Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-08, 11:25   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si u rrėzua monumenti idiktatorėt me tė vrazhdė tė botės komuniste nė Tiranė

E martė 21 shkurt 1991.
Me dhjetra mijra protestues ndodheshin paradite tek Ura e Lanės pranė Hotel Dajtit me qėllim qė tė sulmonin Bllokun qeveritar, nga qė ishin pėrhapur lajme tė rreme sikur Ramiz Alia kishte dhėnė dorėheqjen si President i Republikės. Pėr tė penguar protestuesit qė tė realizonin qėllimin e tyre, ishin tė angazhuar forca tė shumta tė policisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara edhe me tanke tė pajisura dhe me mitroloza tė rėndė. Nė kėto momente tepėr tė acaruara pranė demostruesve rastėsisht vjen Z. Neritan Ceka (ish Drejtor i Institutit Arkeologjik dhe anėtar i kryesisė sė PD-sė) i cili me njė megafon nė dorė dhe hipur nė njė makinė ju bėn thirrje protestuesve qė tė ktheheshin tek Sheshi Skėnderbej qė tė shmangesh gjakderdhja. Turma e protestuesve prej afro 50 mijė vetėsh ju bashkua thirrjes sė tij dhe u drejtua pėr nė Sheshin Skėnderbej duke bėrtitur: “Poshtė burokratėt, Nuk duam gjak etj.”. Populli protestues ishte shumė i irrituar sepse nė rradhėt e tyre kishte shumė provokatorė dhe punonjės tė sigurimit tė fshehtė komunist. Nė kėtė kohė njė grup i madh protestuesish kryesisht ish tė burgosur politik tė Rrugės sė Kavajės ju bėjnė thirrje protestuesve qė tė shkojnė tė djegin veprat e diktatorit komunist pranė Dyqanit Flora qė ndodhesh nė krye tė rrugės sė Dibrės fare pranė Sheshit Skėnderbej. Turma e protestuesve e irrituar sė tepėrmi, drejtohen pėr tek librari Flora dhe pasi shpėrthyen derėn, rrėmbenin veprat e diktatorit komunist. Ata filluan t’i grisnin kėto libra dhe pasi i grumbulluan aty pranė Rrugės sė Dibrės i vunė flakėn duke krijuar njė zjarr gjigant i cili vazhdoi tė digjesh pėr disa orė. Gjithashtu njė grup tjetėr i pėrbėrė nga Saimir Maloku, Xhovalin (Asim) Ēokani, Arben Beli, Arben Rama dhe tė tjerė nisen nė drejtim tė Pallatit tė Kulturės pėr tė hequr parullėn “Lavdi Partisė sė Punės sė Shqipėrisė”. Tek Pallati i Kulturės nuk kishte policė. Duke pėrfituar nga ky rast Xhovalini qė kishte me vehte njė ēantė me ēelsa tė mėdhej mekanikė, sė bashku me njė qytetar tjetėr e me ndihmėn e disa protestuesve, hipėn me shumė vėshtirėsi nė taracėn e Pallatit tė Kulturės duke u kacavjerrur pas disa hekurave qė ndodheshin nė pjesėn e mbrapme tė shkallėve tė kėtij pallati. Xhovalin Ēokani lagu me alkool metilik bullonat e dadot e ndryshkura qė mbanin gėrmat metalike gjigante qė formonin parullėn afro 50 metra tė gjatė, e vendosur sipėr Pallatit tė Kulturės. Pastaj ai i bėri njė zbėrthim provizor kėtyre dadove. Nė tė njėjtėn kohė ai u bėrtet nga lart qytetarėve protestues qė ndodheshin nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės tė spostoheshin mė tutje nė mėnyrė qė tė mos binin sipėr tyre gėrmat gjigante metalike tė parrullės. Ishte ora afėrsisht 12 kur Xhovalini i ndihmuar dhe nga qytetarė tė tjerė filluan tė rrėzonin njė nga njė kėto gėrma gjigante metalike tė parrullės “LAVDI PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ”. Njė gėzim i jashtėzakoshėm pėrshkoi mijra qytetarė protestues tė mbledhur nė Sheshin Skėnderbej sepse populli rrėzoi dhe hoqi simbolet kryesore tė diktaturės komuniste. Se sa domethėnėse ėshtė kjo gjė e pasqyrojnė mė sė miri fjalėt e Z. Saimir Malokut qė udhėhoqi popullin protestues. Mė 28 gusht 1976 nė gjyqin e tij politik para dy mijė vetave nė njė sallė kinemaje, ai tha: “Me pushkatimet, arrestimet, internimet dhe dėnimet e shumta qė po bėn Enver Hoxha ndaj popullit dhe grupit tė Beqir Ballukut, populli shqiptar mbas vdekjes sė Enver Hoxhės, do t’i thotė atij diktator ashtu siē i thanė Stalinit, dhe do tė shkatėrrojnė monumentet dhe do tė djegin veprat e tij”. Ideali pėr demokraci i Z. Saimir Maloku dhe i gjithė popullit shqiptar u realizua.
Populli demokrat i Tiranės nė momentin e rrėzimit tė monumentit tė diktatorit komunist luteshin me fjalėt: “ O Zot,tė falenderojmė se na e shporre komunizmin dhe mbas gjysėm shekulli na bashkove me Europėn”. DEMOKRACIA – FITOI. Populli tashmė ishte i lirė tė fliste, tė jetonte, tė lėvizte dhe tė mendonte.

I lutemi Shenjtėrisė sė tij Papa Benedikti XVI si dhe Shkėlqesisė sė tij Jose Manuel Barroso – President i Komisionit Europian, qė nė shenjė respekti ndaj popullit demokrat tė Tiranės tė presin njė pėrfaqėsi tė protagonistėve kryesorė tė kėsaj ngjarje kaq tė madhe historike.

Ndonėse kanė kaluar kaq shumė vite, i takon Z. Bamir Topi, President i Republikės, i cili rrjedh nga familjet mė tė vjetra, mė tė nderuara dhe mė demokrate tė Tiranės, qė nė shenjė respekti ndaj popullit demokrat tė qytetit ku ai ka lindur dhe ėshtė rritur, tė dekorojė ata ish protestues protagonistė, tė cilėt
sakrifikuan mė shumė pėr kėtė ditė mė tė shėnuar historike, nė bazė tė ligjeve nė fuqi pėr dhėnien e dekoratave nė Republikėn e Shqipėrisė.

I lutemi Z. Sali Berisha, Kryeministėr i Shqipėrisė dhe Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit, qė nė nderim tė datės 20 shkurt 1991, kjo ditė, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe me miratim nga Parlamenti, tė shpallet: “ Dita e Rrėzimit tė Simboleve Komuniste”. Gjithashtu ata tė urdhėrojnė dikasteret shtetėrore tė poshtėshėnuara tė plotėsojnė kėrkesat tona.

I lutemi Ministrisė sė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve si edhe Drejtorisė sė Radiotelevizionit Shqiptar dhe Institutit tė Mediave, tė mundėsojnė realizimin e njė filmi dokumentar me metrazh tė gjatė me konsulent Saimir Malokun dhe me regjisor edhe skenarist Z. Saimir Kumbaro. Ėshtė dėshira e madhe e popullit shqiptar qė nėpėrmjet tė kėtij dokumentari tė rizgjohet brez pas brezi, kujtimi i ngjarjeve tė paharruara tė asaj dite qė ktheu njė faqe tė rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė. Kjo ngjarje kaq e rėndėsishme ėshtė anashkaluar nga disa analistė politikė tė mediave tė ndryshme. Shtojmė gjithashtu se nė dispozicion tė kėtij dokumentari, operatori Agim Buxheli do tė japė tė gjithė arkivėn e tij filmike. Gjithashtu edhe arkivi filmik i Televizionit Publik Shqiptar dhe i Ministrisė sė Brendėshme duhet tė japin ndihmėn pėrkatėse pėr kėtė qėllim.

I lutemi po kėsaj ministrie qė tė mundėsojė botimin e kėsaj deklarate nė formėn e njė broshure nė gjuhėt shqip, anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht. Kjo i jep mundėsi qytetarėve tė Shqipėrisė si dhe opinionit ndėrkombėtar qė tė njihet me ngjarjen kaq tė rėndėsishme tė 20 shkurtit 1991.

Gjithashtu i lutemi edhe Ministrisė sė Arėsimit dhe Shkencave, Muzeut Historik Kombėtar, Akademisė sė Shkencave dhe Institutit tė Historisė qė tė marrin masat qė kjo ngjarje kaq e rėndėsishme tė pasqyrohet nė librat e historisė dhe nė pavionin e demokracisė tė Muzeut Historik Kombėtar.

Gjithashtu jemi mirėnjohės edhe ndaj Qendrės Shqiptare pėr Rehabilitimin e Viktimave tė Traumės dhe tė Torturės qė drejtohet nga Zoti Adrian Kati (ish i internuar familjarisht dhe me babanė ish i burgosur politik). Kjo qendėr qė ndodhet nė Rrugėn e Kavajės ka mbi 10 vjet qė ka dhėnė dhe u jep njė ndihmesė tė madhe pėr rehabilitimin moral dhe mjekėsor tė shtresės sė shumėvuajtur tė ish tė pėrnjdjekurvet politikė, protestuesve tė asaj dite tė shėnuar si dhe dhjetra mijrave refugjatėve kosovarė.

Falenderojmė Z. Alfred Moisiu ish President i Republikės, Z. Aleksandėr Meksi ish Kryeministėr, shumė deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, kryetarė partish politike, drejtuesit e komuniteteve fetare tė vendit, Shoqatėn Tirana, Ēamėria, zotėrinjtė Mentor Petrela, Hysen Heta, mjaft kryetarė Njėsish Bashkiake tė Tiranės si dhe pesėdhjet kryetarė shoqatash, organizatash dhe sindikatash mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, qė janė firmėtarė nė mbėshtetje tė deklaratės dhe tė kėrkesave tona.

Ne ish protestuesit, populli demokrat i Tiranės dhe i Shqipėrisė i jemi mirėnjohės Shenjtėrisė sė Tij Papa Gjon Pali i II, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė Komunitetit Europian pėr ndihmėn e dhėnė popullit shqiptar nė vendosjen e demokracisė.

Ju falenderojmė pėr bashkėpunimin dhe mirėkuptimin.

Presim pėrgjigje pėr kėrkesat tona.
Me respektin mė tė madh
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė