Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-11, 09:11   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Pacolli bėn biznes nė Nigeri, ngec si diplomat





S’ka mundur t’ia siguronte njohjen Kosovės nga shteti mė me ndikim nė Afrikė, ndonėse prej se e ka marrė postin e zėvendėskryeministrit, pesė muaj mė parė, njė kohė tė gjatė e ka kaluar atje. Por, ka nėnshkruar njė memorandum qė garanton investim prej 1.4 miliardė dollarėsh nė kėtė vend.


Behgjet Pacolli kurrė nė Kosovė nuk ka folur publikisht pėr kėtė. Ministri i Tregtisė dhe Investimeve i Nigerisė, Olusegun Aganga, ka dhėnė informatėn zyrtare pėr investimin nė vendin e tij qė do ta bėjė konsorciumi “Seagas Services Limited” dhe “Oceanmar Services Limited”, i pėrfaqėsuar nga Pacolli.

Aganga dhe Pacolli kishin vėnė firmat nė memorandum, mbrėmjen e 19 shtatorit, nė Abuja.

Pacolli ka thėnė tė premten ta ketė nėnshkruar memorandumin qė garanton investime nė Nigeri, sa pėr ta “betonuar” njohjen nga ky vend. Nuk e ka publikuar njė kopje tė memorandumit, por ka thėnė se Kosova do tė pėrfitojė nga kjo.

Nė njė bisedė pėr “Koha Ditore”, ai ka treguar se si zėvendėskryeministėr i parė i ka shanset zero pėr tė takuar pėrfaqėsues tė kėtyre shteteve.

“Por mė duhet me improvizu”, ka thėnė ai.

Pacolli shton ta ketė kontaktuar Odėn Ekonomike tė Kosovės, por edhe ta ketė vėnė nė dijeni kryeministrin Hashim Thaēi dhe ministren e Tregtisė, Mimoza Kusari, me memorandumin qė ka nėnshkruar dhe me ato qė ai i ka quajtur “pėrfitime qė mund tė ketė Kosova nga kjo”.

Safet Gėrxhaliu, drejtor i Odės Ekonomike tė Kosovės, ka thėnė se pos njė bisede telefonike ku Pacolli ka pėrmendur pėrpjekjet pėr tė hapur tregun nė Nigeri dhe pėr mundėsinė qė firmat kosovare tė marrin pjesė aty, asgjė zyrtare nuk i ėshtė premtuar.

“Zyrtarisht nuk kemi kurrgjė” ka thėnė Gėrxhaliu.

Gėrxhaliut ia ka pėrmendur Pacolli “investimin” e Kosovės nė Nigeri nė vlerė prej 1 miliard eurosh. Nėpėrmjet telefonit i ka thėnė gazetės gjysmė miliardė euro, e nė zyrėn e tij kėtė vlerė e ka rritur edhe pėr 100 milionė euro.

Pacolli ka vėnė firmėn nė memorandum nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit dhe si pėrfaqėsues i dy kompanive evropiane.

“Me kėtė ia bėjmė tė njohur opinionit publik nė Nigeri, se kjo vjen prej Kosove”, ka thėnė Pacolli. /Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė