Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-04, 16:35   #36
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim

FLET EKSKLUZIVISHT PER GAZETEN KREU I PDK-SE

Thaēi:UNMIK tė tėrhiqet --- "Ja si funksionon pakti i Ohrit pėr Kosovėn"


--------------------------------------------------------------------------------

Elira Ēanga


Kosova duhet tė jetė tokė e sigurtė edhe pėr pakicat etnike tė saj. Ndaj, njė marrėveshje e ngjashme me atė tė Ohrit, qė i solli paqen etnike Maqedonisė kėtu e tre vjet mė parė, ėshtė e nevojshme tė aplikohet edhe nė Kosovėn e pasluftės. Kėshtu ka deklaruar dje ish-lideri i UĒK-sė dhe kreu i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Gazetėn Shqiptare" ai shpjegon tezėn e tij, tė propozuar si zgjidhje pėr Kosovėn nė takimin e Lucernės, qė mblodhi pak javė mė parė nė njė tryezė tė pėrbashkėt liderėt e shqiptarėve nė Ballkan.

Cila ėshtė platforma e propozuar prej jush pėr njė "Marrėveshje tė Ohrit" pėr Kosovėn?
Nė fakt, nuk bėhet fjalė pėr njė Marrėveshje tė Ohrit pėr Kosovėn si tėrėsi. Ajo qė kam propozuar unė ka tė bėjė me pranimin e disa elementeve nga kjo marrėveshje, qė do tė mund tė jenė tė dobishme pėr trajtimin e problemit tė pakicave etnike nė Kosovė, probleme qė janė bėrė pengesė shumė serioze pėr ecjen pėrpara tė proceseve nė vend. Fokusi ka qenė nė parimin themelor tė modelit tė Ohrit, i cili ka tė bėjė me respektimin e tėrėsisė territoriale tė Kosovės, unitetit tė saj dhe pėrqasje tė minoritetit serb me tė gjitha tė drejtat qė njihen pėr pakicat etnike nė standardet Perėndimore.

A mendoni se mund tė gjejė zbatim praktik kjo ide pėr Kosovėn? Nė ē'vėshtirėsi mund tė hasė ajo?
Po tė mos mund tė gjente zbatim, unė as qė do ta ofroja. Unė nuk merrem me teorizime politike siē bėjnė disa, por me zgjidhje praktike dhe pragmatike tė problemeve politike. Nė anėn tjetėr e di se, si ēdo projekt politik, edhe ky do t'i ketė pengesat e veta, tė arsyeshme dhe tė paarsyeshme.

Por, a ėshtė e gatshme Kosova pėr t'i siguruar tė drejta edhe minoritetit serb qė jeton atje?
Kjo gadishmėri ėshtė e plotė. Institucionet e Kosovės e kanė dėshmuar kushedi sa herė kėtė gadishmėri. Kėsaj gadishmėrie i bashkohet edhe vullneti i shumicės pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike. ku pakicat i gėzojnė tė drejtat politike, civile e kulturore, si e gjithė pjesa tjetėr e popullatės.

Ideja juaj nxiti reagime tė shumta nė Kosovė dhe rajon, dhe, madje, shkaktoi edhe polemika. Ē'ju shtyn tė mendoni se ajo mund tė jetė e suksesshme?
Kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Diskutimet dhe polemikat nxjerrin nė shesh tė mirat dhe dobėsitė e njė zgjidhjeje politike.
Mbėshtetja pėr propozimin tim ishte mė e madhe se sa refuzimet e bėra kryesisht nga kėndi i interesave tė ngushta partiake. Unė jam i bindur se elemente tė caktuara nga marrėveshja nė fjalė, me vullnetin e mirė, konstruktiv, tė tė gjitha palėve do tė funksiononin edhe nė Kosovė.

Si e gjykoni gjendjen aktuale nė Kosovė ?
E vėrteta e parė pėr gjendjen aktuale nė Kosovė ėshtė e vėrteta pėr bllokimin e procesit politik dhe atij ekonomik, dy procese themelore pėr perspektivėn e vendit. Pėrgjegjėsia pėr kėtė bllokadė bie mbi UNMIK-un, i cili ėshtė zhytur nė paqartėsi rreth punės sė mėtejshme tė tij nė Kosovė. UNMIK-u ėshtė bėrė ruajtės i status kuo-sė, e cila paraqitet shumė e rėndė pėr shumicėn absolute tė qytetarėve tė vendit. Kjo ėshtė njė situatė qė mund tė ēojė sėrish nė zemėrime massive, siē ishin ato tė marsit.

Cili mund tė jetė shefi i ri i UNMIK-ut, pas largimit tė Holkerit?
Unė pres qė pasardhėsi i Holkerit tė ketė nė rend tė ditės reformimin e UNMIK-ut, qė unė e kuptoj si zvogėlim tė tij nė funksion tė fuqizimit tė institucioneve kosovare tė dala nga vota e lirė e qytetarėve. UNMIK-u duhet ė lėvizė me hapa tė shpejtė drejt rolit tė tij si kėshilldhėnės nė Kosovė.

A ėshtė Kosova gati pėr tė diskutuar statusin pėrfundimtar nė mesin e vitit tė ardhshėm?
Afati i paraparė ėshtė i arsyeshėm dhe Kosova do tė jetė e pėrgatitur tė hyjė nė atė proces, pėrfundimi i tė cilit ka vetėm njė rrugė, atė tė pavarėsisė sė Kosovės. Tė gjitha alternativat e tjera kanė njė emėrues tė pėrbashkėt: nuk ēojnė absolutisht nė zgjidhje.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė