Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-11, 01:20   #5
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja, Enver Hoxha dhe njė histori familjare

Mbetej vetėm njė mundėsi e dytė: tė pranoja se tė mėdhenjtė e familjes time ishin tė lidhur me armikun e jashtėm. Na ishte thėnė e pėrsėritur se feja, qoftė ajo e Krishtit e qoftė ajo e Muhametit, ishin ngulitur me pėrdhunė ndėr trojet shqiptare nga pushtuesit e huaj. Ky ishte njė spekullim shumė i rafinuar nga ana e makinės propagandistike tė regjimit. Vite mė vonė, pėr interesat e mia letrare i kam studjuar me vemendje botimet e asaj periudhe. Nė fjalimet e Enver Hoxhės e pėr rrjedhim nė mijėra faqe shkruar nga tė tjerėt, nuk gjendet asgjė qė do t’i pėrngjante sadopak njė debati publik, qoftė ky edhe debat midis ateistėve dhe teologėve. Ateizmi shpallet si ideologji zyrtare e vetme dhe nė emėr tė tij pėrdoren instrumenta tė dhunshme pėr asgjėsimin e kundėrshtarėve, kristianė apo myslimanė. Enver Hoxha shmangu qėllimisht polemikat mbi pėrmbajtjen e dogmės sė njėrės apo tjetrės fe. Si bir i njė mullai, ai me siguri e dinte mirė se nuk mund ta ē’rrėnjoste besimin nga kokat e shqiptarėve duke pėrdorur logjikėn, filozofinė apo moralin. Vendimin e vet, njė vendim tėrėsisht politik, ai e justifikon duke tėrhequr krejt vemendjen mbi disa elementė historikė, tė cilėt nuk kishin asnjė lidhje me mesazhin e Krishtit apo tė Muhametit. Ai u pėrqėndrua nė kontekstin historik kur kishin lindur kėto dy fe. Perandoria romake nė fillim e pastaj perandoria osmane, ku kishin bėrė pjesė trojet shqiptare nė kėto periudha suksesive tė antikitetit e tė mesjetės jepnin fakte tė mjaftueshme pėr t’u kujtuar si pushtues tė tė parėve tė tanė. Spekullimi i propagandės zyrtare qėndronte te identifikimi i misionarėve tė fesė si trashėgimtarė tė ushtrive pushtuese pėr tė arritur nė pėrfundimin se kėto fe ishin mish i huaj nė karakterin kombėtar tė shqiptarit dhe si tė tilla duheshin ē’rrėnjosur nėpėrmjet njė operacioni kirurgjikal radikal. Enver Hoxha shpallte si objektivin e vet madhor pastrimin pėrfundimtar tė identitetit tė shqiptarit, duke synuar nė tė vėrtetė njė tabula rasa tė trurit tė shqiptarit, qė do tė thoshte as mė shumė e as mė pak veē njė pėrgatitje klinike e shqiptarit pėr tė hyrė lirisht nė kallėpin e njeriut tė ri.Pot’i referohemi edhe teorisė leniniste pėr revolucionin komunist, njeriu i ri nuk ka identitet kombėtar.

Kushdo e mbronte nė ato rrethana tmerrėsisht dramatike dhe tė ndėrlikuara njeriun shqiptar nga shpėlarja e trurit?

Misionarėt e fesė, si trashėgimtarė tė ushtrive pushtuese, duhej detyrimisht tė ishin nė shėrbim tė armiqve tė jashtėm. Pėr ta vazhduar historinė time, mua mė mbetej pra vetėm njė mundėsi e dytė: tė pranoja se tė mėdhenjtė e familjes time nuk merrnin pjesė nė veprėn ēliruese tė Partisė sepse bėnin me qėllim punėn e armikut tė jashtėm. Rrjedhimisht, ata nuk mund tė quheshin ndryshe veēse tradhėtarė tė atdheut. Unė mė mirė pranoja tė ma shkulnin zemrėn me darė se sa qė prindėrit e mi tė ishin tradhėtarė tė atdheut. Isha nė hall tė madh si tė shpėtoja pa i denoncuar prindėrit e mi siē do tė ma kėrkonte mėsuesja nėpėrmjet urdhėrit pėr t’u treguar i sinqertė.

Dy-tri ditėt e para, ma thotė mendja rastėsisht, gishti i mėsueses nuk u drejtua nga unė. Por unė isha gjithė kohės me gjak tė ngrirė. Njė mėngjes u ngrita nga shtrati i vendosur tė mos shkoja nė shkollė. Jam i sėmurė, i thashė nėnės, pa guxuar t’i pohoja tė vėrtetėn. Dhe ajo bėri sikur mė besoi, madje pa mė pyetur fare ku mė dhimbte. Nuk mė ēoi sigurisht as te mjeku. Dhe nuk tregoi asnjė kujdes tė veēantė, siē do tė kishte treguar po tė kishte menduar se isha vėrtet i sėmurė. Gjyshi me gjyshen po ashtu nuk bėnė zė. As unė nuk u ankova e as nuk vazhdova tė shtirem sikur po vuaja. Ishte si njė marrėveshje e heshtur mes nesh. E mjaftueshme. Nuk shkova nė shkollė gjatė gjithė javės, sa nisi tė qetėsohet disi fushata e luftės kundėr fesė. Puna e madhe mbaroi. Kishat e xhamitė u dogjėn e u rrafshuan deri nė themel nė mbarė krahinėn dhe nuk mbeti mė klerik pėr t’u shfaqur mbi faqe tė dheut tonė.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė