmbėnguljen pėr tė arritur tė drejtat dhe liritė e veta”, thuhej nė njėrėn prej gazetave egjiptiane, ku shpalosej agjenda e Ministrit Hoxhaj gjatė vizitės nė kėtė shtet.

Njė gazetė tjetėr e Kajros nė shkrimin e saj thotė se Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, nė konferencėn e organizuar nga Sindikata e Gazetarėve tė Egjiptit me titull “Pavarėsia e Kosovės”, ka thėnė se qėllimi i vizitės nė Egjipt ėshtė njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Egjipti. Ai ka falėnderuar mikpritjen e Egjiptit, e veēanėrisht njohjen e shtetit tė tij nga tė Rinjtė e Revolucionit.

Hoxhaj ka konfirmuar se shteti i tij ėshtė njohur nga shumė shtete, por synon shtimin e njohjeve dhe anėtarėsimin nė Kombet e Bashkuara. Hoxhaj ka shtuar se Sheshi Tahrir nuk ėshtė simbol i lirisė vetėm nė Egjipt, por i lirisė nė gjithė botėn arabe. Ai ka pėrmendur mosnjohjen e Kosovės nga shtetet arabe, pavarėsisht se 95 % e banorėve tė saj janė myslimanė, ndėrsa vetėm 10 shtete arabe nga 22 sosh kanė njohur Kosovėn.

“Stabiliteti politik nė Kosovė ka ndihmuar zhvillimin e lartė ekonomik. Hoxhaj ka kėrkuar nga Egjipti i ri qė tė ndjek politikė tė re ndaj Kosovės, dhe kjo politikė duhet tė jetė njohja e pavarėsisė. Por, vendimi i njohjes ėshtė vendim sovran qė i takon Egjiptit e jo Kosovės, dhe ka shprehur interesimin pėr bashkėpunim nė fushėn ekonomike, turizmit e shkėmbimit kulturor. Hoxhaj ka shtuar se ndryshimi nė shoqėrinė egjiptiane ka qenė i domosdoshėm, por kjo duhet tė ndodhė edhe nė tė gjitha shtetet arabe”, thuhej nė artikull.

“Kryetari i Partisė al-Wafd, Sayyid al-Badawi, ka deklaruar se do tė ketė rol tė madh nė thellimin e marrėdhėnieve ekonomike midis Kosovės dhe Egjiptit, dhe ka propozuar mbajtjen e njė konference tė biznesmenėve nga tė dy vendet pėr tė udhėhequr nismėn pėr njohjen e Kosovės. Ai ka rikonfirmuar njohjen e Kosovės nga partia e tij, dhe ka shtuar se do tė mbėshtesė njohjen pėrmes Aleancės Demokratike, pjesė e sė cilės janė 35 parti (ndėr tė cilat edhe partia e tij)”, thuhej nė gazetė tjetėr egjiptiane.

Hoxhaj ka pėrshėndetur njohjen e Kosovės nga Partia al-Wafd nė muajin maj, dhe ka pėrshėndetur rolin e kėsaj partie nė njohjen e Kosovė, kurse pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė thėnė se gjatė vizitės qė do tė kenė nė Libi mė 23 shtator, do tė ngrisin ēėshtjen e njohjes sė Kosovės gjatė takimit me Kėshillin Transitor tė Libisė.

“Gjatė takimit qė Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, pati me kryemyftiun e Egjitpt, Ali Gomaa, e falėnderoi kėtė fundit pėr mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė institucioneve fetare nė fushėn e thirrjes islame. Hoxhaj ka konfirmuar thellėsinė e marrėdhėnieve historike midis Egjiptit dhe Kosovės, duke shtuar se Egjipti me Az’harin ėshtė lidere e botės arabe dhe islame. Ai ka kėrkuar nga qeveria egjiptiane qė tė njohė sa mė shpejt shtetin e Kosovės”, thuhej nė njė gazetė tjetėr prestigjioze egjiptiane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante