Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-13, 16:40   #14
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flet Kosova e Lirė, Ju flet Jakup Krasniqi




Prishtinė, 25 janar - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, njėherėsh sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės, pėrmes njė letre drejtuar anėtarėve tė PDK-sė ka treguar gjerė e gjatė arsyet e mosmarrjes pjesė nė Kuvendin Zgjedhor tė kėsaj partie. Po e publikojmė letrėn nė tėrėsi.

Po, kam besuar nė drejtėsinė pėr tė cilėn kanė luftuar gjenerata tė tėra kombesh e vendesh tė ndryshme. Kam besuar nė drejtėsinė qė, fundja, ėshtė aspiratė e njerėzimit pėr njė drejtėsi shoqėrore. Edhe kombi ynė, sikur shumė kombe tė tjera tė pėrparuara, ka luftuar gjatė, por edhe ėshtė sakrifikuar shumė pėr liri, drejtėsi e barazi. Kam besim tė thellė nė drejtėsinė, e cila mes njerėzve vendos jo vetėm vėllazėri, ekuilibėr, por edhe mundėsi tė barabarta.

Kam besuar nė idealet njerėzore, pėr lirinė individuale e kolektive nė mes njerėzve, nė fuqinė dhe drejtėsinė ku ligji vlen pėr tė gjithė, si pėr tė fortin, ashtu dhe pėr atė mė tė dobėtin.

Besoj, po, thellėsisht, nė drejtėsinė hyjnore, e cila konfirmon se njerėzit nga Zoti dhe pėr Zotin lindin tė barabartė, ndėrsa, sundimtarėt njerėzit i bėjnė: lajkatarė, servilė, tė pėrulur e tė pa dinjitet dhe jo rrallėherė edhe “mish pėr top”.

Kam besuar dhe besoj nė ndershmėrinė, qėllimet dhe parimet nė tė cilat betohen shokėt besnikė tė njė ideali pėr komb, fe e atdhe! Sikundėr kam besuar pareshtur nė idealet e pėrbashkėta tė korifenjve tė lirisė, tė bashkimit kombėtar dhe tė demokracisė, po aq sa kam besuar ndershmėrisht nė idealin e njerėzve tė Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirim dhe nė atė qė e quaj nder dhe privilegj – rreshtimin nė UĒK-nė e Legjendarit Adem Jashari. Pikėrisht besimi tek Adem Jashari dhe Ushtria e Tij Ēlirimtare, mė bėri tė deponoj gjithė jetėn time e tė familjes sime, sepse pėr jetėt e tė tjerėve nuk kisha as kam tė drejtė tė ndėrhyj. Po, pėr kėtė jam shumė krenar. Unė besova, sikundėr guxova dhe ngadhėnjeva me idealet ēlirimtare, gjithnjė me besimin e patundur nė mendje e nė zemėr se ia vlente ēdo flijim pėr Atdheun, pėr lirinė, pėr drejtėsinė, pėr zhvillimin dhe shtetin e sė drejtės, pėr demokracinė qė ligjėson lirinė.

Besova tek secili ushtar si nė luftė, po ashtu edhe pas lufte. Por me kėtė rast s’mund tė them se nuk gabova, pėr faktin e thjeshtė se besova me besnikėri, edhe pse populli thotė: “besnik bėnu e besė mos zė”. Besova dhe vazhdoj tė besoj tek secili anėtar e simpatizant i PDK-sė, qė nuk ėshtė helmuar me babėzinė e grabitjes sė pasurisė kombėtare, qė nuk ka shkelur nė idealet ēlirimtare, qė nuk ka pėrbuzur vlerat e fjalės sė dhėnė, qė reflekton dinjitet familjar e kombėtar.

Besova dhe besoj thellėsisht nė Programin e PDK-sė, i cili shprehimisht thotė: “… dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do tė jetė si mjet parėsor pėr tė realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės…”, si dhe mė tutje: “PDK-ja ėshtė ngushtėsisht e lidhur me lirinė e mendimit, laicitetit tė shtetit dhe tė shkollės”. – siē pėrfundon pjesa hyrėse e Programit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, pėr ēka jam krenar, duke qenė edhe njėri nga hartuesit dhe udhėheqėsit e kėtij programi demokratik e largpamės.

Besoj palėkundshėm te secili qytetar i ndershėm i Kosovės sime, i cili ka ruajtur vlerat e idealizmit pėr jetė tė dinjitetshme tė ēdo qytetari dhe pėr mirėqeverisje tė vendit e tė popullit tim.

Besova, sikundėr qė isha i bindur katėrēipėrisht, se ajo qė po e shkruanim nė dokumentin programor tė Partisė Demokratike tė Kosovės ishte qėndrimi ynė konsistent, se do t’i “mbėshtesim pėrpjekjet e forcave politike shqiptare nė rajon, tė cilat kanė pėr qėllim qė mė pjesėmarrje nė procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane tė realizojnė tė drejtat e pakontestueshme kombėtare”.

Besova dhe jam krenar se partia ime “angazhohej pėr ndėrtimin e njė politike sa mė tė afruar e tė njėsuar me shtetin shqiptar, kombėtar e ndėrkombėtar”. E kush nuk do tė pajtohej me kėtė gjuhė tė rrjedhshme shqipe, me kėtė politikė tė qartė, integruese e demokratike, qė po e nėnvizonte partia nė tė cilėn punova, punoj dhe do tė punoj, kudo qė tė jam pa hile pėr vendin dhe popullin tim?

E pra, nuk kisha si tė mos besoja e tė mos isha krenar me partinė, e cila do tė angazhohej pa hile qė nė “Kosovė tė vendosej shteti i demokracisė parlamentare, ndėrtimi i shtetit tė sė drejtės, ngritja e tė gjitha institucioneve demokratike, sistem tė ri juridik nė tė gjitha nivelet, sistem bankar… pra pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor”. Tė gjitha kėto thuheshin shumė vite para se Kosova tė shpallej e pavarur, sovrane e demokratike. Nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė pengesė qė pas pavarėsisė tė mos vazhdohet me atė vizion largpamės tė atyre qė e hartuan dhe e miratuan atė program-projekt dhe, pėrderisa nė linjėn e brendshme, deri tash nuk ėshtė bėrė asnjė qortim, korrektim a retushim i tij.

Unė nuk jam penduar as dje, as sot e nuk do tė pendohem as nesėr pėr kėtė vlerė politike.

Pėrse dikush e ka harruar kėtė program vizionar?

Apo ndoshta nuk e ka lexuar?!

Asnjė kongres zgjedhor apo i punės nuk ka hequr dorė zyrtarisht nga ai.

Unė vazhdoj t’i besoj programit tė PDK-sė, duke e konsideruar madje edhe detyrim sipas statutit dhe ndėrgjegjes, i cili garanton “zgjedhje tė lira me votė tė fshehtė plurale dhe tė barabartė”, qė jetėn e mbron me ligj, qė angazhohet pėr media tė lira, pėr shprehje e mendim tė lirė, pėr paprekshmėri tė pronės dhe lėvizje tė lirė. Tė gjitha kėto tė drejta kanė gjetur hapėsirė tė madhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Kėto tė drejta PDK-ja i ka vendosur shumė kohė mė parė. Por ai nuk po respektohet.

A nuk ėshtė kjo largpamėsi?

Partia Demokratike e Kosovės, qė nga fillimi, nė programin e saj e ka nėnvizuar se “angazhohet pėr ekonomi private nė Kosovė, tė bazuar nė ligjet e ekonomisė sė tregut, tė hapur dhe tė lirė, tė integruar nė institucionet euroatlantike”. Gjithashtu nė programin e Partise Demokratike parashihet edhe “privatizimi i pronės shoqėrore”, por jo edhe mėnyra si bėhet privatizimi i pronės publike.

Po e pėrmbyll gjithė besimin tim tė thellė dhe krenarinė time tė palėkundur pėr Programin e Partisė Demokratike tė Kosovės, me pėrkushtimin qė partia ime kishte dikur dhe duhet ta ketė dhe tani pėr pėrkujdesjen sociale ndaj njerėzve, ku thuhet: “PDK-ja ka pėr qėllim mbrojtjen e shtresave shoqėrore tė varfra dhe tė mesme mbi tė cilat rėndojnė pasojat e luftės. Nė mėnyrė tė veēantė familjet e dėshmorėve, tė tė burgosurve politikė dhe tė viktimave tė agresionit serbomadh”. Nė fakt, viktima tė agresionit serbomadh ishin tė gjithė shqiptarėt dhe qytetarėt e Kosovės. Pra, tė gjitha ēėshtjet qė pėrfshihen nė programin e Partisė Demokratike tė Kosovės janė parė me njė largpamėsi politike e intelektuale tė nivelit mė tė lartė.

Dhe kėtu nuk qėndron problemi!

Ēėshtje zhvendoset tutje kur me hir a pa hir shpėrfillen kėto parime. Duke qenė se nė planin partiak kam njė pozicion hierarkik nė udhėheqje, gjithnjė sipas besimit tuaj, sikundėr edhe nė planin shtetėror si kryetar parlamenti, ndihem dy herė mė pėrgjegjės pėr maturi dhe respektim normash. Kohėve tė fundit ky qėndrim imi ėshtė parė, me dashje a nga padija, edhe nga kolegė brenda partisė, si kryeneēėsi a si rebelim. Kryeneēėsi a rebelim ndaj kujt dhe pėr ē’interes? Ta konstatosh njė shenjė sėmundjeje brenda organizmit tėnd, duhet fshehur, vetėmashtruar apo duhet kėrkuar anamnezėn dhe shėrimin? E po unė kėtė kam dashur ta bėj, kėtė tė dytėn, siē po e bėj edhe sot kėtu, ngaqė e dua shėndetin e partisė sime, tė organizmit tim.

Duke mbajtur qėndrim kritik ndaj veprimit tonė, rrjedhimisht ndaj individėve nė subjektin tonė politik, ne nxisim aktin mė tė lartė tė ndėrgjegjes sonė si rregullator ekuilibri. Sigurisht qė, e kundėrta e kėsaj, duartrokitja hipokrite, vardisja, paqja e rreme nė sipėrfaqe, do tė ishte mė e lehtė. Mė e lehtė nė dukje, por me qelbėzim brenda. Cila mendje normale do tė mund ta pranonte kėtė? Nė jehun e vlimeve tė brendshme nganjėherė dėgjohen edhe pėshpėrima dhe akuza pėr moralizim e predikim. Dy akuza, kėto, krejt tė huaja pėr mua. Po tė jetė punė sedre, tė dyja kėto mund t’i realizoja nė planin individual, pėrmes publikimeve. Por, tė kėrkosh respektim tė normave programore tė subjektit tėnd, nuk ėshtė prerje e degės nė tė cilėn qėndron. Pėrkundrazi, disiplina dhe morali me respekt tė ndėrsjellė bėhen pėrforcime dhe siguri ardhmėrie.

Nisur nga gjithė ēfarė u tha mė lart, besova dhe mė mbajti pėr njė kohė shpresa se do tė ketė kėndellje, reflektim dhe qartėsi pėr secilin prej nesh. Por, pėr mė shumė se dy vjet, nuk e pashė kėtė gatishmėri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithėpushtetshėm i PDK-sė, siē e percepton ai veten, i cili e shfrytėzon partinė pėr ēdo gjė e si do ai, si njė pronė private me shumė ēipēinj tė tij. Ata duhet tė flasin, sipas tij, vetėm atė qė e mendon shefi ose tė heshtin sepse shefi mendon pėr tė gjithė, sepse shefi i di tė gjitha dhe vendos pėr ēdo gjė. Kjo ka bėrė qė ai tė shpallet edhe shenjtori i fundit i botės sonė, gjė qė nuk ndodhė asgjėkund nė botėn demokratike. Vetėkėnaqėsia e stisur me epitetin SHEF, vetėkupton tė “Madhėrishmin”: kur flet shenjtori ēka kanė pėr tė thėnė tė vdekshmit e tjerė?

“Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos kėto tė fundit partiake, dėshmojnė pėrfundimisht se kreu i PDK-sė e ka nxjerrė tėrėsisht partinė nga shtrati i saj themeltar, jashtė programit e statutit tė saj, rrjedhimisht jashtė tė gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar ēdo debat e diskutim e bashkė me kėtė ēdo vlerė qė do tė rezultonte gjithandej edhe pėr ēėshtjet mė vitale pėr vendin dhe kombin. As pėr reformėn zgjedhore, “njė anėtar njė votė”, as pėr qeverisjen e fundit edhe pas shumė skandaleve nuk ka pasur gatishmėri pėr tė diskutuar, analizuar e ndryshuar. Partia ėshtė shkėputur nga ideali kombėtar i themeluesve, nga ideali i anėtarėsisė dhe elektoratit qė i ka qėndruar besnik partisė, nga ideali i brezave pėr shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva pėr njė zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e pėrkushtimi pėr njė jetė mė tė dinjitetshme tė qytetarit tonė, i cili ka sakrifikuar shumė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė. Kulmi i tė gjitha kėtyre, nė dy vitet e fundit, ėshtė shfaqur nė pėrcaktimin – emėrimin e njerėzve pa asnjė kriter nė institucionet mė tė larta tė vendit, skandalet e vazhdueshme nė kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar nė rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj. Ishte mė shumė se shqetėsuese dhe, madje alarmuese, do tė thosha, zbritja e standardit nė nivel pėrfaqėsimi institucional e qytetarė tė atyre qė do tė duhej tė ishin prezantues tė aspiratave dhe kėrkesave tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės.

I ndėrgjegjshėm se llogaridhėnia nuk ėshtė pėrherė vetėm instanca e gjyqėsisė, ndėshkimet e penalizimet (qė edhe mund tė manipulohen e devijohen), po para sė gjithash pėrballja me vetveten dhe opinionin publik, mė bėjnė qė tė mos e vė nė pazar dinjitetin tim (thyerja e tė cilit do tė ishte e parikuperueshme). Mbi lakminė dhe shkėlqimin e pėrkohshėm tė sedrės falso, parapėlqej ēmimin e peshės sė rėndė pėr mosbrerje ndėrgjegjeje nesėr. Tė gjitha kėto sa u thanė, pėrfshirė edhe zgjedhjet e fundit partiake jashtė ēdo norme statuti, jashtė vullnetit tė anėtarėsisė sė identifikuar tė partisė dhe tė strukturave tė saj, mė japin arsye dhe kurajė tė mos jem pjesė e as pjesėmarrės nė Kongresin “zgjedhor” tė PDK-sė. Pėrmes kėtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bėrė zgjedhje pėr tė kėnaqur ambiciet e tija dhe vetėm tė tija, por jo zgjedhje pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Unė kam kėrkuar dhe do tė angazhohem pėr subjekt politik qė bėnė zgjedhje tė ndershme pėr qytetarėt e Kosovės tė cilėt meritojnė njė jetė mė tė dinjitetshme.

Pėr angazhimin,vendimin dhe veprimin tim tė mėtejshm, qytetarėt do t’i informoj mė kohė.

Nė qoftė se veprimi im, nė ēfarėdo mėnyre, prek sadopak membranėn e ndėrgjegjes suaj bashkėveprues tė deritashėm, ndihem i lumtur, i qetė e me fat, pėrfundon Jakup Krasniqi letrėn dėrguar bashkėpartiakėve, me tė cilėn sqaron pse s’do tė marrė pjesė nė Kongresin e Partisė, tė cilėn e themeloi vetė.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė