Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-07, 15:14   #9
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Arigona Zogaj ne Austri

Duaje atdheun si Arigona Austrinė?

Shkruar nga Albion Topia Tuesday,
09 October 2007

“Nuk dua ta shqetėsoj askėnd , por e kam seriozisht me kėrcėnimin pėr vetėvrasje.” Arigona Zogaj

Kisha shikuar diku para rreth 10 vitesh filmin L’Amerika tė regjisorit Italian Gianni Amelio. Ėshtė njė ndėr filmat qė mė sė shumti i kam mbajtur mend pėr tė keq. Diēka qė nė artin e shtatė pėr mua atėbotė meritonte “Oskarin e turpit” dhe padyshim zinte vendin e parė pėr nga shėmtia. Thellė nė kujtesė mė ėshtė ngjizur fragmenti kur njė “grumbull shqiptarėsh mbi njė rimorkio traktori apo kamioni kėrcenin si majmunė pas njė palė syzeve tė njė italiani”.
Gianni Amelio pėr mua s’ishte kurrfarė kineasti, kurrfarė artisti, kurrfarė krijuesi! Ai, aq mė shumė mė dukej qė nuk ishte njeri! E pėrfytyroja si njė kriminel, shumė tė ngjashėm me satrapin Millosheviq qė kishte marrė pėr detyrė jo zhdukjen fizike tė njė kombi, por zhdukjen shpirtėrore, pėrbaltjen dhe njollosjen e dinjitetit shqiptar… Ky pis prej autori i paraqiste shqiptarėt jo vetėm si leckamanė e tė zdralavtė por edhe tė paidentitet, si njė turmė, kope, grumbull pa histori, kulturė, pa asnjė vlerė, pa asnjė veēori tė bukur, pa asnjė tipar tė mirė…
Nė korrik tė kėtij viti gazeta prestigjioze britanike The Sunday Times, nė shtojcėn e saj “The Sunday Times magazine” botoi reportazhin “The land that time forgot”. Autori i kėtij shkrimi ishte skocezi AA Gill. Sipas tij, nuk kishte asgjė pozitive pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Megjithėse shkrimi pėrmbante thekse humori, nė thelb ishte shumė dashakeqės. Po rikujtoj disa nga konstatimet pėr shqiptarėt, qė nxjerrte ky “burrė me fustan”.
-Historia shqiptare ėshtė e mjerė dhe qesharake! Shqipėria ėshtė njė vend tragjikomik! Emigracioni shqiptar merret me veprime kriminale!Shqipėria ėshtė qendėr e seks-trafikut evropian, shesin ilegalisht armė! Shqiptarėt janė tė frikshėm, nuk janė tė mprehtė, ata nuk dinė tė fshehin kėrcėnimin apo tė kontrollojnė agresivitetin! Tė gjitha veturat nė Shqipėri janė tė vjedhura! Tė rinjtė shqiptarė vishen mė sė keqi nė botėn perėndimore! Meshkujt shqiptarė janė tė shkurtėr dhe kanė fytyrė qelbėsi me kėmbė tė shtrembėra sikur kuajt e vegjėl tė Shetland-it! Industria e vetme nė Shqipėri ėshtė pastrimi i parave! Kanunin e Lekė Dukagjinit e quan doracak vrasėsi dhe kjo ėshtė njė nga “arsyet” se, pse shqiptarėt janė aq tė mirė nė krim tė organizuar!!! Vajzat shqiptare duken dhe sillen sikur tė jenė kurva tė gangsterėve! Edhepse konstatonte se megjithėse kishte dėgjuar pėr Nėnė Terezėn dhe ajo ishte shqiptarja e vetme e njohur nė botė, nuk hezitonte qė aty pėr aty ta njolloste me pohimin se pėrkushtimi i saj i vetėm ishte “qė t’u ndihmoj njerėzve pėr tė vdekur”.
Raste tė tilla tė ngjashme kur sulmohet kombi ynė dhe nuk kursehet asgjė qoftė nga historia, kultura, tradita, gjuha, pamja fizike e tij, etj. mund tė ketė akoma! Nuk do tė merrem me to por do t’i kthehem njė momenti tjetėr i cili nuk mė ka shokuar hiē mė pak se filmi i Amelios, apo artikulli i Gillit! Ėshtė fjala pėr njė video material nga i cili kam shkėputur deklaratėn qė gjendet nė fillim tė kėtij teksti. Arigona Zogaj kėrcėnohet me vetėvrasje! Vajza 15 vjeqare ėshtė “arratisur” nga familja e saj e cila duhej tė kthehej nė Kosovė, sepse i ėshtė refuzuar kėrkesa pėr strehim nė Austri. Ka diēka demoniake nė atė video! Jo vetėm pėr faktin qė nė atė mėnyrė pėrcjell porositė Bin Ladeni, Mulla Omari, apo edhe ndonjė kidnapues, kriminel, psikopat pedofil etj. por edhe pėr “pėrshtypjen” qė domosdo krijohet se Kosova s’ėshtė gjė tjetėr pos njė ferr i gjallė. Nėse dikush ėshtė nė gjendje tė vetėvritet vetėm e vetėm tė mos kthehet nė vendin e vet, si mund tė jetė i mirė ai vend!? Ēfarė mesazhi marrin tė huajt pėr Kosovėn kur dikush qė ka lindur e jetuar aty tani e urrenė atė mė shumė se vdekjen? Mesazh tė shėmtuar pa asnjė dyshim. Tipat si Amelio e Gill do tė thonė se kishin tė drejtė. Ata nė fakt edhe mund tė kenė hasur dikend si ti Arigonė? Apo, pse jo edhe dikend si babai yt, i cili pa fije turpi pėrmes ekranit flet njė shqipe tė bastardhuar me sllavizma dhe kėrkon drejtėsi nga njė vend i huaj, duke e bėrė lehtė tė qartė se tė ka keqpėrdorur duke bėrė skenarin dhe regjinė e kėsaj qė neve dhe botės i “plasohet si dramė”. Turp. Po nejse. Mund tė keni gjetur frymėzim nga fenomene tė ēoroditura qė po ndodhin kudo nėpėr Evropė e qė pėr protagoinistė kanė shqiptarėt. Loja me identitet, deklarimi si hashkalinj e magjup, martesat brenda familjes, konvertimet e rrejshme nė tė krishterė, e gjithfarė marifetllėqesh tė tjera!? Mund tė thuash, kur ikin deputetėt ēfarė u mbetet fukarenjve? Dinjiteti. Yti, familjes, popullit tėnd. Ti e ke vėnė nė pikėpyetje. E ke nėpėrkėmbur. Pėr njė lejeqėndrim! Nuk e kupton qė tani e tutje do tė jesh njė krijesė pa asgjė. Bota kurrė nuk do tė tė pranoj si tė vetėn e atdheun tėnd e ke mohuar! Ti dhe familja yte tani jo vetėm qė jeni fukarenj, por jeni fukarenj pa dinjitet.
Andaj tė huajt ndoshta edhe na shohin si monstrumė, hajdutė, gėnjeshtarė, trafikantė, bėrllok… Nuk ėshtė e ēuditshme qė kemi filma si L’America dhe artikuj pėr “Vendin e harruar nga koha”. Ne nė realitet ua japim brumin, edhe pėrmes rasteve si ky i Arigonės. Nė kėtė kontekst qenka gabim t’i fajsojmė tė huajt, sepse faji mund tė jetė pikėrisht nė ne. Aspak nuk do tė ēuditem nėse filmi i papėrfunduar i Boratit do ta mbaj titullin “Duaje atdhenė si Arigona Austrinė”! Po, ironizim mė pėrbuzės vėshtirė se mund tė gjej

http://unitedalbania.org/index.php?o...1260&Itemid=76


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 17-10-07 nė 22:46
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė