Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:29   #27
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

f) Ngjarjet e fundit dhe lufta nė Kosovė.
Ngjarjet e fundit nė Kosovė dhe kyēja e makinerisė mė tė madhe ushtarake nė botė rreth zhgjidhjes sė kėtij problemi, padyshim, konsiderohet si ngjarje me rėndėsi tė veēantė botėrore. Andaj, nuk ėshtė larg mendėsh qė edhe Nostradamusi tė jetė marrė me ndonjė parathėnie rreth kėtyre ngjarjeve. Kur tė gjithė me ankth pritnim epilogun e bombardimeve dhe katastrofės kosovare, edhe leximi i kuatraneve tė kėtij parathėnėsi tė madh,mė ishte njė kėnaqėsi dhe kurajo e madhe. Me njė literaturė solide qė disponoja, filloi bredhja ime kah ndonjė varg evetual qė do ta asociacionte tragjedinė kosovare qė ishte nė ndodhje e sipėr.
Intimisht besoja se diēka patjetėr duhet tė ekzistojė dhe hasa nė njė broshurė tė njė analisti serb i prarathėnieve tė Nosradamusit. Nė fillim tė kėtij libri, hasa menjėherė nė dy vargjet e cituara ku thuhej:
Nė mes tė Serbisė dhe “V”
do tė zhvillohet njė luftė vdekjeprurėse
Kėto vargje komentatori serb komentonte si parathėnje e mundshme e luftės sė madhe dhe fitores ushtarake serbe nė Luftėn e Parė Botėrore. Simboli “V” pėr tė ende nuk ishte i qartė, por ai e ndėrlidhte kėtė duke konstatuar se nė kėtė luftė fitimtare pėr Serbinė kanė qenė tė kyēura 5 shtete evropiane.
Nėse ndalemi nė kėto vargje dhe ato pėr njė ēast i lidhim me ngjarjet nė Kosovė, do tė shohim se simboli “V” – FITORE, ėshtė simboli dhjetėvjeēar i rezistencės sonė kombėtare kundėr satrapit Millosheviq dhe regjimit tė Serbis nė pėrgjithėsi. Njėkohėsisht mund tė komentohet si numėr 5 (romake) qė do tė nėnkuptonte 5 shtete dominante nė bombardimet e NATO-s mbi Serbinė, si dhe ndarjen e Kosovės nė pesė regjione tė mbikqyrjes sė kėtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).
Pas konfliktit tė madh, edhe mė e madhe prėgatitet
Makineria kolosale do ta pėrtėrijė shekullin
Shiu dhe breshri, gjak, uri, flakė dhe shfarosje
Gjersa nga qielli do tė hidhet zjarr dhe shkatėrrime.

Vargu i parė i kėtij kuatrani mund tė komentohet se Serbia ka qenė shkaktare e shumė luftėrave dhe konflikteve nė Ballkan dhe pas tyre edhe mė e madhe pritet. Sikur tė mos ishte i qartė vargu i dytė shumė pak ky kuatran do t’u dedikohej ngjarjeve nė Kosovė, po aty ku thuhet se “makineria kolosale do ta pėrtėrijė shekullin“, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s nė Kosovė kanė ndodhur nė fund tė shekullit XX dhe pas vitit 1999 pėrtrihet shekulli dhe mileniumi i ri.
Pėr dy vargje tjera tė kėtij kuatrani mbase nuk ka nevojė pėr koment.
Kaherė nuk ėshtė parė njė dhembshuri aq e madhe
Ata tė cilėt dhanė shumė, do tė jenė tė detyruar
nė mėshirė
Tė vuajtur, tė zbathur, tė uritur dhe lakuriq
do tė lėvizin
Dhe kalojnė shumė male dhe bregore nė befasinė e
gjithė botės.

Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojė pėr njė koment tė thellė. Dihet se me pastrimin etnik tė kryer nga Serbia nė Kosovė, nuk ėshtė parė njė dhemshuri aq e madhe nė botė. Dihet se kush janė ata qė dhanė dhe do tė detyrohen nė mėshirė. E ēka tė themi pėr vargun e fundit tė kėtij kuatrani: ”Tė vuajtur, tė zbathur, tė uritur dhe lakuriq, do tė lėvizin dhe kalojnė shumė male dhe bregore nė befasinė e gjithė botės
Kuatrani tjetėr i cili mė ngacmoi pėr ndonjė parathėnie tė mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatės nė Kosovė, ishte ai nė ceturien e parė, kutrani i 32-tė:
Mbretėria e fuqishme do tė bartet
Nė provincėn e vogėl e cila rritet
Nė krahinė pa rėndėsi, vend pa nam
Bazėn e pushtetit atje do ta ketė.

Besoj se do tė pajtoheni edhe ju, por unė kėtė kuatran nė interpretim tė lirė,“si mbretėri e fuqishme” i kisha nėnkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazėn e pushtetit tė saj nė formė tė Administratės sė pėrkohėshme e vendosur nė Kosovė. Pra, nė njė krahinė tė vogė, provincė e parėndėsishme deri mė dje.
Gjithmonė, kur bėhej fjalė pėr mundėsinė e parathėnies sė ngjarjeve nė Kosovė nga ana e Nostradamusit, nga bashkėbisedues tė mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga mė tė shpeshtat:
- ”Nuk ka pas punė tjetėr Nostradamusi, por tė merrej me Kosovėn dhe shqiptarėt” ?,
- “Ndoshta ai as qė ka ditur atėherė se ku ėshtė Kosova, e lere ma pėr shqiptarė ...?” etj.
Nostradamusi ka qenė njohės gjenial i historisė sė popujve tė botės, e veēanėrisht tė Evropės, sė cilės i pėrkiste edhe vetė. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumė mirė ka ditur pėr civilizimin e lashtė pellazg, ilir si dhe pėr pasardhėsit e kėtyre civilizimeve dhe rolin e tyre nė historin e gjithėmbarshme tė Evropės.
Ai, ka jetuar njė shekull pas luftėrave tė lavdishme tė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i kėtij heroi si shpėtimtar i dėpėrtimt osman nė kėrthizėn e Evropės krishtere tė Perendimit, nuk kanė qenė larg menēurisė sė tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftėn e madhe tė aleancės sė bashkuar nė Betejėn e Kosovės dhe pasojat e humbjes sė saj pėr dėpėrtimin e mė-vonshėm tė turqve nė Ballkan dhe mė gjerė.
Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathėniet e veta kanė qenė si vazhdimėsi e kėsaj historie. Kėto ngjarje nuk janė tė zakonshme dhe pa gjurma nė rrejdhėn e mėtejme tė zhvillimeve tė mėdha nė truallin e Evropės dhe asaj botėrore nė pėrgjithėsi. Prandaj, nė kėtė kontekst duhej shikuar edhe ato tė Kosovės.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė