Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-06, 23:27   #6
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Arrow

vazhdim


Refuzim postit qė i ofroi Ahmet Zogu
Nė kthim, vizitojnė Ahmet Zogun, qė i ofron Dom Shtjefnit cilėndo detyrė i pėlqen, por prej tij merr pėrgjigjen: “Jam prift e dėshiroj t’i shėrbej vetėm kishės!” Pas shtrėngimit miqėsor tė duarve, mbreti i premton: “Unė tė ēmoj e kam me tė dashtė gjithmonė. Pėr ēdo nevojė, ke me ardhė te unė!”
Nė vitin 1930 ėshtė famullitar nė Shna Prende, i emėruar nga Arqipeshkv Gjura, ku bėn shumė pėr pronat dhe pasuritė e Kishės. Nė vitin 1932 vjen nė Gurėz dhe fillon ndėrtimin e kishės, tė cilėn, me ndihmėn e fshatarėve, arrin ta pėrfundojė me mikun e tij, Dom Luigj Gashin. Nė vitin 1933 ndėrton qelėn e re, nė 1935 kishėn e re dhe themelon Kongregacionin “Zoja e Kėshillit tė Mirė” etj.
Konflikti pėr meshėn pėr Geraldinėn
Mė 21 prill 1938 merr nė dorėzim famullinė e Tiranės (para tij ishte Jul Andreini, jezuit italian) qė atė mėngjes ishte nisur pėr nė Itali.
Fillon edhe atje veprimet pėr ndėrtimin e kishės e ngritjen e jetės kishtare nė qytet. Ka konflikte me delegatin apostolik Leoni De Nigris pėr meshėn pėr Geraldinėn nė pallatin mbretėror, konflikt qė e fiton vetė. Punon me rininė, me tė rriturit, vajzat e gratė. Njeri qė di dhe mundet tė bėjė e tė japė shumė, i ngarkuar me shumė impenjime e detyra, gjatė gjithė periudhės, para e pas luftės. Pasi shėrben si famullitar nė Tiranė pėr shumė vite, nė 1946 i propozohet nga qeveria drejtimi i Kishės Unite, por ai nuk e pranon.
Akuzat si agjent i tė huajve
Por pavarėsisht punės dhe veprimtarisė nė drejtim tė kishės, erdhi momenti kur edhe pėr Dom Shtjefėn Kurtin do tė gjendeshin akuza dhe mėnyra pėr ta shkatėrruar aktivitetin e tij. Mė 27 tetor tė vitit 1946, Dom Shtjefėn Kurti
U arrestua nė Tiranė sė bashku me At Pjetėr Meshkallan. Gjykata Speciale Ushtarake dha dėnimin me vdekje, qė mė pas u kthye nė 20 vjet heqje lirie, duke u akuzuar si “agjent i shėrbimeve franceze, amerikane e angleze”. Dėnimin e kreu nė burgun famėkeq tė Burrelit, nga ku i lirua pas 17 vjetėsh, mė 2 maj 1963.
Dėnimi me vdekje, pėr pagėzimin e fėmijės
Pas daljes nga burgu Dom Shtjefėn Kurti shkon nė Gurėz tek i vėllai, Kel Kurti, ku bėn jetė private. Mė pas, si anėtar kooperative i jepet njė dhomė nga kryesia, po nė Gurėz. Aty detyrohet tė punojė si punėtor nė kooperativėn bujqėsore tė fshatit. Por sėrish do tė vinin ditėt e vėshtira pėr Dom Shtjefnin. Arrestohet sėrish mė 11 qershor 1971. “Pagėzoi njė fėmijė” kur feja ishte e ndaluar, pas revolucionit kultural tė 1967-ės. Sigurimi e akuzoi se donte edhe tė helmonte popullin nė furrat e bukės. Prifti i moshuar u akuzua, bashkė me tė tjerė, pėr aktivitetin e sabotazhit dhe spiunazhit nė favor tė tė huajve. Akuza ishte qesharake, por qėllimi ishte tjetėr, duhej likuidimi i tij fizik. Autoriteti i tij ishte i padiskutueshėm, ai u ndodhej afėr njerėzve tė varfėr tė Gurėzit, pėr tė dėgjuar rrėfime e pėr tė mbėshtetur shpirtrat e vuajtur nga shtypja, varfėria dhe ndalimi i ēdo praktike fetare. Dom Shtjefėn Kurti kishte pagėzuar fėmijė me kėrkesėn e prindėrve, si nė Gurėz, Laē e Shkodėr dhe pėr kėtė “krim”, ai u gjykua e dėnua me pushkatim. Gjykatėsi e pyeti nėse me tė vėrtetė kishte pagėzuar fėmijė(!) Dom Shtjefni u pėrgjigj: “Po, unė jam prift dhe detyra ime ėshtė tė kremtoj pagėzimin dhe sakramentet e tjera, pėr gjithė ata qė i kėrkojnė”. Pas 7 muajve birucė, nė moshėn 73-vjeēare e ekzekutuan nė njė vend sekret, nė mėnyrė tė fshehtė, aq sa edhe sot nuk dihet varri i tij.
Vatikani vajtoi zyrtarisht
Kur lajmi i ekzekutimit arriti nė Perėndim, Vatikani e vajtoi zyrtarisht atė. Agjencitė e lajmeve italiane, austriake, amerikane, angleze etj, i bėnė jehonė kėtij akti tragjik. Gazetat prestigjioze dhe diaspora shqiptare, kudo nė botė, protestuan fuqishėm ndaj kėsaj barbarie. Pas njė periudhe heshtjeje, qeveria komuniste dhe mediat e saj reaguan. Ata pranuan pushkatimin e Dom Shtjefėn Kurtit, por e prezantuan si sabotator dhe e cilėsuan protestėn e Vatikanit “antikomunizėm patologjik”. Me ardhjen e demokracisė filloi zbardhja e figurave tė ndritura tė kombit dhe nė nderim tė jetės e veprės sė tij, Gurėzi i ngriti lapidar martirit.
Lufta e papajtueshme me idetė komuniste
Arkiv:
...Kėrkesa e Dom Shtjefėn Kurtit pritet me gėzim nga Ipeshkvia e Durrėsit. Jo shumė kohė mė pas vjen pėrgjigja pozitive pėr pranimin e tre meshtarėve dioqezanė nė shėrbim meshtarak. Dom Shtjefni pati fatin e mirė tė fillojė detyrėn e shenjtė nė famullinė e Kurbinit, pikėrisht nė kishėn e Shna Prendes.
Kjo kishė kishte njė histori tė lavdishme, prandaj Dom Shtjefni punoi me pėrkushtim pėr rritjen e lavdisė sė saj. Fakti se nė kėtė kishė, nė vitin 1636 ishte hapur shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i parė kishte qenė meshtari i njohur Mark Skura, e bėnte krenar pėr tė ecur me guxim dhe krenari nė rrugėn e paraardhėsve tė tij. Dimri i vitit 1942 erdhi i egėr. Populli kishte filluar tė zgjohej dhe kishte nisur lėvizjen kundėr pushtuesit. Njėherazi kishin nisur tė pėrhapeshin kudo idetė komuniste, me tė cilat Kisha Katolike ishte nė luftė tė papajtueshme. Lufta kundėr ideologjisė komuniste diktohej edhe nga orientimet qė i jepeshin asaj nga Selia e Shenjtė. Pikėrisht atė vit, kur kėto ide u pėrhapėn se tepėrmi, kleri katolik shqiptar ndėrmori njė fushate tė egėr, duke dalė haptas kundėr “murtajės sė kohės”, siē e kishte quajtur Papa Piu XII. Kundėr komunizmit u pėrfshinė tė gjithė njerėzit e fesė, edhe autoritetet e hierarkisė kishtare, qė kėtė vit ishin njerėzit mė tė shquar tė fesė, ata qė nuk kursenin asgjė pėr lirinė dhe barazinė e kėtij populli.
Se cilėt ishin kėto njerėz tė shquar, antikomunistė tė vendosur, e marrim vesh nga letra nr.24/42, datė 15.01.1942, e Dom Shtjefėn Kurtit, dėrguar agjencisė “Drini”: Zyra Famullitare e Kishės Katolike, Tiranė.
Pra. Nr.24/42 PT. Agjencia Turistike “Drini”, Tiranė 15.01.1942.
Nė pėrgjigje tė shkresės suaj, dt. 14 tė kėtij muaji, kjo Zyrė Famullitare e Tiranės ka nderin me nxitė pėrgjigjen mbi kėrkesėn qė na sillni:
Gjerarkija e naltė katolike nė Shqipni, asht kjo:
1- Imzot Leon Giovanni Battista Nigris, Delegat Apostolik, Shkodėr
2- Imzot Gaspėr Thaēi, Arqipeshkėv Metropolit i Shkodrės
3- Imzot Vinēenc Prennushi O.F.M., Arqipeshkėv i Durrėsit
4- Imzot Luigj Bumēi, ipeshkėv i Lezhės
5- Imzot Bernardin Shllaku O.F.M. ipeshkėv i Pultit-Dukagjin
6- Imzot Frano Gjini, ipeshkvi – abat i Mirditės
7- Imzot Anton Harapi O.F.M., Provincial i franēeskanėve tė Shqipnise.
Me nderime
Famullitari Katolik i Tiranės
Dom Shtjefėn Kurti
..Tiranė, mė 27.III.1946-1-
1- AQSH, Fondi 131, viti 1942, dosja 2, fleta 13.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 07-10-06 nė 23:30
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė