Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-08, 15:22   #3
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės


POPOULLĖSIA
Qyteti me rrethinė banohet me afėr 180.000 banorė, ndėrsa vetėm nė qytet jetojnė afėr 100.000 banorė.
Nė dekadėn e fundit ka njė koncentrim tė madh tė popullsisė nė qytet pėr shkak tė kushteve mė tė mira pėr tė jetuar dhe pėr tu punėsuar.
Vetė qyteti ėshtė mjaft tėrheqės. Aty mund tė hasni nė kultura tė ndryshme. Popullata ėshtė e pėrzier; ku banorėt shqiptarė pėrbėjnė 90% tė strukturės, ndėrsa malazezėt, boshnjakėt, serbėt, romėt etj..pėrbėjnė 10% tė strukturės sė popullsisė.

POTENCIALI NATYROR DHE EKONOMIK
Nė zhvillim ekonomik tė Pejės rolin kryesor e luajnė aktualisht degė si: turizmi, tregtia, transporti, ekonomia bujqėsore, zejtaria, industria ushqimore dhe ajo e pijeve si dhe ajo e materialit ndėrtimor. Veqanėrisht nė qytetin e Pejės dhe qendrat turistike nė Rugovė ka marrė rėndesi tė veqantė zhvillimi i ekonomisė turistike. Kjo lidhet si me traditen nė kėtė drejtim, poashtu me rėndėsinė qė ka marrė turizmi pas vitit 2000. Kėshtu qė, e gjithė infrastruktura i ėshtė kushtuar zhvillimit tė turizmit. Njė sėrė ndėrtimesh mjaft ambicioze, kryesisht hotele dhe restorante, kanė lulėzuar vitet e fundit, sidomos pėrgjatė rrugės Pejė-Rugovė dhe Pejė-Radavcė.

Andaj, Peja sot renditet nė qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike, tregtare dhe turistike tė vendit.
Pjesėn mė tė madhe tė sipėrfaqes sė saj e pėrbėn toka bujqėsore e pėrshtatshme pėr zhvillimin e bujqėsisė, blektorisė dhe pemtarisė; nė bazė tė saj edhe prodhimtarinė e ushqimit tė shėndoshė, duke filluar nga prodhimi i qumshtit dhe prodhimeve tė qumshtit, mishit dhe prodhimeve tė mishit e deri te prodhimi i pemėve dhe pėrpunimit tė tyre. Pėrmes blegtorisė kryesisht (gjedhėt dhe dhentė) dhe shpeztarisė, sigurohen prodhime tė bollėshme pėr tregun e brendshėm.
Gjithė kėto prodhime bujqėsore pėrveq prodhimit pėr nevoja tė popullsisė vendase, mund tė shfrytėzohen edhe pėr konsumim turistik duke plotsuar mė sė miri nevojat e tregut pėr prodhime tė freskėta dhe natyrale.

Zejtaria nė Pejė ka filluar tė zhvillohet qė nga koha antike dhe ajo u transformua varėsisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko-shoqėror. Nė bazė tė materialit arkeologjik tė zbuluar nė Pejė, si: fibula, unaza, gjilpėra, bylyzyku dhe helmeta prej bronzi etj; mund tė konkludohet se nga kjo kohė fillon jeta e zhvilluar ekonomike dhe zanafillet e para tė zejeve. Sipas regjistrimit katastral tė vitit 1582 nė qytetin e Pejės ushtroheshin gjithėsej 56 zeje. Elementi tregėtar pėrbėnte shtresėn kryesore qytetare, ku pėrfshinte 43% tė popullsisė. Zejtaria nė Pejė arriti kulmin e zhvillimit sidomos nė shekujt XVII dhe XIX. Edhe sot simbol i kėtij qyteti ka mbetur tradita e zejtarisė dhe tregtisė, gjindshmėrisė sė tregtarėve dhe mjeshtėrve tė saj, gjė e cila nuk ka penguar qė Peja tė zhvillohet nė qytet tė bukur dhe modern.

__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė