Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-08-08, 14:22   #8
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

QFARĖ TĖ VIZITOHET

Bajrakli (Qarshi) Xhamija ėshtė njėra nga objektet mė tė rėndėsishme sakrale arkitektonike tė periudhės osmane nga gjysma e dytė tė shekullit XV-tė. Ky ėshtė ndėrtim njė hapėsinor i pėrfunduar me kupolė, minare dhe pjesėn pėr rreth.
Xhamia e Fatih Sultan Mehmet Hanit e njohur nga qytetarėt e Pejės me emrin Bajrakli-Qarshi Xhamia ėshtė ndėr monumentet me arkitekturė tė vjetėr tė njohur osmane dhe ėshtė ndėr xhamitė me kuben (kupolėn) mė tė lartė nė Pejė. Sipas tė dhėnave nė disponim dėshmohet se Fatihi kėtė xhami e ka ndėrtuar nė kohėn kur Peja ka qenė qendėr e flamurit e Sanxhakut.
Xhamia ka njė kompleks varresh pėrreth sajė nga tė cilat shumica jnė me mbishkrime. Midis kėtyre varreve gjenden ato tė shekujve XVI, XVII, XVIII, XIX. Brenda kėtyre varrezave nė anėn e djatht gjindet varri i patriotit tė madh kombėtar Haxhi Zekės, varri i Haxhi Mustaf Beut dhe Ali Pash Gucis.


Hamami i Haxhi Beut ėshtė vepėr monumentale me karakter shoqėroro-publik i ndėruar nė periudhėn 1462-1485 me donacion nga Haxhi Beu nga Peja, nė kohėn e Sanxhakut tė Dukagjinasėve.


Konaku i Tahir Beut – paraqet llojin mė tė bukur tė shtėpive tė vjetra tė qytetit tė tipit asimetrik nė Pejė. Kėtė llojė ndėrtimi e karakterizon kurora e kulmit e punuar nga druri, dritaret harmonike dhe divanaja e sipėrme. Konaku gjendet afėr sheshit »Haxhi Zeka« nė tė cilin ėshtė i vendosur Muzeu Etnografik Kombėtar ku mund tė shihen tė ekspozuara nė galeri tė ndryshme: artizante tradicionale kombėtare dhe veshje karakteristike tė Rugovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit.


Nė afėrsi tė sheshit gjendet Kulla e Pashės (Haxhi Zekės) nė muret e sė cilės mund tė shihni punimet karakteristike tė mjeshtėrve tė asaj kohe si: luani, ylli i Davidit etj. Ka njė arkitekturė karakteristike tė shekullit XVIII dhe XX, ėshtė dy katėshe e ndėrutuar prej guri dhe me dritare e frengji tė punuara me pėrkushtim tė madh nga mjeshtrit e kėtij vendi.
Kulla e Pashės


Nė afėrsi tė kainakut mund tė vizitohet kulla e Gockajve nga shek.XIX nė tė cilėn ėshtė vendosur Instituti regjional pėr mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike. Kullat janė objekte qė e karakterizojnė arkitekturėn e veqantė tė ndėrtimeve dhe zanatin e mjeshtėrve nė gėdhenjen e gurit. Kullat duhet parė edhe nė brendinė e tyre, sidomos odėn e miqve me oxhak karakteristik, me rafte e kapakė tė dollapėve dhe me tavan, tė gjitha tė veshura me dru tė gėdhendur-punim dore tė qendisura me shumė mjeshtri.
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga egi : 25-08-08 nė 14:24
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė