Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 19:59   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Serbia sikur nė kohėn e Millosheviqit






Nga Express mė 16 shtator 2011 nė ora 18:09
Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka thėnė pėr Kosovapress se shumica e vendeve tė Kėshillit tė Sigurimit kanė mbėshtetur vendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr shtrirjen e autoritetit nė gjithė territorin e vendit dhe dėrgimin e policėve dhe doganierėve nė pikat kufitare nė veri.

Mbrėmė pas mesnatės Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, me kėrkesė tė Serbisė dhe Rusisė, ka diskutuar lidhur me gjendjen nė Kosovė pas paralajmėrimeve pėr dėrgimin e policėve dhe doganierėve nė veri nga ana e Qeverisė sė Kosovės.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se mbajtja e kėsaj mbledhje urgjente nuk ka qenė edhe aq e domosdoshme, pasi qė dėrgimi i policėve dhe doganierėve bėhet nė pėrputhje me marrėveshjen e arritur pėr vulat doganore nė Bruksel, mė 2 shtator me palėn serbe.

“Shumica e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurisė janė nė mbėshtetje tė plotė tė vendimit dhe tė veprimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr vendosjen e policisė kufitare dhe tė doganierėve nė tė dyja pikat doganore, nė pėrputhje me marrėveshjen qė ėshtė arritur nė Bruksel”, ka thėnė Hoxhaj.

Edhe nė kėtė mbledhje ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Jeremiq u tregua mjaft i ashpėr me retorikėn e tij, duke shprehur kundėrshtimin ndaj dėrgimit tė policėve dhe doganierėve nė veri. Ministri Hoxhaj ka thėnė se me deklarata tė tilla Serbia po dėshmon se ėshtė duke vazhduar politikėn e Millosheviqit.

“Ajo qė ra nė sy nė kėtė mbledhje tė KS ishte gjuha e ashpėr dhe retorika shumė e vrazhdė e Serbisė, njė retorikė e cila neve na shqetėson pėr stabilitetin nė veri tė Kosovės dhe njėherėsh Serbinė e bėn njė faktor destabiliteti sikur nė kohėn e Millosheviqit”, ka thėnė Hoxhaj.

Pėr mė tepėr, ai ka bėrė tė ditur se gjatė kėsaj mbledhjeje ka shprehur shqetėsimin rreth retorikės sė ashpėr serbe, si dhe ka shprehur qėndrimin e Kosovės pėr dialog dhe jetėsimin e marrėveshjeve tė arritura deri mė tash nė Bruksel me palėn serbe.

“Unė kam shprehur shqetėsimin qė KS tė mos shndėrrohet nė njė fushatė zgjedhore nė Serbi dhe tė mos fillojnė zgjedhjet nė KS para se tė fillojnė nė Serbi”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sa i pėrket veprimit skandaloz tė ambasadorit rus pranė Kombeve tė Bashkuara Vitali Ēurkin, i cili ka dashur tė pengojė ministrin Hoxhaj gjatė paraqitjes nė konferencėn pėr media pas mbledhjes sė KS, duke kėrkuar qė aty tė jetė edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut, kreu i diplomacisė sė Kosovės ka thėnė se reagimi i diplomatit rus ka qenė mė tepėr i rastit se sa qė kishte diēka personale ndaj tij.

“Reagimi i tij ishte mė shumė mbi reagim i rastit dhe pasi pėrfundoi takimi unė dhe i patėm njė komunikim privat dhe duket se sqaruam situatėn”, ėshtė shprehur ministri Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė