Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-05, 21:49   #3
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si e vranė Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnisė sė Shalės

Historia e panjohur e familjes sė heroit tė famshėm Mehmet Shependi, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Dėshmia e mbesės sė tij, 81-vjeēares Syke Sadiku
nga Dashnor Kaloēi, DOSSIER, Gazeta Shqiptare, Shkurt 2003

Pas vrasjes sė babės sonė, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vėllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou sė bashku dhe me kushėririn, Pjetėr Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolėn nė arrati, pasi u kėrkojshin pėr t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatė kohės qė ata nejėn nėpėr male, Pjetri u vra nė pėrpjekje me forcat partizane tė Ndjekjes, pasi u pat pre nė besė nga njė njeri prej Curraj tė Epėrm. Pas kėsaj Sadiku me Gjeton e Kolėn u dorzuen pas faljes sė dhanė nga komunistėt dhe u burgosėn tė tre. Pas asaj dite tė gjitha gratė e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jonė) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen nė kampet e Beratit, Tepelenės dhe Elbasanit".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit tė Djelmnisė sė Shalės, tė cilėt rrjedhin prej familjes sė heroit tė famshėm, Mehmet Shependit, i cili pati rėnė nė luftė kundėr serbo-malazezėve. Pinjollja e kėtij fisi tė famshėm, Syke Sadiku, rrėfen tė gjithė historinė e dhimbėshme tė familjes sė saj, ku njė pjesė e tyre u detyruan tė arratiseshin nga Shqipėria qė nė vitin 1948 dhe tė tjerėt qė mbetėn kėtu, u persekutuan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistėt?
Marku, nipi i Mehmet Shpendit
Mark Sadiku u lind nė vitin 1889 nė fshatin Pecaj tė Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vėllai i Mehmet Shpendit, heroit tė famshėm dhe prijsit tė malėsorve tė Veriut, i cili u vra duke luftuar me armė nė dorė kundėr forcave serbo-malazeze. Qė kur ishte gjallė Mehmet Shpendi, shtėpia e tij nė Pecaj tė Shalės, formoi pėr herė tė parė Djelmninė e Shalės, e cila kishte pėr qėllim qė tė ruante zakonet e maleve, tė ndante pleqnitė nė kuvendet e burrave dhe tė udhėhiqte malsorėt nė luftrat kundėr tė gjithė armiqėve. Formimi i Djelmnisė sė Shalės, iu kėrkua, Shpend Sadrisė, (babait tė Mehmet Shpendit) prej 90 malėsorėve tė asaj krahine, kur ai ishte nė moshėn 84 vjeēare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli tė nesėrmen nė kuvendin e burrave ku nė prani tė Dom Pjetėr dedės, u lidh besa mes gjithė atyre burrave qė ishin mbledhur nė atė kuvend. Qė nga ajo ditė qė u krijua Djelmnia e Shalės, ajo u kryesua prej shtėpisė sė Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes sė tij, kryesinė e saj e trashėgoi i nipi, Mark Sadiku i Shalės. Marku ishte njė njohės i thellė i kanunit tė maleve dhe ai thėrritej e dėrgohej shpesh ndėr kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive tė bajrakėve, pėr pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngatėrresash etj. Kėshtu qė nga ajo kohė qė Mark Sadiku u vu nė krye tė Djelmnisė sė Shalės, e gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė, ai ishte njė nga burrat mė tė respektuar tė asaj treve. Marku u martua me Mire Mushakėn nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte njė grua burrėrore qė rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur nė tė gjithė atė krahinė pėr shtėpi bujare dhe urti. Nga ajo martesė, atyre u lindėn katėr fėmijė: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.
Internimi i Markut nė Itali
Ashtu si shumė nacionalistė tė tjerė edhe Mark Sadiku e kundėrshtoi hapur pushtimin fashist tė Shqipėrisė, gjė e cila u bė shkak qė ai tė arrestohej e tė internohej nė ishujt e Italisė. Lidhur me kėtė, e bija e tij, 81-vjeēarja Syka Sadiku (Vojvoda) dėshmon: "Nė prillin e vitit 1939, pak ditė pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, babanė tonė Mark Sadikun, qė njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnisė sė Shalės, e lajmėruan qė tė shkonte nė Tiranė ku autoritetet e larta qeveritare do tė bėnin njė mbledhje me parinė dhe bajraktarėt e Veriut. Siē u tha atėhere, qėllimi i organizimit tė asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shtetėrore tė Tiranės, do tė bėhej pėr tė zgjedhur disa burra nga paria e bajraktarėt e Veriut, pėr tė shkuar nė Romė ku do t'i ēohej Kurora e Skėnderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por pėr qėllimin e vėrtetė tė atij takimi, si babės ashtu dhe burrave tė tjerė tė cilėt ishin thirrur nė atė mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e tė vėrtetėn rreth asaj ne e mėsuam disa ditė mė vonė. Pas marrjes sė atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombėtar dhe zbriti nė Shkodėr ku ishte lėnė vėnd-takimi me burrat e tjerė tė parisė dhe bajraqeve tė malėsisė qė do tė shkonin pėr nė Tiranė. Por sapo baba shkoi nė afėrsi tė Prefekturės, ai u arrestua nga italianėt dhe pas pak ditėsh sė bashku me shumė nacionalistė tė tjerė qė kishin kundėrshtuar pushtimin fashit tė vėndit, i nisėn pėr nė burgun e Tiranės dhe prej aty i internuen nė ishullin e Ventotenes nė Itali. Aty nė atė burg ku ishin tė internuem dhe shumė shqiptarė tė tjerė, baba qėndroi deri nė vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombėtar qė baba i veshi atė ditė qė u ba gati me ra nė Tiranė, ai nuk i hoqi gjatė gjithė kohės qė nejti i internuem nė ishujt e Italisė. Kur shokėt e tij i thojshin: "Po pse more Mark nuk i heq kėto tesha e tė veshėsh tė tjera kėshtu si na?", baba i pėrgjigjegj atyne duke u thanė: "Kėto janė rroba dasmet dhe i kam vesh qė atė ditė qė mė pat ēue fjalė Mreti i Italisė dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij". Baba mundi me u lirue prej internimit vetėm kur ra Italia, nė fillimin e vjeshtės sė vitit 1943 dhe nė atė kohė ai erdhi nė Shqipni sė bashku me shokėt e tij qė kishte qenė i internue", kujton 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me tė jatin e saj, Mark Sadikun e Shalės, i cili u arrestua nga italianėt dhe vuajti pėr mė shumė se katėr vjet nė burgjet e Italisė, pėr arsye se kishte kundėrshtuar hapur pushtimin e Shqipėrisė nė prillin e 1939.
Marku nė Plavė
Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes nė Shqipėri, Mark Sadiku i Shalės shkoi nė vėndlindjen e tij nė fshatin Pecaj tė Dukagjinit, ku e pritėn me mjaft pėrzemėrsi, jo vetėm familja e tė afėrmit e tij, por edhe gjithė burrat e asaj krahine dhe paria e Shalės. Lidhur me kėtė , e bija e tij Sykja, dėshmon: "Atė kohė qė erdhi baba nė shtėpi, nėnprefekti i Plavės e i Gucisė, Shem Seferi, u qiti kushtrim tė gjithė burrave e fiseve tė Malsisė sė Madhe, Dukagjinit e Malsisė sė Gjakovės, qė tė mblidheshin nė njė kuvend tė madh e pėr tė rrokur armėt nė mbrojtje tė tokave shqiptare. Nga ai za qė u qiti nėnprefkti, ranė nė Plavė e Guci ma se katėrdhet e dy bajraktarė, me ma shumė se 10 mijė burra tė armatosun. Nė atė kuvendin qė u mbajt nė Plavė, e morėn fjalėn pėrfaqėsuesit mė nė zė tė bajrakėve tė parė tė Veriut, siē ishin: Dedė Shabani pėr Malėsinė e Madhe, Shem Seferi pėr Plavėn e Gucinė, Dem Ali Pozhari pėr Malėsinė e Gjakovės e rrethet e Pejės dhe Mark Sadiku pėr Dukagjinin. Gjatė atij kuvendi, Marku, bani propozimin qė u quejt ma me vėnd, duke thėnė se prej asaj dite duhej dhanė besa e burrit prej tė gjithė atyre personave dhe fiseve tė cilėt kishin ngatėrresa tė vjetra, ankime apo gjaqe pa marrė, nė mėnyrė qė t'i ndėrprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malėsisė dhe gjithė Shqipnisė i kėrcėnohej njė anmik i madh e i pėrbashkėt qė ishin serbo-malazezėt, tė cilėt nėn maskėn e komunizmit kėrkonin tė siguronin rishtaz tokat shqiptare tė shkeluna padrejtėsisht gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Baba tha aty nė atė kuvend, se kufijtė etnikė nuk ishin tė njė fisi apo tė njė bajraku, por ato ishin tė gjithė popullit mbarė pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kėsaj, Mark Sadiku u kėrkoi tė gjithė atyre burrave qė ishin mbledhe nė atė kuvend, qė tė jepej besa aty nė shesh tė burrave, qė nė rast nevoje kur tė paraqitej rreziku, tė gjithė ata t'i pėrgjigjeshin kushtrimit tė dhėnė duke nxjerrė vullnetarė tė armatosur pėr tė shkuar nė atė pjesė tė kufirit qė rrezikohej prej anmikut. Pas kėtyre fjalėve tė thana prej babės, aty u lidh besa e burrave prej tė gjithė bajraqeve dhe qė nga ajo ditė u vunė roje tė armatosuna nė pikat ma delikate tė kufinit dhe ata u porositėn qė kurdoherė qė tė hetojshin lėvizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, tė lajmėrojshin menjėherė kryetarėt e asaj beslidhje. Dhe ajo qė ishte parashikue prej babės dhe prej tė gjithė atyre burrave qė muern pjesė nė atė kuvend, nuk vonoi me u bė realitet. Kėshtu vetėm pas pak kohet nė nėntor tė vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mėsynė kah toka jonė duke kalue kufinin etnik. Pas kėsaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetėm si Kryetar i Djelmnisė sė Shalės, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste tė Dukagjinit, mblodhi tė gjithė pushkatarėt e asaj krahine dhe menjėherė kaloi Qafėn e Pejės e u bashkue me forcat e Prek Calit tė Kelmendit e me ato tė Xhem Sadrisė qė erdhėn nga Malsia e Gjakovės. Atė kohė pati ba dimėn shumė i fortė dhe malet e Cecunit dhe tė Nakutit qė ishin tė mbulueme me borė, lėshuen orteqe tė mėdhenj tė cilat zunė nėn vete dhe i lanė tė vorruem shumė luftėtarė tė malsisė. Luftimet qė u zhvilluen nė Qafė tė Previsės dhe e nė Vasoviq, pėrfunduen me fitoren e luftėtarėve shqiptarė. Pas kėsaj Mark Sadiku me gjithė luftėtarėt qė kishte me veti, u kthyen nė vendin e vet", dėshmon 81-vjeēarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat qė zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, nė nėntorin e vitit 1944 kundėr forcave serbo-malazeze.
Vrasja e Markut
Mbarimi i Luftės dhe ardhja e komunistėve nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemtė e tij, Sadikun e Gjeton, tė arratisur ndėr male sė bashku me shumė burra tė tjerė tė Shalės e tė Shoshit. Lidhur me kėtė dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja dėshmon: "Menjėherė sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste tė partizanėve hynė edhe nė Shkodėr, Marku sė bashku me dy djemtė, (vėllezėrit e mi) Sadikun e Gjeton, dolėn nėpėr male me qėllim qė tė ruheshin prej komunistave,tė cilėt po vritshin dhe po burgosshin shumė njerėz tė pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t'ia falnin atij dhe vėllaut tim, Sadikut, tė cilėt patėn luftue me forcat e nacionaliste tė Ballit Kombėtar, kundėr brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore qė ata qėndruen nėpėr male deri nė atė kohė qė qeveria komuniste e Tiranės shpalli faljen e parė pėr tė gjithė tė arratisunit politik qė nuk kishin ba krime. Duke hjek keq nė jetėn e malit dhe duke mos pas rrugė tjetėr kalimi pasi kufini me Jugosllavinė ishte i myllun dhe ai jugor me Greqinė ishte nėn kontrollin e komunistėve grekė tė gjeneralit Markos, baba me dy vėlleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosėn me u dorzue. Mirpo pas dorzimit tė tyne nė Kodėr tė Shėngjergjit, komunistat nuk e majtėn fjalėn dhe i prenė ata nė besė, duke i burgosun nė burgun e Shkodrės ku ata i patėn torturue randė. Ajo gja famtirėsisht vazhdoi jo shumė kohė, pėr arsye se qeveria komuniste e Tiranės nxorri njė falje tjetėr dhe i liroi nga burgu babėn dhe dy vėllezėrit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithė Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nėn ndjekjen e forcave tė Sigurimit dhe tė gjithė ata qė e njihshin babėn, thoshin se Mark Sadiku kishte pėr me ra pėrsėri nė burg, pasi ai nuk rrite pa fol kundėr komunizmit. Aty kah vjeti 1945, nė malsitė e Shalės e Shoshit u patėn ba do mbledhje tė shpeshta ku thėrritej i gjithė populli me detyrim dhe u bahej propagandė komuniste. Njė nga kėto mbledhje u ba edhe nė Bregun e Lumit nė Shalė, e nė atė ditė baba kishte shkue pėr mik te Balė Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut qė tė mos shkonte nė atė mbledhje se diēka i kishte ndje zemna, prej sedrės, baba, nuk nejti dot pa shku. Atė ditė teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babės qiti tre herė nė pushkė dhe e la atė tė vdekun. Ndėrsa Marku akoma nuk kishte dhaėė shpirt, Balė Mark Milani qė mbeti i premun nė besė, qiti nė pushkė dhe e la tė vdekun nė vend vrasėsin e babės", kujton, Syke Sadiku, lidhur me historinė e babės sė saj, Mark Sadikut, Kryetarit tė Djelmnisė sė Shalės, i cili u vra nga hasmi i tij nė vitin 1944.
Arratisja e familjes nė Francė
Po si rrodhi fati i familjes sė Mark Sadikut, pas vrasjes sė tij nė vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhės? Lidhur me kėtė e bija e tij, Sykja, dėshmon: "Pas vrasjes sė babės, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vėllaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou sė bashku dhe me kushėririn, Pjetėr Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolėn nė arrati, pasi u kėrkojshin pėr t'u arrestu prej Sigurimit. Gjatė kohės qė ata tė gjithė nejėn nėpėr male, Pjetri u vra nė pėrpjekje me forcat partizane tė Ndjekjes pasi u pat pre nė besė nga njė njeri prej Curraj tė Epėrm. Pas kėsaj Sadiku me Gjeton e Kolėn u dorzuen pas faljes sė dhanė nga komunistėt dhe u burgosėn tė tre. Pas asaj dite tė gjitha gratė e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jonė) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen nė kampet e Beratit, Tepelenės dhe Elbasanit. Por duke pėrfitue nga njė falje tjetėr e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolėn dolėn prej burgut dhe pas pak kohe ata ikėn pėrsėri nė arrati ndėr male, pasi kėrkoheshin pėr t'u arrestue prej Sigurimit. Kjo gjė pat ndodhė, kur u arrestue bashkėshorti im, Lekė Vojvoda, me gjithė bajraktarin e Shoshit. Bashkė me Sadikun, Gjetėn dhe Kolėn, ishin nė mal dhe motra jeme, Prena, megjithė nusen e Gjetės, Agen. Nė vitin 1948 kur Shqipėria u prish me Jugosllavinė, ata mujtėn pėr me e kalue kufinin dhe dolėn nė Mal tė Zi. Nė kėtė kohė nėn shtėpi pati metė vetėm nana jonė, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza tė vogla dhe ishte pėrsėri shtatėzanė. Kur ata dueln nė Jugosllavi, dhe serbėt e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllėn nėpėr burgje e kampe pėrqėndrimi duke i lėviz herė pas here sa nė Guci, Pejė, Kotorr, Zetė, Hercegnovi, Vuēitern e deri nė Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humbėn shpresėn pėr njė ndryshim tė situatės nė Shqipni, kėrkuen prej Organizatės Ndėrkombėtare tė Emigracionit pėr me dal nė Prendim. Pas kėsaj atyne iu dha e drejta dhe tė gjithė shkuen nė Francė ku jetuen tė lirė pėr vite me rradhė", e pėrfundon rrėfimin e saj 81-vjeēarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut tė Shalės, lidhur me historinė e dhimbshme tė familjes sė saj, ku njė pjesė jetoi nė Francė dhe pjesa tjetėr qė mbeti nė Shqipėri u persekutua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Dy vellezėrit e Sykes, Gjeta me Markun qė jetuan nė Francė, vdiqėn atje nė dhe tė huaj duke i lėnė njė amanet motrės, Prenės, qė eshtrat e tyne t'i sillte njė ditė pėr t'u prehur nė vėndlindjen e tyre. Atė amanet, Prena Sadiku mbajti si gjėnė mė tė shtrenjtė dhe e bėri realitet vetėm nė 25 korrik tė vitit 1999. Atė ditė tė nxetė vere, kur mė shumė se 1500 burra tė ardhur nga 11 bajrakėt e Veriut ishin mbledhur nė fshatin Pecaj, njė helikopter civil u ul nė njė livadh me dy arkivolė tė vegjėl ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve tė Mark Sadikut tė famshėm tė Shalės, tė cilėve nė pėrkujtim tė babait tė tyre, mbarė malsia atė ditė iu rezervoi njė varrim madhėshtor.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė