Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-08-08, 13:41   #7
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

Nė kilometrin e tetė, nė anėn e majtė tė kanionit, 50-60 m pėrmbi lumė, nė thembrėn e njė shkembi gjigant, me njė lartėsi rreth 350 m nė njė formė tė burimit tė ngritur ujor, gjendet hyrja e shpellės qė quhet Gryka e Madhe e cila ėshtė studiuar dhe me gjatėsinė prej mė shumė se 10 km radhitet nė njė ndėr mė tė gjatat nė Ballkan. Kjo shpellė qė nga hyrja e saj pėrmbi burimin e lumit nėntokėsor fillon tė ngjitet nė lartėsi tė vazhdueshme. Nga ngjitjet e vėshtira nėpėr ngushticat e saja dallimi nė lartėsi ėshtė 310 m (+296 m, -14 m). Kjo ėshtė ajo qė e bėnė kėtė shpellė unike dhe poashtu mė tė lartėn nė Ballkan. Njė pjesė e veqantė dhe unike e shpellės ėshtė edhe i ashtuquajturi – Tobogani, njė sifon i pjerrėt origjinal-freatik.
Pas gjysėm sifonit tė ashtuquajtur tė Milicisė, shpella ėshtė pėr mrekulli e dekoruar me tė gjitha llojet e mundshme tė speleo-dekorimeve. Kėtu ka shtylla tė mėdha dhe tė larta dhe tė gjata deri nė disa metra, shkopninjė tė sodės, stalaktite dhe perde tė gjata apo drapėri, stalagmite tė grumbulluara, penda tė vogla nga shkėmbinjtė, liqenjė me kristale dhe margaritare nga kalciti. Njė gjė tjetėr e papėrshkrueshme janė edhe govatat me ujė tė mbuluara me kristale tė kalcitit dhe grupe tė gjėra tė kristaleve.
Poashtu ėshtė interesant edhe rėra e ngurtėzuar nė njė formė dhe madhėsi tė topave, lartė mbi nivelin e ashtuquajtur Harku i Ylberit. Nė kalimet hyrėse tė ashtuquajtur kalimi i Leopardit janė disa pika dhe leqe tė shpėrndara tė vermikultit nė formė tė lėkurės sė leopardit (prej nga ka marrė edhe emrin ky kalim), me siguri tė mbetura kėtu nga vėrshimet fosilite tė ujit.





Motiv tė veqant turistik i cili karakterizohet me veti kurioziteto-estetike paraqet shpella e Radacit dhe ujėvara e burimit tė Drinit tė Bardhė e cila gjendet afėr fshatit Radavcė, rreth 11 km larg qytetit tė Pejės nė drejtim tė qytetit tė Rozhajės nė pjesėn verilindore tė vargmaleve tė Bjeshkėve tė Nemuna. Ėshtė e thelluar nė shkrepa tė cilat e pėrbėjnė majėn e Rusolisė me lartėsi mbidetare 2381 m ndėr tė cilat shtrihet fusha e Drinit tė Bardhė. Karakterizohet me stoli nėntokėsore, hallat, liqenjė dhe ndoshta me kaskadat mė unikate nė botė. Ajo ėshtė pa dyshim shpella mė e madhe nė regjionm ndonėse e paeksploruar shumė, ajo ėshtė shpallur monument natyror bashkė me burimin e Drinit tė Bardhė.





Nė Liqenat ėshtė ndėrtuar Fshati turistik »Guri i kuq« me objekte turistike me kapacitet rreth 200 veta tė cilat janė vizituara njėsoj gjatė tėrė vitit. Nė Goruzhdė (Shtypqe i madh) ka pishina me kapacitet prej 150 veta, Moteli »Gryka« dhe Restorani »Bjeshka« ku mund tė shijohet mikpritja tradicionale familjare sė pari me »bukė, kripė e zemėr« e pastaj tė knaqeni me ushqimin autokton e origjinal, tė freskėt prej qumshti, djathi, kosi, maza, mjalti, qaj mali, lakror, fli, kaqamak, djath tė zier, leqenik dhe bukė tė shėndetėshme tė grurit dhe tė misrit tė pjekur nė furrė dhe qerep.
Hapėsira e Parkut Nacional ka mjaft raritete nytarore, kėshtu qė pėrmbajtja e pejsazhit ėshtė e llojshme dhe e begatshme. Kėto janė para se gjithash bjeshkėt e larta tė cilat i pėrbėjnė majet e bjeshkėve, shpatijet e gjelbėruara me barė, luginat e shumta pyjore, grykat dhe kanionet atraktive, lumenjtė e pastėr tė shkumbėzuar, ujėvarat, burimet dhe liqenjtė janė pėrmbajtja e pejsazhit tė Alpet Shqipėtare.
Tėrėsi tė posaqme atraktive tė pejsazhit janė sipėrfaqet me pyje dhe vegjetacion tė barit. Zonat pyjore janė tė pėrbėra nga ahishat, rropujtė, molika, bredhi, dėllinja dhe llojet tjera tė cilat zėvendėsohen me zonat e vegjetacionit tė barit.
Nė livadhet e maleve lokale nė pranverė lulėzojnė lule tė llojllojshme tė bjeshkės duke i dhėnė pejsazhit bukuri tė jashtėzakonshme atraktive, kurse hapėsirės aromė tė posaqme dhe freskinė e natyrės sė pastėr. Pėrjetim tė jashtzakonshėm vizuel tė bukurisė natyrore malet lokale ofrojnė nė kohėn e vjeshtės, nė kohėn e krijimit tė pejsazhit kalimtar bjeshkatar kur tėrė territori derdhet nė spektrin e ngjyrave mė tė llojllojshme. Pėrjetim mė tė madh ofrojnė pamjet nė pranverėn e vonshme kur nė viset e ulta gufon vegjetacioni bimor duke mbuluar tėrė territorin me ngjyrė tė gjelbėrt kurse majet e larta tė maleve lokale ende janė me mbulesė tė trashė tė borės.



__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 25-08-08 nė 13:45
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė