Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 21:13   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

A duhet te perfshije fjale e shprehje popullore dialektore a krahinore nje fjalor shpjegues i gjuhes shqipe standarde ?

"Sic dihet e sic u tha, objekt themelor i fjaloreve kombetare eshte gjuha e shkruar. Pas saj, edhe gjuha e folur - e mjeteve te informimit masiv, e konferencave, e fjalimeve etj. Por edhe gjuha bisedore, sepse, ne parim, nje fjalor shpjegues duhet te perfshije ate qe realisht perdoret ne gjuhe. Fjalori shpjegues kerkohet te jete nje liber referimi per perdoruesin e tij. Si i tille, mungesa e leksikut jonormativ eshte parimisht zgjidhje e padrejte. Perjashtimi i fjaleve te ligjerimit bisedor, krahinor-bisedor, madje, edhe te ligjerimit te thjeshte (vulgarizmave) etj. do te thote, ne thelb qe hartuesi e ka percaktuar qe me pare ate rreth tekstesh qe perdoruesi duhet te kuptoje, te perktheje etj., kur tekste bisedore me fjale krahinore etj. gjenden ne letersine artistike tregimtare, ne folklor etj. Kjo do te thote qe autori i fjalorit harton nje liber te paragjykimeve te veta. Atehere ? Atehere, nuk duhen shperfillur as ato njesi qe qendrojne ne anerruge te gjuhes standarde. Ne fjaloret kombetare te gjuhes se sotme shqipe, brenda prerjes se tyre e tipit te tyre, nuk ka kufizime te tilla, nuk ka qendrim joobjektiv ndaj veprimtarise gjuhesore. Fjaloret kombetare te shqipes jane burim informacioni edhe per fjale e shprehje jonormative. Sa e si? Ka parime dhe kritere shkencore e teknike per keto.

Pas ketij sqarimi, besoj se i jam pergjigjur me "po" pyetjes suaj, por mund te shpjegoj disi ate "sa-ne" dhe "si-ne". Dialektet e te folmet truallsore te shqipes kane sherbyer e sherbejne si burime te pazevendesueshme te pasurimit te fjaloreve kombetare. Gjuha standarde dhe fjalori i saj ushqehen nga dialektet e te folmet. Ne menyre te figurshme do te ishte keshtu: gjuha standarde eshte deti qe ushqehet nga dy lumenj te medhenj - Drini e Vjosa. Ne qe kemi pasur rastin te jemi bashkehartues, kemi ngulitur ne mendje edhe fjale te vecanta e te folmen nga kane ardhur ato (p.sh. ylltoj, vrugoj e vrugohem ne kuptim te figurshem, udhoj e udhohem, sypafjetur etj., nga e folmja e Dibres, qe perfush ka ardhur nga Guri i Bardhe, Mat etj.). Per keto prurje ka studime e statistika nga studiues leksikografe. Nese ka ende njesi te pakodifikuara, te paperfshira ne Fjalor, kjo eshte thjesht per mosnjohje ose sepse tipi i fjalorit te kufizon. (Fjaloret jane si xeherori ne nentoke e hartuesit, si gjeologet. Gjeologu vendos qe ne kete vit a ne keto vite shkembi xeheror do te pritet kaq e aq. Me pas do ta shtrije prerjen. Edhe hartuesit e fjaloreve keshtu bejne). E, megjithese "Fjalori i gjuhes se sotme shqipe (1980) e pas tij edhe fjalore te tjere te shqipes nuk hyjne tek tipi i madh (i fjalorit), japin shembull te mire per pasqyrimin e fjaleve e te shprehjeve popullore. Madje, nje nder vecorite dalluese te "Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe (1980)" e edhe te "Fjalorit te shqipes se sotme" (1984, ribotuar me 2002) e te "Fjalorit sinonimik te gjuhes shqipe" (2004) eshte se kane perfshire ne fjalesin e tyre nje numer jo te vogel fjalesh popullore me prejardhje dialektore ose krahinore, te panjohura ose pak te njohura deri atehere ne gjuhen shqipe standarde. Kjo zgjidhje eshte krejt e ndryshme nga ajo e shume fjaloreve shpjegues te gjuheve te tjera standarde, si te bullgarishtes, te rumanishtes, te rusishtes etj., te cilet fjalet me burim dialektor a krahinor ose pergjithesisht, fjalet popullore i pasqyrojne vetem mbi bazen e perhapjes se gjere te tyre, tej kufijve vendore ose mbi bazen e perdorimit te tyre mjaft te gjere ne gjuhen standarde, sidomos ne gjuhen e letersise artistike. Kjo zgjidhje qe eshte dhene ne "Fjalorin e gjuhes se sotme shqipe" (1980) "eshte mbeshtetur, - sic e ka shpjeguar e argumentuar profesor A. Kostallari, - ne vete kushtet e zhvillimit te gjuhes letrare kombetare shqipe ne pergjithesi dhe perputhet me etapen historike ne te cilen zhvillohet ajo". Nje nga vecorite e kesaj etape, - ve ne dukje ai, - eshte mosperputhja midis pasurise se madhe leksikore e frazeologjike te gjuhes se folur ne teresine e dialekteve dhe pasqyrimit te kufizuar e ne menyre josimetrike te kesaj pasurie ne shkrime e botime te ndryshme per arsye historike qe dihen.

Kjo zgjidhje e drejte teorike eshte mbeshtetur te parimi udheheqes me i pergjithshem per zgjedhjen e fjalesit (fjaleve) te "Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe" (1980) etj. Sipas ketij parimi, "vleresimi i cdo fjale (per ta futur ose jo ne Fjalor) duhet te behet, ne radhe te pare, jo sipas burimit dialektor, as sipas burimit letrar, por sipas vleres se saj objektive ne strukturen leksikore te shqipes se sotme letrare". Vlera objektive e fjales eshte: a sjell emertim te ri per gjuhen standarde, a sjell kuptim te ri a ngjyrese te re kuptimore, a zevendeson nje fjale te huaj te panevojshme etj. Po te ishte e tille fjala, le te vinte nga te vinte, do te perfshihej ne Fjalor. Kuptohet, te tilla njesi jane me vlere letrare potenciale, por qe mund te fitojne vlera letrare reale, pra mund te fitojne "te drejten e qytetarise" ne gjuhen standarde, domethene, mund te hyjne ne tekstet shkollore, ne fjaloret terminologjike, ne mjetet e informimit masiv etj. Tekstet shkollore, fjaloret terminologjike, radiot e televizionet etj. nga ana e vet perhapin e rrezatojne edhe njesi te tilla. Edhe botimet folklorike e etnografike. Edhe ditaret. Por nje rruge tjeter per pasqyrimin e fjaleve dhe te shprehjeve popullore, me e shpejte e me frytdhenese, eshte letersia artistike. Letersia artistike ndikon, vec te tjerash edhe ne burimet e gjuhes. per vete rrezen e gjere te veprimit te saj, si varianti me i gjere i gjuhes sone standarde, ajo ka mundesi me shume se cdo fushe tjeter per t'i pasqyruar fjalet e shprehjet popullore. Te gjithe shkrimtaret tane shquhen per pasqyrimin e fjaleve dhe te shprehjeve popullore. Ata kane gjetur ne gjuhen e popullit shprehjet me te holla artistike te mendimit njerezor. Poetet, edhe poetizma. Lexojini veprat e Gjergj Fishtes, te Haki Stermillit, Mitrush Kutelit, Ismail Kadarese, Martin Camajt, Hivzi Sulejmanit, Skender Drinit, Mehmet Elezit, Sulejman Krasniqit, Xhafer Martinit e te shume te tjereve edhe me kete pamje, se do te ndieni edhe nje tjeter kenaqesi.

Kam lexuar se ka kritika qe nga te folmet e Veriut jane perfshire me pak fjale e shprehje.

Une jam, njeri nga bashkehartuesit e Fjalorit (1980/ 1984/2004). Perkundrazi, nga te folmet e Veriut jane marre me shume, madje, jo vetem fjale e shprehje te caktuara, por edhe klase a grupe fjalesh (kujtojme mbiemrat e emrat me -ues, emrat me -aje: tipi arnaje etj.). Nuk eshte vendi per te treguar arsyet gjuhesore dhe jashtegjuhesore. Por, ndoshta eshte vendi te thuhet qe nuk ka arsye te politizohet problemi, te vecohet Veriu. Fjalori ka nevoje edhe per Veriun, edhe per Jugun. Problemi eshte shkencor. Nese ka (dhe ndoshta, shume) fjale a shprehje qe nuk jane perfshire (e jo vetem nga te folmet e Veriut, por edhe nga ato te Jugut) deri me sot ne fjaloret e shqipes, kjo ka ndodhur jo se nuk duhen perfshire ngaqe jane fjale dialektore e krahinore. Ceshtja eshte te kuptohet nocioni "fjale dialektore" e "fjale krahinore". Gjuhesisht eshte shpjeguar nga prof. Androkli Kostallari, prof. Jani Thomai e studiues te tjere. Jani Thomai ka nje liber prej me se 300 faqesh per probleme te dialektizmave e te krahinorizmave ne gjuhen shqipe, "Leksiku dialektor e krahinor ne shqipen e sotme", botuar me 2001. Ajo qe mund te sqarohej per lexuesin eshte kjo. Ka fjale dialektore e krahinore qe jane variante shqiptimore (fonetike) te fjaleve te gjuhes standarde. Me keto, sic u tha me lart, nuk merren fjaloret e gjuhes standarde, sepse po e perserisim: fjaloret kombetare, normative nuk mund ta braktisin detyren per te mesuar e udhezuar lexuesit. Ka edhe fjale dialektore e krahinore me vlere letrare potenciale, domethene, te tilla qe, sic u shpjegua me lart, mund te fitojne te drejten e qytetarise ne gjuhen standarde ngaqe sjellin vlera pozitive. Te tilla fjale, edhe pse mund te vijne me shqiptimin dialektor a krahinor, gjuha standarde (e fjalori i saj), pergjithesisht i perpunon sipas normave te pranuara. Diku me pare, ne menyre te figurshme, gjuha standarde u krahasua me detin qe ushqehet nga Drini dhe nga Vjosa. Tani, ne menyre te pafigurshme, mund te thuhet se dy dialektet tona i kane te perbashketa 80% te fjaleve dhe te shprehjeve. Nuk eshte vendi per ta shpjeguar gjuhesisht. Por mund te thuhet vetem kaq: Studimet historike dhe etimologjike kane vertetuar njesine (unitetin) gjuhesore. Keshtu, fjale qe jane hetuar ne nje a ne disa te folme, deshmohen edhe ne te folme te tjera, gjeografikisht edhe te largeta; shih, p.sh. jete ne kuptimin "gjindje, bote" ne te folmen e Dibres: e muer vesht gjithe jeta dhe ne arberishte: kur shporta ka fiq, gjithe jeten e ke miq. Do te donim te theksonim, gjithashtu, se vjelja shteruese e dialektizmave dhe e krahinorizmave eshte shume relative. Pse ? Sepse dialekti ose e folmja eshte tip i gjalle i gjuhes bisedore qe ndryshon vijimisht e nuk eshte i ngulitur ne shkrim. Sa per krahinorizmat, - fjalet e te folmeve, ka edhe nje veshtiresi tjeter: eshte veshtire te percaktohen kufijte tokesore te se folmes, sepse, sic dihet, nuk perkojne kufijte administrative tokesore. Vec kesaj, fjalet, sidomos profesionalizmat shtegtojne. Ne keto kontekste, nuk kemi aq shume te drejte "te ankohemi" pse kjo a ajo fjale e se folmes sime nuk eshte ne "Fjalorin e gjuhes se sotme shqipe". Vec kesaj, sic edhe u permend, ne Fjalor nuk ruhet trajta shqiptimore e shkrimore, sepse fjalet duhet t'i nenshtrohen standardit, duhet te perpunohen nga pikepamja e normes drejtshkrimore e gramatikore. Kjo shpesh e erreson prejardhjen e nje fjale. Kjo eshte edhe nje nder arsyet qe nje lexues jo shume i kualifikuar nuk i gjen dot ne Fjalor si te tilla".

A ka vend per ta pasuruar fjalorin e gjuhes se sotme shqipe?

"Sigurisht. Eshte detyre e perhershme dhe pune e perhershme. Besoj se do te vijne fjale e formime te reja qe sjellin nocione e dukuri te reja te kohes (kete detyre, besojme ta plotesoje mire Fjalori i ri i shqipes qe po hartohet), qe zevendesojne fjale te huaja te panevojshme, qe jane terma te rinj, sidomos nga fusha e informatikes, e ekonomise, e finances etj. Fjalori nuk mund te mos mbeshtetet te vepra e shkrimtareve te njohur, te fjaleformimet e tyre, te kuptimet e reja qe u japin fjaleve, te fjalet a shprehjet me burim popullor qe ata pasqyrojne a te formuara sipas gjedhes popullore etj. Fjalori do t'i pelqente, p.sh., formimet e I. Kadarese, fortafoles per altoparlant, arkemort per arkivol, dehashpirt per ekstaze, vjedhnaje per vjedhje e madhe vemendshem per me vemendje e te tjera si keto. Brenda kritereve shkencore te perzgjedhjes se fjalesit, do te perfshihen edhe fjale me prejardhje nga gjuha e popullit, te pa pasqyruara a te panjohura deri me tani. Gjeografia e fjaleve eshte, sidomos gjeografi e mikrofushave - e profesionalizmave, e etnografizmave (veshje, gatesa etj.), e etnobotanizmave (emertime popullore te bimeve te egra etj.), e etnozoologjizmave (emertime popullore te zogjve, kandrrave etj.), e ngjyrave, e emertimeve te njerezve sipas dukes a sipas vetive morale etj. Gjeografia e fjaleve eshte edhe gjeografi e grupeve te caktuara fjaleformuese (kujtojme ndajfoljet me - shem e emrat me -aje te Veriut: zemerueshem, habitshem etj. kopshtnaje, vathnaje, plehnaje, kepnaje, pipnaje etj.) dhe e kuptimeve te fjaleve, (e njejta fjale mund te vije me zhvillime te ndryshme kuptimore; krahaso, p.sh., ne te folmen e Dibres: nxit " i fryn zjarrit qe te ndizet", vrugoj e vrugohem me kuptim te figurshem: nuk vrugohet miku ne shtepi). Per kete arsye kerkohet gjithnje e me shume lidhja e gjeografise gjuhesore me leksikografine (teorine e praktiken e hartimit te fjaloreve)".

Po per vendin e fjaleve te huaja ne fjalor c'mund te thoni?

"Sic dihet, ka fjale te huaja qe kane zene vend ne gjuhe dhe njihen si te tilla vetem per nga historia e prejardhjes. Ka edhe fjale te huaja qe ndihen si te tilla per shume arsye e faktore dhe qe nuk kane zene vend ne gjuhe (perdorimi si gazetarizma, si klishe, si ndikim i edukimit te huaj gjuhesor, si keqperdorim etj. - qofte edhe i shpeshte - nuk tregon se kane hyre ne gjuhe) dhe edhe mund te mos zene vend. Pasqyrimi i tyre ne fjalor ndjek kete vije, kuptohet, sipas parimeve e kritereve perzgjedhese. E thene pak me shkoqur: fjaloret pasqyrojne fakte te gjuhes. Atehere, nese fjala e huaj a me prejardhje te huaj eshte fakt i gjuhes, eshte bere pjese e saj, sjell pasurim te saj (shenon nje nocion te nevojshem, eshte term ne nje fushe te dijes, eshte fjale nderkombetare etj.), fjalori e pasqyron. Fjalori nuk mund t'i shmanget se vertetes. Nese fjala e huaj nuk ploteson ndonje qelize te zbrazet ne strukturen leksikore te shqipes standarde, pra, nuk sjell nocion te ri, dukuri te re, ngjyrese te re kuptimore a stilistikore etj, domethene, eshte thjesht dysor (dublet) i fjales shqipe a i formimit shqip (tipi lider e lidership), nuk ka arsye te zere vend ne nje fjalor te shqipes (pervecse thjesht per qellime te paracaktuara informuese, por me qendrim te caktuar, qe pasqyrohet me teknike te caktuar leksikografike: shih, p.sh. gratacele ne "Fjalorin sinonimik te gjuhes shqipe").

Meqe erdhem ne kete shteg, nuk mund te mos thuhet se shtimi subjektiv i numrit te fjaleve te huaja ne ligjerimin tone eshte (si ne rastin e karahinorizmave shqiptimore) thyrje e normes leksikore te shqipes standarde. E, sic u tha edhe me pare, fjalori nuk merret me thyerjet e normes dhe nuk i pasqyron ato. Nje shembull. Ne fjaloret shpjegues te shqipes nuk do ta gjeni italianizmin gratacele (perkthim gjuhesor i anglishtes skyscraper), sepse shqipja ka perkthimin e vet qiellgervishtes; kurse ne "Fjalorin sinonimik te gjuhes shqipe", edhe kjo eshte shtyre me tej, sepse me te drejte eshte parapelqyer si me e pare rrokaqiell, fjale e Kosoves, shume e tejdukshme e shume popullore edhe si formim ("ndertese aq e larte sa duket sikur rrok qiellin").

Nuk besojme qe ne rrethet tona gjuhesore, kulturore, mediatike etj. te kete ndonje mendim qe kerkesen per te mos perdorur fjale te huaja te panevojshme e barazon me te ashtuquajturin "purizem", kur kemi jetuar e jetojme ne nje kulture, ku eshte treguar gjithnje respekt per gjuhen dhe perpjekjet per pastertine e shqipes jane vleresuar gjithnje te dobishme. Por ne rrethanat e tanishme ka prirje per te perdorur fjale te huaja pa vend, ne cdo situate, me cdo degjues a me cdo shikues e lexues, pa e konsideruar ate si pale, si shok, si ortak. Eshte e vertete se shqipja standarde eshte e hapur dhe dinamike, por perballe kesaj prirjeje une mbeshtet mendimin e studiueses Shefkie Islamaj (Prishtine) se "purizmi si refleks i vetembrojtjes gjuhesore eshte nevoje e domosdoshme e dites." Mjetet e informimit masiv kane rol te vecante per t'u perballur me kete prirje e per ta perballuar ate, sepse kane perdite e pernate, shume lexues, shume shikues e shume degjues. Ne kete hulli, une do t'i barazoja me shkollen, me permasat edukuese te shkolles, sepse gjuha eshte kulture qe mesohet e qe edukohet".

*Instituti i Gjuhesise
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė