Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-08, 12:07   #6
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Loja me “Yllin e kuq”

Nikollė Shala mendon se njė kontribut tė veēantė pėr ēėshtjen shqiptare ka dhėnė Xhim Xhema, i cili nuk ka kursyer asgjė pėr t’i shėrbyer kombit.
Ai kujton njė ndėr udhėtimet e shumta me Xhim Xhemėn. Po ktheheshin nga Washingtoni. Xhimi ka kėrkuar informacion pėr Shqipėrinė. Nikolla i ka folur hapur , pa fshehur asgjė nga ato ē’ka dinte. Ai kishte jetuar me shqiptarė qė kishin lėnė Shqipėrinė qė nga viti 1948 e deri nė 1967, para se tė linte Gucinė. Shqipėria i kishte ēuar nė plumb tė gjithė ata qė kėrkonin bėrjen e Shqipėrisė sė vėrtetė ashtu siē e kishte bėrė Zoti. Dhe kėtė llojė armiqėsie mes vetė shqiptarėve nacionalistė dhe atyre komunistė e kishin kultivuar Miladin Popoviēi e Dushan Mugosha, qė krijuan Partinė Komuniste Shqiptare dhe ndėrtuan bashkė me ta njė platformė siē i interesonte Beogradit. Vrasja e nacionalistėve, e klerikėve, shembja e institucioneve fetare, kthimi i vendit nė njė kamp me tela e bunkerė, e ka izoluar Shqipėrinė.Ylli i kuq e drapėri e ēekani kanė zėnė vendin e Shqiponjės me dy krerė.
Nikolla kujton se ka qenė njė bisedė shumė e vėshtirė dhe kur ka mbaruar rrėfimin ka parė se sytė Xhim Xhemės lotonin. Ai nuk e kishte pėrfytėruar Shqipėrinė nė atė gjendje.
Qė nga ai ēast e mė mbrapa, nuk ishte e lehtė t’i thoje Xhim Xhemės se nė demonstrata mund tė pėrdornim dhe flamurin me Yll! Kurrė jo. Kėtė yll e kishte futur nė komunitet Misioni Shqiptar pranė Kombeve tė Bashkuara dhe ai yll u bė shkak grindjesh mes komunitetit. Padyshim qė nė ndarjen e komunitetit kishte pjesėn e vet edhe UDB-ja jugosllave, sė cilės i interesonte pėrēarja mes shqiptarėve, grindjet mes tyre, me qėllim qė tė diskretitoheshin nė sytė e amerikanėve.Ishte koha kur po i pėrgatitej thika Kosovės. Shumica e shqiptarėve qė ishin pėr yllin e kuq, nuk e dinin lojėn e UDB-sė dhe tė Sigurimit shqiptar.
Nikolla kujton njė rast, kur para njė demonstrimi, pjestarėt e Ligės, u kishin folė shqipatrėve nga Radio e Ligės, qė tė mos vinin nė demonstratė me flamurin me yllin e kuq sepse do tė ishte nė dėm tė Kosovės dhe se Amerika nuk e pėrkrahte Yllin e Kuq tė komunizmit. Gjithėsesi nė demonstratė, njė grup majtist kishte shkuar me flamurin me yllin e kuq. Sherri ishte nė prag. Atėherė DioGuardi ka dhėnė urdhėr qė do tė demonstrohej pa flamujė.
Nikolla dhe sot nuk ndjehet mirė kur kujton se nė Hotel Sheraton, ku ishte kryetari Rugova dhe shumė senatorė e kongresitė, Ali Aliu, ka folė se kėtu nė SHBA s’kishte ndonjė gjė tė keqe qė tė pėrdorej flamuri me yllin e kuq. Nė ato momente masa e pjesmarrėsve ka reaguar.
Ėshtė ēuar nė kėmbė nė ato ēaste Patėr Ambroz Martini, frati farnēeskan qė kishte ardhė nga Belgjika, dhe ka thėnė: ”Nuk duhet t’ju tradhėtojė askush sepse ylli, drapėri e ēekani, janė simbole bolshevike e nuk janė simbole shqiptare.”.

***
Nikollė Shala mendon se Liga ka kryer njė shėrbim tė madh ndaj kombit shqiptar, veēanėrisht ndaj Kosovės. Ai e ndjen veten tė qetė qė e ka mbėshtetur qė nė lindje atė, duke dhėnė gjithēka kishte, shpirt dhe dollarė. Mjafton, thotė ai, qė tė kujtojmė deklaratėn e Kriminelit Sllobodan Millosheviē nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės se:”Liga Qytetare Shqiptare me Joseph DioGuardin dhe me Bob Dole ma shkatėrruan Jugosllavinė.”
Ai thotė se ende i vjen pėr tė qeshur, kur kujton njė bisedė me Joseph DioGuardin, i cili e ka pyetur:- Nikollė a tė dhimbsen ato 12 mijė dollarė qė i pate dhėnė pėr krijimin e Ligės?”..Atėhere, Nikolla kishte qeshur dhe ia kishte kthyer:”Mė vjen keq qė nuk kisha 12 bilion, pėr t’i dhėnė kundėr Jugosllavisė, pėr ēfarė ajo i ka bėrė kombit shqiptar”.Nikolla as do qė t’i pėrmend shumat qė ka dhuruar nė fushatat elektorale, pėr presidentė tė Amerikės, senatorė e kongresistė. As shumat qė ka dhėnė pėr kishė e gjithėēka tjetėr. Pėr shqiptarizėm, askush nuk duhet tė tregohet dorėshtėrnguar.

***
Nė mbyllje tė bisedės, Nikollė Shala, thotė se ėshtė pėrpjekur tė bėj gjithėēka pėr tė mirėn e kombit. Ka investuar pėr Atdhe e fe. Ai ėshtė njė ndėr kontribuesit e bashkimit tė komunitetit katolik nė Nju Jork, bashkimit tė dy kishave.
Ai ndjehet i qetė qė ka shfrytėzuar qenien nė Amerikė pėr t’i shėrbyer Atheut dhe Fesė. Kjo ėshtė dhe porosi e gjyshit tė tij, Vocėrr Balės, heroit tė Lahutės sė Malsisė tė At Gjergj Fishtės.

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė